Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Durrës, vetëvritet me armën e shërbimit policia 23 vjeçare

Një punonjëse e Policisë së Durrësit është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e saj, në Katund Sukth.

Peranxhela Shahini, 23 vjeç, i dha fund jetës vetëm me një të shtënë pistolete në bark, për arsye ende të panjohura, ndërsa ngjarja përveç familjarëve ka lënë të shokuara edhe koleget e saj.
 
Të kontaktuara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj, koleget e saj janë shfaqur të tronditura dhe mes lotësh treguan se si e njihnin Peranxhelën, që nga viti 2014-të kur edhe u pranua në polici.

Ato sqaruan që Peranxhela, një vajzë brune dhe bukuroshe ishte motra e tretë e familjes me katër vajza, ndërsa e njihnin për vajzë mjaft serioze dhe tejet të përmbajtur, raporton “BalkanWeb”.

Tejet të prekura nga akti i rëndë, ato konfirmuan se e reja nuk kishte probleme psikologjike dhe as sociale, madje në dijeni të tyre nuk kishte as të dashur. “Ishte tip i fortë dhe i ftohtë, gati si çun”,- kanë thënë ato për “BalkanWeb”.

Varrimi i 23-vjeçares pritet të zhvillohet nesër ndërsa koleget thonë se do ta kenë të vështirë t’i japin lamtumirën në këtë formë një vajze shembullore si Peranxhela.

Ngjarja fillimisht u raportua si aksident, por kur dy ambulanca shkuan në vendngjarje në shtratin ku shtrihej Peranxhela ndodhej edhe mjeku i Sukthit, i cili ishte thirrur nga familjarët për t’i dhënë ndihmën e parë 23-vjeçares, ndonëse e gjeti të vdekur.  

Përditësuar me 10 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin