Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Një aksident i rende ka ndodhur kete te diele në unazën e qytetit të Durrësit, ku janë përplasur një “Benz” dhe një “BMW”.
Pesë persona të plagosur të një familjeje, mes të cilëve dy fëmijë të mitur dhe një çift bashkëshortësh në gjendje të rëndë, është bilanci i aksidentit.
Dy makina, një tip “Benz” dhe një tjetër tip “BMW” janë përplasur fort me njëra-tjetrën, e si pasojë janë plagosur të gjithë familjarët që ndodheshin në “Benz”, ndërsa drejtuesi i makinës tjetër, që është një shtetas italian, ka shpëtuar për fat të mirë.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, shkruan “bw”, të plagosurit ishin të gjakosur dhe me shume plagë në momentin që u transportuan nga ambulanca.
Njoftimi i Policise:
Më datë 07.05.2017, rreth orës 17:10, në Unazën Plepa- Shkozet,(në kryqëzim)një mjet tip BMW me targa italiane me drejues shtetasin italian M.D. është përplasur me një mjet tip Benz, me drejtues shtetasin A.S. 31 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë janë dëmtuar 5 persona që udhëtonin në mjetin tip Benz, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A.S. dhe pasagjerët në mjet, bashkëshortja e tij, shtetësia D.S. 26 vjeçe, 2 vajzat e mitura, shtetaset S.S. 1 vjeçe dhe V.S. 5 vjeçe dhe shtetësia H.D. 65 vjeçe, banuese në Mallakastër.
Vajzat e mitura dhe gjyshja e tyre, shtetasia H.D. aktualisht ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve, ndërsa çifti i bashkëshortëve në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Drejtuesi i mjetit tip BMW ndodhet në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Përditësuar me 07 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje