Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Bora zbardh vendin, bllokohet verilindja

Nderkohe qe pranvera ka nje muaj qe ka ardhur zyrtarisht, natyra duket se nuk i bindet ketij fakti. Si rradhe vitet e fundit moti ne kete sezon te vitit po shfaq luhatje te jashtezakonshme ku pas, celjes se pemve e luleve dhe diteve me diell e temperanturave 20 grade, vjen papritu bora dhe temperaturat nen zezo.

E tille eshte paraqitur sot situata ne Malesine e Shkodrës, Burrelit dhe Kukësit është mbuluar nga dëbora, shoqëruar me erë të fortë stuhie.

Kushtet atmosferike kanë ndikuar në rrjetin elektrik, duke shkaktuar avari, por nga ana tjetër ka vështirësuar punën e brigadave të OSSH për ndërhyrje më të shpejtë.

Megjithatë, masat e marra më herët, në kuadër të emergjencës mjekësore Covid-19, gadishmëria e 2000 punonjësve, me bazë materiale dhe mjete transporti, i dha mundësinë OSHEE të rifuste në punë gjysmën e fiderave të stakuar.

Aktualisht ka një përmirësim të furnizimit në zonat Shkodër, Tropojë, Laç, Tiranë, Fier dhe Vlorë, ndërsa furnizimi me energji elektrike për institucionet e rëndësisë së veçantë vijon normalisht.

Përditësuar me 01 Pri 2020

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bëjnë 1 plus nje? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin