Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Bektashinjtë festojnë Sulltan Novruzin, ditën e Imam Aliut

Besimtarët bektashinj kremtojnë sot ditën e shënuar të Sulltan Novruzit, ditën e lindjes së Imam Aliut dhe ditën që simbolizon ardhjen e pranverës.

Në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, që në orët e para të mëngjesit, kishin mbërritur me qindra besimtarë për të qenë pjesë e festimeve për këtë ditë të shënuar për ta.

Të pranishëm ishin dhe përfaqësues të trupit diplomatik si dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve uroi të gjithë besimtarët për sa më shumë mbarësi në këtë ditë të shenjtë, ndërsa kreu i Kuvendit, Meta theksoi se kjo ditë është një reflektim për më shumë dashuri, qetësi, mirësi dhe respekt për të shkuarën dhe shpresë për të nesërmen.

Në përfundim të të gjithë festimeve, drejtuesit më të lartë të Komunitetit Bektashi, por dhe të pranishmit mbollën lule në kopështin përpara Kryegjyshatës, një ritual i përvitshëm që simbolizon ardhjen e pranverës.

Kush eshte Imam Aliu

Ali bin Ebu Talib (arabisht: علي بن أﺑﻲ طالب) ose Imam Aliu lindi më 17 mars të vitit 599 ose 600 dhe vdiq më 28 shkurt të vitit 661,[1] ishte kushëriri dhe dhëndërri i Muhammedit.

Aliu lindi në qytetin Meka (Arabia Saudite), babai i tij ishte Abu Talib ibn ‘Abd al-Muttalib dhe nëna Fatima bint Asad, por u rrit në shtëpinë e Muhammedit.

Kur Muhammedi deklaroi se ka pranuar shpallje, Aliu atëherë kishte rreth dhjetë vite, besoi në shpalljen dhe pranoi Islamin si fe. Ishte mashkulli i parë që pranoi Islamin.[2]

Aliu emigroi për në Medina pak kohë pas Muhammedit. Atje Muhammedi i tregoi Aliut se Zoti e ka urdhëruar të i jap vajzën Fatimen për grua. Në dhjetë vitet e ardhshme që Muhammedi udhëhoqi myslimanët në Medina, Aliu ishte shumë aktiv në shërbimin e tijë, udhëhoqi në luftëra kundër armiqëve dhe barti porosi dhe urdhëra.

Pas vrasjes së kalifit të tretë Othman Ibn Affan myslimanët në Medina zgjodhën Aliun për kalif.

Ali hartoi një version të plotë të Kuranit, mus'haf, gjashtë muaj pas vdekjes së Muhamedit. Vëllimi është përfunduar dhe realizuar nga deveja për të treguar njerëzve të tjerë të Medinës. Urdhri i këtij mus'haf ndryshonte nga ai i cili është mbledhur më vonë gjatë epokës Uthmanic.

Ky libër u hodh poshtë nga disa njerëz, kur ai tregoi atyre. Pavarësisht nga kjo, Ali bëri asnjë rezistencë kundër mus'haf të standardizuar. / Wikipedia

Përditësuar me 22 Mar 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin