Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Marrëdhëniet tregtare midis Serbisë dhe Shqipërisë kanë marrë hov të ndjeshëm gjatë viteve të fundit.
Kjo rritje u bë më e fortë pas direktivave të Bashkimit Evropian, pasi integrimi rajonal është një hap pararendës për integrimin Evropian të vendeve të Ballkanit.
Megjithatë, pyetja që shtrohet është sa mund të quhet integrim ky bilanc tregtar negativ me Serbinë? Ne eksportojmë në Serbi vetëm 20% të volumit që importojmë.
Kjo në teori varet shumë nga avantazhi konkurrues që kemi ndaj Serbisë në lidhje me burimet e ndryshme dhe nevojat e tregut.
Megjithatë, në praktikë duket se kjo balancë negative është një shenjë e pamohueshme se nuk jemi duke shfrytëzuar potencialin tonë ekonomik, duke u reduktuar në njëfarë mënyre në një vartës të Serbisë.
Çfarë importojmë është akoma më alarmuese. Vetëm Buka (mielli) dhe Dritat (energjia) përfaqësojnë 70% të importeve nga Serbia, sipas burimeve zyrtare.
Thënë ndryshe, jo vetëm që jemi të varur për burimet kryesore të ekzistencës së përditshme, por edhe na mungojnë opsionet për shkak të çmimit që jemi të gatshëm të paguajmë për këto shërbime bazë.
Sot për sot, çmimet që ofron Serbia për miellin dhe energjinë janë më të ulëtat që mund të aksesojmë, çka sjell një rol monopolist të kësaj të fundit në tregun tonë.
Të gjithë i kujtojmë ndodhitë jo shumë të largëta të skandalit që lidhej me cilësinë e miellit që importohej nga Serbia ose me dyfishimin e çmimit të elektricitetit në kohën kur tregu shqiptar ishte në krizë.
E thënë më thjeshtë, kjo varësi kaq e lartë e tregtisë mbi produktet bazë bën që të mos kemi kontroll as mbi çmimin as mbi cilësinë.
Departamenti Amerikan i Bujqësisë deklaron në një raport për Serbinë se Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Bosnja importojnë nivelin më të ulët të miellit serb, pasi gruri më cilësor eksportohet në Spanjë, Zvicër dhe Itali.
Gjithashtu, ky raport thekson se kategorizimi i miellit sipas nivelit të proteinës për konsum njërëzor apo për kafshët është dizenjuar në 2015 dhe ka filluar të implementohet vetëm në vitin 2016.
Çmimet e miellit për konsumatorin sipas cilësisë variojnë nga 140 – 143 dollarë për ton. Tregu i miellit për eksport në Serbi vlerësohet në 500 milionë dollarë.
Megjithatë, për shkak të çmimeve të ulëta si dhe ofertës më të lartë të kërkesës gjatë viteve 2015 dhe 2016, prodhuesit serbë të miellit janë përballur me një sasi stoku të lartë të cilën akoma nuk e kanë shitur dhe e cila si prioritet ka vendet e Ballkanit.
Prandaj nevojitet një kontroll i mirë i mallrave që hyjnë në Shqipëri gjatë këtij viti për t’u siguruar që eksportuesit serbë nuk do të mbushin tregun me mallra të skaduara.
Shqipëria është importuesi i tretë më i madh i miellit serb pas Bosnjës dhe Rumanisë me 10% të totalit të eksportit serb.
Nga ana tjetër, Shqipëria importon 46 milionë dollarë grurë/miell në vit.
Rusia është burimi i kryesor i grurit për Shqipërinë i ndjekur nga Serbia. Për shkak të embargove të ndryshme të imponuara mbi Rusinë gjatë 2 vjetëve të fundit dhe ngadalësimit të shitjeve, çmimi i eksportit të miellit rus ka rënë nga 250 dollarë për ton në 2014, në 200 dollarë për ton në 2015, duke arritur nivelin më të ulët historik në 169 dollarë për ton në 2016, vlerë që sërish mbetet më e lartë se çmimet që ofron Serbia.
Përditësuar me 02 Mar 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje