Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Në 3 muajt e fundit 22 persona janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, ndërkohë që një pjesë e tyre janë gjetur të mbytur në dete ose në lumenj.
Sipas Policisë së Shtetit ka një rritje të numrit të personave që nuk kanë lënë gjurmë dhe janë në kërkim nga familjarët e tyre. Burimet sqarojnë se në 3 muajt e fundit 14 persona janë zhdukur vetëm në Qarkun e Vlorës.
Pavarësisht kërkimeve, Policia thotë se disa prej këtyre personave janë gjetur të mbytur, ndërkohë që dyshohet se një pjesë e tyre janë larguar jashtë Shqipërisë.
Brenda 1 muaji e gjysmë 5 persona janë gjetur të mbytur, duke filluar nga Vlora, Durrësi, Lushnja dhe Shkodra
Në 27 mars në Bisht-Pallë në Durrës u gjet një burrë rreth 40 vjeç, i cili ishte nxjerrë në tokë nga deti. Policia thotë se burri nuk ka patur shenja dhune dhe dyshohet se është mbytur. Shkaqet mbeten ende mister, shkruan shqiptarja.com
Në 25 mars një adoleshente u gjet e mbytur në Lumin Shkumbin. Ende nuk dihen shkaqet e mbytjes dhe Policia dyshon se 15-vjeçarja mund të jetë vetëvrarë, por nuk përjashtohet mundësia edhe e një vrasje.
Në 15 mars u gjet i mbytur peshkatari Pjetër Frroku në Durrës. Dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në rrjetat e peshkimit, çka i ka sjellë edhe vdekjen.
Në 9 mars në Zvërnec të Vlorës u gjet një kufomë i cili u identifikua nga familjarët dhe ishte Luan Isai, që gjithashtu ishte i mbytur dhe trupi i tij u nxor në tokë nga deti. Arsyet e mbytjes së 31-vjeçarit mbetet mister për Policinë, pasi trupi ishte dekompozuar.
Në 12 shkurt të këtij viti në Shkodër, në fshatin Dragoc, u gjet trupi i një burri rreth 45-vjeç.
Trupi u gjet në një kanal dhe ende nuk është identifikuar. Edhe në këtë rast shkaku i vdekjes mbetet mister.
Përditësuar me 27 Mar 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje