Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Zyrtari amerikan Yee i cili ka ardhur në një vizitë dyditore në Shqipëri mësohet se u ka vënë në tryezë palëve paketën “McAllister”.
“Panorama” mëson se Yee u ka thënë Bashës dhe Ramës se kanë vetëm 24 orë kohë që të bien dakord për ofertën dhe ta njoftojnë para se ai të largohet.
Kështu, Yee largohet nesër në pasdite nga Shqipëria dhe pret që përgjigjja nga Rama dhe Basha të vijë para nisjes.
Në tavolinë kështu është paketa e parë “McAllister” që parashikon: shtyrjen e zgjedhjeve ; disa ministra teknikë; kreun e KQZ; monitorim të shtuar të zgjedhjeve; zv/kryeministri i opozitës.
Po kështu, në lojë është edhe paketa e ofruar nga Rama në takimin me Nishanin, që përfshin zgjedhje më 18 qershor dhe postin e disa zv/ministrave për opozitën.
Të dyja paketat janë refuzuar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe tani pitet të mësohet se cila do jetë lëvizja e tij e radhës.
Përditësuar me 15 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje