Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Pas përkeqësimit të gjendjes dhe shtrimit në terapi intensive, kryeministri i Britanisë Boris Johnson i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab që ta zëvendësojë atë në drejtimin e qeverisë, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë britanike.
Kryeministri i Britanisë u shtrua dje në spital, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.
Raab është testuar negativ për koronavirusin, pasi disa ditë më parë kishte shqetësime dhe kollë të vazhdueshme.
Po ashtu raportohet se nëse ndihmësit kryesorë të Johnson, Dominic Cummings dhe Lee Kain do të shfaqnin probleme me shëndetin, Cummings shfaqi gjithashtu simptoma të koronavirus fundjavën e kaluar, ata do të zëvendësohen nga drejtori i fushatës Konservatore Isaac Levido.
Përditësuar me 06 Pri 2020
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje