Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Anulimi i zgjedhjeve në Kavajë përmes tërheqjes së kandidatit të PS nga kryeministri Rama është përshëndetur nga të gjithë aktorët politikë, përfshirë presidentin Nishani dhe Ambasadën Amerikane.
Por në kampin e opozitës tërheqja e Ramës është cilësuar si fitore domethënëse për kauzën e tyre për një ''Republikë të Re'' dhe zgjedhje të lira.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pasi u rikthye në çadrën e lirisë pas lajmit, tha se kryeministri dështoi të instalonte monizmin sërish.
“Dështoi plani i Ramës për të rikthyer monizmin në vendin ku nisi rrëzimi i diktaturës. Dua të falënderojë nga zemra ata qindra mijëra demokratë luftëtarë të lirisë. Të cilët me qëndresën e tyre u bënë një barrierë e pakapërcyeshme për planet ogurzeza të mafies dhe krimit. Kjo ishte fitorja e parë e Republikës së Re”, - u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Ndërkohë pranë Lulzim Bashës bëjnë të ditur se protesta e opozitës me 7 maj në Kavajë do të zhvillohet edhe pse Rama u tërhoq nga zgjedhjet.
Basha njoftoi gjithashtu e javën e ardhshme do të ketë një protestë të madhe në Tiranë dhe më pas ato do të shtrihen edhe në rrethe.
Përditësuar me 05 Maj 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje