Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Eurostat: Shqipëria, vendi i dytë më i varfër në Europë

Sipas “Eurostat”-it, Shqipëria është vendi i dytë më i varfër në Europë, me të ardhura për frymë vetëm sa 30 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian.

Në vitin 2015, nivel më të ulët mirëqenieje sesa ky kishte vetëm Bosnja, ku të ardhurat ishin sa 28 për qind e mesatares së BE-së, ndërsa në të gjitha vendet e tjera standardi i jetesës është më i lartë.

Por niveli i ulët i të ardhurave nuk është shqetësimi i vetëm. Kriza ekonomike ka ndaluar përafrimin e mirëqenies së Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Sipas “Eurostat”-it, nëse nga viti 2004 deri në 2010-n të ardhurat për frymë në Shqipëri ndaj mesatares së BE-së u rritën me 10 pikë përqindjeje, pas vitit 2010 ato thuajse kanë ngrirë duke u rritur me vetëm 1%.


Përditësuar me 14 Dhj 2016

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin