Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Ngërçi politik mes Pozitës dhe Opozitës duket se nuk është i destinuar të zgjidhet edhe me ndërhyrjen e fuqishme të SHBA.
Ne ndryshim me herët e tjera, çuditërisht kësaj here dështimi i negociatace ka ardhur për ''faj'' të kryeministrit Rama.
Ky i fundit duket se ka luajtur bllofin deri në fund, duke u hequr sikur ishte dakort me paketën McAllister, por siç duket kur ka mësuar se PD ka pranuar këtë ofertë është tërhequr.
Sipas burimeve, Rama e ka refuzuar atë që u njoh si ‘Paketa McAllister Plus’, të risjellë në Tiranë nga zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Hoyt Brina Yee me arsyetimin se zgjedhjet nuk shtyhen përtej datës 18 qershor.
Kjo është tërheqja e dytë e Ramës pasi kishte bërë një gjë të tillë gjatë negociatave të thirrura nga Presidenti Nishani.
Në atë rast, Rama pati thënë se me kalimin e një jave oferta kishte rënë dhe kohët kishin ndryshuar, duke bërë një paralele mes politikës dhe shahut.
Nga ana tjetër Basha, sipas burimeve nga koalicioni opozitar, ka rënë dakord në takimin e orës 21 me aleatët për ofertën amerikane të bazuar te Paketa McAllister. Përfshirë edhe votimin e vetingut.
Ky zhvillim e kthen përmbys raportin e forcave në krizën politike në Shqipëri duke etiketuar Kryeministrin dhe qeverinë si përgjegjës për krizën dhe shkaktarë të moszgjidhjes së saj.
ÇFARË PARASHIKON PAKETA MCALLISTER
1. Procesi zgjedhor të shtyhet për në datën 16 korrik.
2. Zëvendësimi i katër ministrave kyç të qeverisë, me persona teknikë të propozuar nga Kryeministri dhe të aprovuar nga opozita.
3. Paketë për zgjedhjen me konsensus të Presidentit të Republikës dhe Avokatit të Popullit.
4. Kalimi i kreut të KQZsë tek opozita, por shumicën në institucion do të vazhdojë ta mbajë maxhoranca.
5. Dakordësimi për një tryezë të rrumbullakët të OSBE-së, pjesëmarrje të OJQve në të gjithë këtë proces.
Përditësuar me 16 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje