Ndahet nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo
Është ndarë nga jeta arkitekti i njohur Maks Velo i cili ishte i shtruar prej disa ditësh në...
Lajme
|
|
Nga Adam Ereli, ish-Ambasador i SHBA në Bahrein, tashmë zëdhënës në Departamentin e Shtetit.
Një hetim i kohëve të fundit i filluar nga zyra e prokurorisë në qytetin e Durrësit në Shqipëri tregoi se kufijtë e BE-së mund të mos jenë aq të sigurta sa mendojmë.
Sipas raporteve të lajmeve italiane, gjatë vitit të kaluar mijëra kontejnerë të mbeturinave u eksportuan nga porti Gioa-Tauro i Italisë me destinacion Maqedoninë.
Nga 2600 kontejnerët që u larguan, vetëm 1132 kanë mbërritur në Maqedoni. Gjatë tranzitit nëpërmjet Shqipërisë, 1468 kontenierë u varrosën në 5 qytete: Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Dibër.
Muajin e kaluar, CNN Greqi përmendi burime që pretendonin, se "1.300 kontenierë me mbetje të rrezikshme që vijnë nga Italia hynë në territorin shqiptar dhe që atëherë vendndodhja e tyre është e panjohur".
Ndërsa sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër viteve të autokracisë, korrupsionit dhe premtimeve të thyera nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.
Z. Rama bëri fushatë për ta bërë vendin e tij miqësor ndaj mjedisit dhe tha se Shqipëria kurrë nuk do të bëhej një depo e mbeturinave evropiane. Megjithatë, në shtator 2016, qeveria e tij votoi për të miratuar një ligj në parlament për importimin dhe riciklimin e mbeturinave nga vendet perëndimore. Nën udhëheqjen e tij, Këshilli i Ministrave në vitin 2016 lejonte kalimin e mbetjeve të rrezikshme nëpërmjet Shqipërisë.
Përtej dëmit mjedisor që ai ka krijuar, Kryeministri Rama tani kryeson një ndërmarrje kriminale që e ka transformuar Shqipërinë në një qendër për trafikimin e drogës dhe krimit të organizuar evropian.
Sipas kryeprokurorit italian kundër mafias, Franko Roberti, Shqipëria ka zgjeruar shumë prodhimin e marihuanës dhe niveli i bashkëpunimit midis krimit të organizuar shqiptar dhe mafies italiane po rritet.
"Politikanët, gjykatat dhe policia po korruptohen nga paratë e drogës në Itali dhe Shqipëri", pohoi Roberti. Ambasadori Brendt Borchardt, i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në Tiranë, paralajmëroi së fundmi se 2 miliardë euro në paratë e drogës po pastrohen nëpërmjet ekonomisë shqiptare dhe se tregtarët e drogës janë duke kërkuar për të zgjedhur politikanët e tyre.
Shpërthimi i prodhimit të drogës dhe korrupsionit nuk do të ishte e mundur pa përfshirjen e qeverisë së tanishme shqiptare. Bosët e krimit të organizuar janë liruar nga burgu nën vëzhgimin e Kryeministrit Rama.
Opozita pretendon se Kryeministri Rama mbështet kriminelët e njohur në zgjedhjet për kryebashkiakë dhe po bën marrëveshje me gjykatësit e korruptuar.
Parlamenti i Shqipërisë duhej të kalonte një ligj të dekriminalizimit, i përshtatur posaçërisht për të hequr kriminelët famëkeq që PS kishte vendosur në parlament dhe si kryebashkiakë.
Shtoni në “këtë koktej” edhe korrupsionin dhe krimin dhe një fluks të refugjatëve që kërcënojnë të destabilizojnë jo vetëm Shqipërinë, por Ballkanin dhe më gjerë.
Shpërthimit të kësaj përzierje toksike i shtohet edhe Rusia agresive dhe oportuniste, e cila po përdor burimet e saj politike, ekonomike dhe të inteligjencës për të minuar ekonomitë e hapura dhe demokratike të tregut duke futur një pykë midis dhe mes aleatëve të orientuar nga Perëndimi.
Për shembull sipas “Fox”, Kryeministri Rama ka pasur bisedime me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç për një treg të përbashkët ekonomik mes këtyre vendeve fqinje.
Kancelarja gjermane Angela Merkel pati mundësi që disa javë më parë t’i bënte presion Presidentit Donald Trump mbi rrezikun e paraqitur nga kjo stuhi e përsosur e një "tërësie gjerash” mbi vendet e lira të Evropës dhe Luftës pas Luftës së Ftohtë, Refugjatët, krimin e organizuar, politikanët e korruptuar dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Ujqërit janë pranë saj - dhe derës sonë - dhe ne duhet të paraqesim një front të bashkuar për t'i goditur ata. Veprimi i bashkërenduar nga SHBA-ja, OSBE-ja, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shoqëria civile është e nevojshme për të luftuar minimin sistematik të institucioneve demokratike, siç është simbolizuar nga kriza e vazhdueshme shoqërore dhe politike e Shqipërisë.
Diçka duhet bërë përpara se situata të bëhet edhe më e keqe.
Përditësuar me 20 Pri 2017
Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje