Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Horror në New York, gjinden 100 trupa të vdekur me COVID-19 në kamionë

Një zbulim i tmerrshëm, i bërë nga policia e New York-ut është raportuar në gazetën New York Times, agjentët do të kishin gjetur rreth 100 trupa, të mbushur në dy furgonë dhe një kamion frigorifer, jashtë selisë së një shtëpie funerali në Brooklyn. Për ditë të tëra, banorët e zonës kishin thirrur autoritetet, duke u ankuar për erën e pakëndshme që vinte nga rruga. Pronari i agjensisë funerale i tha policisë se ai ishte "i detyruar të përdorë kamionë me qira si një depo të përkohshme", duke mbajtur trupat me akull, duke dashur të priste disa javë para se të mund ti varroste pasi ka mungesë në strukturat e varrimit.

Viktimat e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara tejkaluan 60,000.

    Sipas të dhënave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins, vdekjet në lidhje me Covid-19 janë të paktën 60.475, ndërsa rastet e pacientëve të infektuar janë rritur në 1.036.652.

Përditësuar me 30 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin