Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Corona Virusi, ministria e Shëndetësisë shtyn pa afat masat

Ministria e Shëndetësisë ka shtyrë sot afatin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit për një kohë të pacaktuar.

Sipas vendimeve të mëparshme kufizimi ishte deri më datën 3 prill, por sot Ministria e Shëndetësisë ka firmosur në bllok të gjitha vendimet, duke e shtyrë afatin e ndalimit të aktiviteteve deri në afat të papërcaktuar.

Këto vendime prekin ndër të tjera institucionet arsimore, kryerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në QSUT, aktivitetet publike dhe jo publike, baret, restorantet, etj.

Urdhëri 1:  Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë tereza’ dhe spitalin Unibversitar Shefqet Ndroqi deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 2 :Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 3:  Për pezullimin e funksionimit të komisioneve të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuar dhe invaliditetit të punës deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 4:  Për ndërprerjen e ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në të gjithë strukturat spitalore publike dhe jopublike deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 5:  Për mbylljen e bareve, restoranteve dhe lokaleve, fast-food dhe kufizimin e shërbimeve që ofrohen nga strukturat akomoduese që ofrojnë shërbim për klientët deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 6:  Për marrjen e masave të veçanta për poarandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Urdhëri 7: Për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jopublike dhe cerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. /Opinion.al



Përditësuar me 01 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin