Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Dëshpërimi i shqiptarëve në Itali, paguajnë prostitutat rumune për martesë

Format që zgjedhin shqiptarëve për të siguruar letra për të qëndruar në Itali janë nga më të ndryshmet.

Mediat italiane raportojnë sot për një fenomen në rritje në Rimini, atë të martesës me vajzat e trotuareve, kryesisht prostituta rumune.

Këto lloj martesash të rregulluara, sajuara, sa për dokumente, janë të vjetra sa ndoshta edhe vetë bota. Por këtë herë në lojë hyjnë edhe tutorët e vajzave.

Muajt e fundit ka pasur shumë raste kur rumunet që prostituojnë ose shfrytëzohen janë martuar me shqiptarë.

Çmimi i martesës është 4 mijë euro, shifër që duhet të paguajnë shqiptarët e interesuar për te qenë në rregull me dokumentet.

 Pas kësaj, gjithçka ecën si të mos kishte ndodhur, secili vazhdon jetën.

Përditësuar me 07 Mar 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin