Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
Basha shpall republikën e re: Bëhuni gati për të tretën, të vërtetën!

Me një fjalim të gjatë, nga sheshi i protestës, në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë, të pranishmëve dhe mbarë shqiptarëve kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua me mesazhe te fuqishme.

Që në nisje të fjalës, ai theksoi se ky eshte referendumi mbarepopullor per repubiken e re, shpalli mosnjohjen e republikes se vjeter dhe njoftoi vendimin per protesten e radhes, qe e cilesoi ‘te treten te verteten”.

Basha tha prere se zgjedhje pa opoziten nuk ka e nuk do te kete, por do te kete zgjedhje te lira e te ndershme, me nje qeveri teknike qe u garantoje mbare shqiptareve voten e tyre te lire.

Pasi ka përshendetur gjithë protestuesit që iu bashkuan kauzës së madhe të opozitës, Basha ka theksuar se kjo nuk është thjesht një protestë.

“Kurrë më parë nuk ka mbledhur Shqipëria kaq shumë shqiptarë në një vend të vetëm si sot. Kurrë më parë, nuk ka bekuar drita e perëndisë, një bashkim kaq të madh zemrash dhe vullnetesh si sot, ky është referendumi i shqiptarëve për republikën e re”- tha Basha.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Ju shoh e ju dëgjoj edhe ju atje në fund para heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Sic ju kam dëgjuar 85 ditë e 85 netë me rradhë që nga fillimi i lëvizjes sonë të madhe kombëtare, popullore e qytetare në bashkimin e 18 shkurtit. Sot jeni 3 herë më shumë, mbi 600 mijë shqiptarë në këtë shesh dhe miliona të tjerë në këtë referendum historik.

U bashkuan në këtë shesh për 85 ditë shqiptarë nga e gjithë Shqipëria, intelektualë, profesorë, artistë, gjimnazistë, punëdhënës e punëmarrës, dhe miq nga e gjithë bota që na qëndruan dhe na qëndrojnë në krahë në betejën tonë të pakthyeshme për betejën për demokraci të vërtetë.

Ajo që nisi si rruga e bashkimit, i vetmi shteg ku miliona shqiptarë të shqypur, të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, e të shpunësuar, ajo që nisi si shtegu i vetëm përpos dëshpërimit që kish kapluar të madh e të vogël, gegë e toskë, demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, për shkak të qeverisjes dhe shtetit të dështuar e kriminal, që iu shkatërroi ekonominë, ju vrau vendet epunës, për rrugën e vetme të daljes nga gjendja e mjerë u kthye në motorin më të fuqishëm të shpresës që vrau frikën anembanë vendit, ngjalli kurajën në zemrat e cdo shqiptari….Për ta përmbysur republikën e vjetër dhe për të ngritur së bashku të renë, të vetmen republikë të qytetarëve shqiptarë.

Nuk e ka parë ballkani, Evropa, bota, ky nuk është thjesht dhe vetëm bashkimi kundër keqqeverisjes, marshimi kundër të keqes, kjo është shpallja e shpresës dhe besimit te vetja juaj, familjarët juaj dhe së bashku te Shqipëria jonë.

Këtu keni ardhur, ripërtërtja e besimit të cdo shqiptari te vetja, familja, dhe njëri-tjetri, nuk ka njeri në tokë të na marrë këtë besim, shpresa dhe vendimi për Repubikën e re.

Falë bashkimit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do të jetë më si më parë. Republika e vjetër sot shpallet objekt i arkivit të muzeut historik kombëtar, ne shqiptarët e bashkuar nuk e njohim e nuk do të njohim më republikën e vjetër të krimit dhe drogës.

Tani republika e vjetër bëhet gati për vjedhjen më të madhe, të zgjedhjeve të ardhshme që shqptarët të mos kenë Kuvend nga vota e tyre, por të diktuar nga krimi. Jemi bashkuar për ti thënë ndal këtij projekti, zgjedhje pa opozitën nuk ka e nuk do të ketë, zgjedhje me krimin dhe drogën nuk ka e nuk do të ketë, do të ketë vetëm zgjedhje të lira me qeveri teknike që nxjerr jashtë kriminelët, lufton drogën dhe u kthen shqiptarëve besimin dhe garancinë te vota e tyre e lirë.

Sot jemi 15 herë më shumë se dje e nesër do të jemi edhe më shumë. PD që ju e lindët për kauzën e madhe të pluralizmit bëhet cdo ditë më e fortë dhe më e madhe duke luftuar me ju e për ju për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Askush nuk dobësohet nga lufta për kauzën e drejtë, i bën lëvizjet e pamposhtshme dhe bashkimin tonë të pathyeshëm.

Beteja jonë bëhet për vlerat që ndërtuan Evropën dhe Amerikën, në asnjë vend të Evropës nuk luftohet më fort për Evropën se në këtë shesh të lirisë, qendresës.

I vetmi vendim që e con vendin në Evropë, që kthen fatet në duart tuaja, për t’i thënë njëherë e përgjithmonë lamtumirë republikës së vjetër, ne jemi këtu që përmes republikës së re t’u kthejmë shqiptarëve atë që është e shqiptarëve, t’u japim 650 mijë pensionistëve të drejtën që në krye të 4 viteve të para pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj.

Të gjithë këto janë të mundura dhe të rezlizueshme nëse kuçedra e republikës së vjetër largohet nga burimi i pasurive dhe parave të shqiptarëve, nëse e presim lidhjen mes krimit dhe politikës, asgjë nuk ndryshon, keq e më keq do bëhet nëse ia lejojmë krimit dhe drogës të vendosë në vend të shqiptarëve përmes zgjedhjeve farsë të diktuara nga krimi dhe droga, asgjë nuk do të jetë si më parë nëse ne së bashku marrim fatin tonë në duart tona.

Republika e re nuk është e politikanëve, në repubikën e re me kushtetutë dhe ligj anëtarët e parlamentit do të zgjidhen vetëm si produkt i vullnetit tuaj, do jenë avokatët tuaj para qeverisë.

Që kjo të ndodhë duhet të kemi zgjedhje të lira e të ndershme, ku cdo shqiptar të shprehë vullnetin e vet i pakërcënuar, shitur, blerë, nga krimi, droga, apo pushtetarët.
Nuk mund të ketë zgjedhje moniste në vend, koha e monizmit shkoi njehërë e përgjithmonë, ne as do lejojmë as pranojmë kurrë rikthimin e monizmit dhe zgjedhjet pa opozitën t’i harrojë republika e vjetër dhe çdokush që qëndron pas saj.

A ka forcë më të madhe në këtë Shqipëri se ky bashkim? A ka forcë më të madhe se kjo qëndresë? Vëllezër e motra të majtë që nuk jeni sot këtu, dhe ju vëllezër e motra të policisë së shtetit që ju përshëndes përzemërsisht, asnjë frikë s’duhet të ketë askush. Forca jonë që ditën e parë nuk ka qenë dhuna, forca jonë që ditën e parë s’ka qenë forca, forca jonë, celësi i artë i derës së historisë që hapim sot është bashkimi ynë, është qëndresa juaj.

Ju ftova të vini me gëzim e paqe në zemrat tuaja dhe më duket se kështu keni ardhur. Mbi supet tuaja, të miat dhe cdo shqiptari të ndershëm peshon pesha e përgjegjësisë dhe historisë që marrim përsipër sot në këtë shesh, në zemrat tona dhe miliona shqiptarëve drita e shpresës e ka mposhtur errësirën e frikës apo jo? Ju jeni gati të hedhim hapin drejt të ardhmes që na pret?

Ju jeni gati të marrim së bashku vendimin e madh? Jam gati ta mbaj premtimin para jush së bashku për t’ju cuar deri në fitoren totale, dita e bardhë e Shqipërisë po afron, unë e dija se kjo ditë do vinte ishte thjesht dhe vetëm cështje kohe, cështje kohe sa shqiptaret të rizbulonin kreshnikun dhe kreshniken brenda vetes së tyre, fisnkiërinë e mencme, qytetarinë evropiane, dhe ja ku ka ardhur kjo ditë e bekuar. Le ta shpallim sot njëzëri republikën e re. E vjetra po mundet, por që beteja jonë do përmbyllet me fitoren totale ajo është akoma në dorën tuaj dhe unë kam një pyetje për ju.

Nuk do ju kërkoj asnjë sakrificë tjetër ju lus që gëzimin dhe paqen ta merrni me vete në fund të këtij referendumi popullor dhe ta shpërndani lajmin e mirë në cdo fshat dhe qytet, po pyetja ime është kjo, a jeni gati të qendrojmë të bashkuar e të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh deri sa republika e re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhjet e lira dhe të ndershme që po vijnë? A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë?

Ju kërkoj vetëm qëndresë dhe bashkim dhe zoti do ju bekojë dhe do na bekojë.

Ne jemi gati për të tretën të vërtetën, Marshimin final. Atyre kundërshtarëve të paktë urojmë të hapë Zoti sytë dhe veshët. Ti thërrasin mendjes dhe ti hapin rrugë mes dialogut, e të zotohemi se kjo që themeluam këtu, pasuria jonë e përbashkët, vendimi juaj i madh, shpresa e cdo shqiptari, republika e re nuk do të ndalet, nuk thyhet, por do të marshojë me fitore totale.

Tani, shkoni nëpër shtëpitë tuaja në Tiranë, nëpër shtëpitë tuaja në rrethe kudo nga keni ardhur dhe i njoftoni të tjerët me vendimin e marrë.
 
Mediat e huaja pasqyronë protestën

Pas protestës së opozitës në drejtimin e kryedemokratit Basha, raportojnë edhe mediat e huaja.

Sipas ABC News dhe Washigton Post, mijëra shqiptarë iu bashkuan protestës që kulmoi në mesditë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’”në Tiranë.

“Opozita e Shqipërisë nisi të shtunën një protestë kombëtare duke kërkuar qeveri teknike qe do te garantoje zgjedhjet e lira e te ndershme ne vend”- shkruajne mediar e huaja.

Disa mijëra protestues mbushen sheshin kryesore, bulevardin “Deshmoret e Kombit” dhe pjesen perpara zyres se kryeministrit Rama.

Pjesa perpara kryeministrise ruhej nga qindra police, kurse shume rruge jane bllokuar perkohesisht.

Mediat e huaja ndalen edhe ne paraqitjen e vecante te Bashes, qe ne nisje te protestes, shoqeruar nga gruaja dhe dy vajzat, e me pas edhe ne mesazhet qe dha me fjalen e tij.


Përditësuar me 13 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus dy? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin