Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Infermierët në protestë, Meta viziton Spitalin e Lezhës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me prefektin e Lezhës, Gjok Jaku, ku thekson se është bërë përpjekje për të marrë masat e duhura, për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

“Vlersoj punen dhe angazhimin e prefektit ne kete situate, eshte bere nje pune e mire si mase parandaluese. Duhet te behen perpjekje te medha nga te gjithe institcionet per tejkalimin e situates. Sa i takon masave te marra nga qeveria eshte bere perpjekje e saj dhe e rendesishme te kete fryme me te madhe bashkpunimi mes te gjithe autoriteteve dhe qytetareve”.

Sa i përket shpërblimit të mjekëve të urgjencave rajonale të cilët përfitonin një shpërblim simbolik prej 5 mijë lekësh, Presidenti Meta u shpreh se nuk ka informacion të plotë për këtë situatë, por theksoi se  “mendoj që çdo premtim per ta do te mbahet”.

“Sa i takon shperblimit te mjekeve dua te them se nuk kam informacion te plote per situaten por dua te pershendes mjeke dhe infermiere te lezhes qe vazhdojne te jene ne krye te detyres sepse fale tyre kemi gje dje te stabilizuar ne lezhe dhe mendoj se cdo premtim per ta do te mbahet”.

Ndërsa për emigrantët që kanë mbetur në kufi prej disa ditësh, pasi nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri si pasojë e mbylljes së kufijve, Meta tha se duhet te merren masa per te realizuar karantinimin e tyre dhe apeloi për shmangien e lëvizjes në kete periudhe.

“Sa u takon emigranteve te mbetur ne kufi duhet te merren masa per te realizuar karantinimin e tyre por apelojme qe te evitohet levizja ne kete periudhe por duhet te behet cdo perpjekje per ti ndihmuar ata”.

Infermierë e Lezhës në protestë 

Mengjesin e sotem, infermierët dhe mjekët e Urgjencës në Lezhë kanë bere nje proteste, pasi nuk kane marre shpërblimin që sic thone ata u është premtuar nga kryeminsitri Rama.

Shpërblimi i premtuar nga qeveria për bluzat e bardha në vijën e zjarrit me COVID 19 duket se do të jetë i dedikuar vetëm për spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”.

Urgjencat e spitaleve rajonale kane marre një shpërblim simbolik prej 5 mijë lekësh për ta.

Pas kesaj, personeli i urgjences në Spitalin Rajonal të Lezhës protestuan në shenjë indinjate ndaj kësaj pagese e cila sipas tyre nuk është ajo që ju ishte premtuar.

Bluzat e bardha e kanë refuzuar këtë pagese dhe kanë kërkuar që të shkojë për familjet në nevojë, ndërsa pavarësisht mungeses së vlerimit pemtojnë se angazhimi në luften kunder Covid-19 do të jetë maksimal.

“Refuzojmë këtë shpërblim që ua kalojmë familjeve në nevoje. Ne do të vijojme punen pavarsisht rrezikut” thane ata.

Përditësuar me 07 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin