Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, do të interpretojë nesër për herë të parë në skenën e Teatrit Kombetar të Beogradit.
Me këtë rast, media serbe po i bën jehonë interpretimit të sopranos shqiptare Inva Mula në teatrin e Operës së Beogradit, ku do të luaj rolin e Mimit në Operan ''La Boheme''
Për të nderuar prezencën e saj, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç është takuar personalisht me sopranon Inva Mula, për t’i uruar asaj mirëseardhjen.
Ky prezantim skenik i artistes së madhe shqiptare Inva Mula në Shtëpinë e Operës së Beogradit vlerësohet të jetë i rëndësishëm, pasi që prej vitit 1945, në këtë skenë nuk është ngjitur ndonjë artist shqiptar.
Gazetat serbe si B92 evidentojnë faktin se sopranoja shqiptare ka një karrierë ndërkombëtare dhe se ka në repertorin e saj rolet më të njohura të operës botërore.
Inva Mula është e ftuar speciale në këtë shfaqje, që realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundmi mes Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe atij serb.
Përditësuar me 24 Maj 2016
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje