Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Dhuna në Kuvend, nisin arrestimet në Shkup

Me kërkesë të Prokurorisë, Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme nxorri fletë-arreste për 15 persona të përfshirë në incidentin e skajshëm të Parlamentit të enjten.

Individët e shënjestruar janë pjesë e protestuesve që ushtruan dhunë ndaj deputetëve dhe gazetarëve në sallë. Policia është vënë në lëvizje për ndalimin e personave në fjalë dhe marrjen e tyre në pyetje, që do të pasohet nga masa e sigurisë.

Këto janë urdhrat e parë të ministrisë që prej lirimit të 8 shtetasve të ndaluar në ditët pas mbrëmjes së protestave.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, njëkohësisht ish-kryeministër i vendit, Nikolla Gruevski vazhdon të pretendojë se dhunën e provokuan kundërshtarët politikë.

Mjaft analistë mendojnë se Gruevski nuk ka për tu larguar qetësisht nga pushteti dhe se do të vazhdojë të përdorë grupet e dhunshme për të ndjellë frikën e një përshkallëzimi të krizës në vend.

Në Shkup po luhet me zjarrin

“Nacionalistët maqedonas po luajnë me zjarrin”, paralajmëron njeriu që dikur ndihmoi të shmangej zhytja e vendit fqinj në luftë civile.

Pieter Feith ishte përfaqësuesi i NATO-s në negociimin e marrëveshjes së paqes, që i dha fund muajve të tërë përplasjesh të armatosura mes forcave maqedonase të sigurisë dhe guerrilasve shqiptarë në vitin 2001.

Ndërhyrja e tij u konsiderua e vyer asokohe, por pas zhvillimeve të fundit, Feith sheh sërish rrezik. “Mos e dhëntë Zoti, por hapi i ardhshëm që mund të imagjinoj është të rroken armët si në 2001-shin, e nëse kjo ndodh do të gjendemi shumë shpejt në prag të një lufte civile”, ishte komenti i tij për “Reuters”.

Përditësuar me 30 Pri 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin