Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Konfirmohet dyshimi: Vajzat në shkollë u sëmuren nga tymi i hashashit

Shqetësimet e papritura shëndetësore të katër nxënëseve të Shkollës 9–vjeçare “Jashar Hoxha” në Paskuqan, u kanalizua shumë shpejt në debat politik, duke detyruar edhe organet e rendit dhe shëndetësisë që nga ky presion të ishin të rezervuara në dhënie informacion.

Portalet online kanë mundur që të sigurojë dëshmi nga stafi mjekësor që trajtoi studentet në Repartin e Toksikologjisë në QSUT, gjatë ditës së djeshme, të cilët konfirmojnë se e vërteta është krejt e ndryshme nga ajo që u tha zyrtarisht, pra se vajzat adoleshente ishin helmuar nga agjentë kimikë të shpërndarë pa kujdes në shkollë.

Mësohet se të paktën njëra nga vajzat e mitura ka konfirmuar para mjekëve, se shkaku i përkeqësimit të shëndetit të tyre ishte thithja e tymit të hashashit, e cila iu ishte servirur nga disa djem në moshë më të madhe, që kishin mundur të hynin brenda territorit të shkollës.

Vajza ka rrëfyer gjithashtu se lënda narkotike ishte ndezur në një kuti dhe secila prej tyre kishte thithur nga tymi që dilte prej djegies nën ndikimin e djemve më të mëdhenj në moshë.

Gjatë vizitës që u kanë bërë vajzave, mjekët e Repartit të Toksikologjisë kanë konstatuar gjithashtu edhe shenja në barkun e njërës prej vajzave të mitura, duke bërë që të dyshonin se ato nuk ishin shenja dhune, por të thithura apo kafshime.

“E pyetëm se çfarë kishte ndodhur dhe njëra nga vajzat na tregoi se disa djem i kishin ofruar të thithnin tymin që dilte nga një kuti kartoni. Konstatuam se njëra nga vajzat kishte shenja në trup.

Nuk ishin shenja dhune, por diçka tjetër”, - shpjegon në kushte anonimiteti një nga mjekët që trajtoi dje vajzat në QSUT. Insistimit të "Albeu.com" se nëse mund të na e konfirmonte se

shenjat në trupin e njërës prej vajzave nuk ishin prej dhunës, ai shpjegon se dyshonin se kishim të bënim me shenja të ardhura nga thithje apo kafshime të pjesës së barkut.

Një fakt i tillë është alarmant për sigurinë e fëmijëve në shkolla dhe kontaktet e tyre me persona më të rritur në moshë si rasti në fjalë.

Përditësuar me 07 Tet 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin