Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Kosovë, qeveria e Isa Mustafës do të përballet me mocion mosbesimi

Me iniciativën e partisë NISMA të Fatmir Limajt, opozita kosovare mblodhi firmat e duhura për një mocion mosbesimi për qeverinë e Isa Mustafës.

Kabineti i dalë nga një marrëveshje paszgjedhore e vitt 2014 mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike, të drejtuar në atë kohë nga Hashim Thaçi pritet të përballet me testin ekstizencial të saj në Kuvendin e Kosovës.

Në listën me 42 firma që u dorëzua sot në Kuvendin e Kosovës, janë dhe emrat e disa deputetëve të PDK-së.

Në kërkesë argumentohet se kjo qeveri duhet të rrëzohet për shkak se ka dështuar në zbatimin e programit qeverisës dhe se koalicioni qeveritar shpesh nuk i ka patur votat për të kaluar ligje të rëndësishme.

Më datë 10 maj mocioni i mosbesimit shkon në Kuvend ku do t’i duhen 61 vota për t’u miratuar.

Edhe kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës ka përfunduar mbledhjen e saj me qëndrimin se mocionin e opozitës do ta diskutojë me partnerin e koalicionit dhe më pas vendimet do të merren në këshillin drejtues.

Përditësuar me 05 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin