Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Wuhani, ku shpërtheu për herë të parë pandemia e koronavirusit, i dha fund izolimit total.
Autoritetet e mbyllën qytetin me 11 milionë banorë në Wuhan në fund të muajit janar, me qëllim që të parandalonin përhapjen e mëtejshme të virusit.
Por masat shtrënguese në Wuhan tashmë janë hequr të gjitha, kjo edhe sepse në kryeqytetin e provincës Hubei raportohen vetëm 3 raste të reja me virus në 21 ditët e fundit.
Me fillimin e lëvizjes së lirë rreth 55 mijë banorë të Wuhanit pritet të largohen me tren nga qyteti vetëm në 24 orët e para, ndërkohë që 10 mijë të tjerë janë larguar me avion. Megjithatë autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve që të mos largohen nga provinca veçse nëse është me të vërtetë e nevojshme.
Përditësuar me 08 Pri 2020
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje