Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Covid-19/ Kosova, 65 te infektuar, dy në gjendje kritike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë te shtruar 61 pacientë.

Sipas njoftimit, 47 raste janë me COVID-19, ndërkaq për 10 raste priten rezultatet e mostrave, kurse 4 kanë rezultuar negativ në COVID-19.

Nga këto raste, 41 pacientë janë me gjendje stabile ndërkaq, 4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Dy pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, dhe janë në gjendje kritike”, thuhet në njoftim.

Në Kosovë, deri më tash janë konfirmuar 165 raste me koronavirus, përfshirë këtu edhe 24 pacientët që janë shëruar. Tre persona kanë vdekur.

Nga radhët e komunitetit serb, janë infektuar 33 persona, ndërsa një ka vdekur. Komuniteti serb i raporton rastet e veta në Serbi.

Përditësuar me 07 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin