Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Ja si mund të verifikoni online pagesën e sigurimeve nga punëdhënësi

Nëse keni dyshime që punëdhënësi juaj mund të mos jua paguajë kontributet e sigurimeve ka një zgjidhje të lehtë, pa u detyruar të shkoni tek Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Tatimet, në bashkëpunim me e-Albania mundësojnë mundësojnë në faqen e tyre të internetit të e-Albania verifikimin onlinë të pagesës së sigurimeve për punëmarrësit.

Punëmarrësit në të gjithë vendin mund të verifikojnë online nga kompjuteri nëse pagesa e kontributit të sigurimeve shoqërore është bërë në mënyrë të rregullt nga punëmarrësi.

Shërbimi elektronik “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit” u mundëson qytetarëve të marrin informacion online rreth kontributeve të deklaruara dhe paguara (https://e-albania.al/sherbimi.aspx?kodi=4429). Ky shërbim ofron të dhëna duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2011, sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Për te aksesuar informacionin rreth sigurimeve duhet, dokumenti i identifikimit të përdoruesit, karta identitetit ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania).

Hapat e procedurës

-Regjistrohuni si qytetar në portal

-Zgjidhni shërbimin “Deklarimi dhe pagesa e kontributeve nga punëdhënësit”
-Vendosni datën e fillimit dhe datën e përfundimit të periudhës mbi të cilën dëshironi të informoheni dhe klikoni butonin “Afisho”.

Pas këtyre veprimeve ne ekranin e kompjuterit shfaqen menjëherë të dhënat. Të interesuarit e marrin këtë shërbim pas asnjë pagesë në çdo kohe.

Paga minimale mujore për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, është 22 000 lekë dhe paga maksimale mujore është 97 030 lekë.

Kontributi për Sigurime Shëndetësore në Shqipëri është 3.4 për qind, ndërsa Kontributi për Sigurime Shoqërore është 24.5 për qind. Punëdhënësi paguan 16.7 për qind të kontributeve, ndërsa punëmarrësi paguan 11.2 për qind të kontributeve.

Në vite ka rezultuar se ka kompani, që ndonëse u kanë mbajtur kontributet nga paga punonjësve të tyre, nuk i kanë derdhur ato për llogari të shtetit, duke rezultuar debitorë.

Përditësuar me 18 Jan 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin