Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Bashës me kongresmenët amerikanë, ja çfarë u diskutua

Përpjekjeve të ndërkombëtarëve që kanë vizituar javët e fundit Shqipërinë për të ndërmjetësuar arritjen e një marrëveshjeje politike mes palëve i është shtuar së fundmi edhe një delegacion anëtarësh i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga Bob Goodlatte.

Takimin e parë në Tiranë kongresmenët amerikanë e zhvilluan me presidentin në detyrë, Bujar Nishani, ku sëbashku biseduan rreth situatës politike në vëndin tonë.

Pas takimit me presidentin Nishani, delegacioni i kongresmenëve amerikanë u drejtua për në selinë e Partisë Demokratike.

Në takim mësohet se ështe diskutuar gjerësisht kriza politike dhe në vecanti interes i madh i eshte kushtuar problemit te drogës dhe krimit me lidhje qeveritare dhe kërcënimi që paraqesin për zgjedhjet, stabiliteitn politik dhe ekonomik të vendit.

Basha ka parashtruar propozimet e opozitës për zgjidhjen e krizës dhe për krijimin e kushteve për zgjedhje të ndershme dhe të lira.

Delegacioni i Kongresit Amerikan shoqërohej nga ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu.

Delegacioni i Kongresit Amerikan përbëhet prej Kryetarit të Komisionit të Ligjeve z. Bob Goodlatte, z. Steve King, z. Dave Trott, z. Matt Gaetz, z. Peter DeFazio, z. David N. Cicilline si dhe prej Ambasadorit të SHBA në Tiranë z. Donald Lu.

Përditësuar me 10 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin