Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Kina, zero vdekje nga Covid-19

Kina ka raportuar zero vdekje të reja nga Covid-19 për herë të parë nga janari, që kur komisioni filloi të publikojë shifrat e tij për vdekje nga Korona Virusi.

Lajmet premtuese erdhën ndërsa Kina kontinentale dhe Hong Kongu forcuan kufizimet për te ardhdurit pas rasteve të importuara dhe asimptomatikëve.

Më shumë se 1,3 milionë njerëz në mbarë botën janë diagnostikuar me Covid-19 dhe ka pasur më shumë se 74,000 vdekje.

Muajin e kaluar, autoritetet filluan të lehtësojnë kufizimet për banorët e Wuhan-it, i cili ka duruar pothuajse tre muaj në një bllokim të jashtëzakonshëm për të frenuar përhapjen e virusit.

Ndërsa shkalla e infeksionit ra, autoritetet i përcaktuan më shumë se 7,000 zona banimi në Wuhan “pa epidemi”, duke lejuar që banorët të dilnin nga shtëpitë e tyre për dy orë në të njëjtën kohë. Kufizimet e udhëtimit ishin planifikuar të hiqeshin të mërkurën, duke lejuar njerëzit me kode të gjelbra shëndetësore të largohen nga qyteti.

Por të hënën, agjencia shtetërore e lajmeve, “Xinhua”, njoftoi që nga ato “zona pa epidemi” ishin përjashtuar 45 zona për shkak të shfaqjes së rasteve asimptomatike, midis arsyeve të tjera të paspecifikuara.

Autoritetet kineze kohët e fundit janë përqendruar në rastet asimptomatike, të cilat deri në këtë muaj nuk ishin përfshirë në raportin e infeksioneve të konfirmuara, pavarësisht se vlerësohej 18-31% e rasteve, sipas mjekut të sëmundjeve infektive me bazë në Shanghai, Zhang Wenhong.

Rastet asimptomatike janë përfshirë vetëm në kriteret që një vendbanim të jetë “pa epidemi” që nga 4 prilli.
Kina ka raportuar mbi 81,740 raste të konfirmuara të Covid-19, përfshirë 3,331 të vdekur, megjithëse ekziston një skepticizëm ndërkombëtar për transparencën e qeverisë me shifrat.

Rastet në Kinën kontinentale kanë rënë që nga muaji mars, por është në mesin e disa vendeve aziatike që përballen me një valë të dytë infeksionesh të sjella nga jashtë. Të hënën, qeveria tha se do të rrisë masat në kufijtë tokësorë, ku numri i rasteve të zbuluara ishte më i mëdha se ato të regjistruara në aeroporte.

Gjithashtu, u njoftua se do të zgjasë me një kohë të pacaktuar ndalimin e të huajve që hyjnë ose kalojnë në vend.
Hong Kong, i cili konsiderohej se kishte sukses të hershëm në parandalimin e epidemisë, ka parë raste më shumë se dyfish në javët e fundit, duke shkaktuar masa të reja të rrepta edhe për banorët.

Shefja ekzekutive, Carrie Lam, tha të martën se pati një rritje dyshifrore në raste çdo ditë, kryesisht mes banorëve të Hong Kongut që ktheheshin nga jashtë.

Lam tha që ajo dëshironte që publiku të ushtronte vetëdisiplinë, por qeveria nuk do të hezitonte të përdorte legjislacionin për të zbatuar masa më të rrepta.

Mes zhvillimeve të tjera të rëndësishme në botë mbi koronavirusin, është rasti i Kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili u pranua në njësinë e kujdesit intensiv (ICU) në spitalin “St Thomas”, pasi u sëmur me Covid-19. Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab, i cili është pasuesi i caktuar i Johnson për detyrën, po drejton përgjigjen pandemike të vendit ndërsa Kryeministri është në spital.

Përditësuar me 07 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin