Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Koncesioni për Rrugën e Kombit tashmë ka marrë fuqi ligjore.
Marrëveshja me rreth 400 faqe mes qeverisë shqiptare dhe konsorciumit që do të mirëmbajë rrugën është botuar në Fletoren Zyrtare, çka nënkupton se tashmë mbetet vetëm zbatimi konkret i saj.
Një ndër parashikimet kryesore të marrëveshjes është ai i aplikimit të tarifës për të kaluar në këtë rrugë.
Tarifa mesatare është parashikuar 5 euro, megjithatë do të ketë një kategorizim mbi bazën e llojit të mjetit, ku motoçikletat janë ato për të cilat do të paguhet më pak e kamionët e rëndë ato për të cilët do të paguhen më shumë.
Ndërkohë, të përjashtuar nga pagesa e taksës janë vetëm automjetet e forcave policore e ushtarake, si dhe autoambulancat e zjarrfikëset.
Krahas detajimeve teknike lidhur me detyrimet e palëve, marrëveshja parashikon edhe një garanci të përbashkët lidhur me arkëtimet.
Mbi bazën e fluksit të automjeteve, është nxjerrë edhe një mesatare e të ardhurave që mund të garantohen çdo vit për koncesionarin. I referuar studimit të kryer, parashikimet janë që në vitin e parë arkëtimet të jenë rreth 8 milionë euro për të arritur me kalimin e viteve në 14 milionë euro.
Marrëveshja parashikon se në rastet kur fluksi i automjeteve që qarkullon në këtë rrugë nuk arrin të sigurojë këtë nivel të ardhurash, atëhere qeveria shqiptare në cilësinë e autoritetit kontraktor do të duhet të plotësojë me të ardhura të tjera publike deficitin e krijuar.
Në rast të kundërt, kur të ardhurat janë më të larta se parashikimet, atëhere do të jetë koncesionari ai i cili do të arkëtojë diferencën te autoriteti kontraktor. Po ashtu, në bazë të marrëveshjes, shteti shqiptar merr përsipër kompensimin e evazionit, që nënkupton rastet kur shmanget pagesa e taksës së përdorimit të rrugës.
Nga ana tjetër, marrëveshja duket se i jep zgjidhje edhe problematikës së penalizimit të përdoruesve lokalë të rrugës, që janë banorët e zonës. Një nga pikat e saj parashikon që për të paktën 3 vite, koncesionari do të paguajë 120 mijë euro për tre vitet e para me qëllim minimizimin e kostove për banorët.
Tarifat qe do paguaj secili mjet sipas kategorise per te kaluar ne ''Rrugen e Kombit''
Përditësuar me 28 Dhj 2016
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje