Llogaria ime
Veriu Portal
Lajme
9 Maji/ Rusia dhe...Serbia kujtojne fitoren mbi Nazizmin

Nente Maji nuk eshte nje date do si do per te shkuaren e Europes.

Perveç se njihet si dita e "Kontinentit te Vjeter", 9 maji eshte edhe data e fitores mbi Nazi-Fashizmin.

Kjo date e cila shenon aktin e kapitullimit te Gjermanise ne Luften e Dyte Boterore perkujtohet çdo vit me krenari nga Rusia, trupat e se ciles (Ish BRSS) detyruan komanden Naziste te nenshkruanin kapitullimin ne Berlin ne vitin 1945.

Edhe kete here, Rusia nuk ka nguruar te festoje kete date e cila me se shumti shfrytezohet nga udheheqja Ruse per t'i treguar botes muskujt e saj ne aspektin ushtarak.

Tanket, raketat balistike ndërkontinentale e formacionet ushtarake model ishin pjesë e kremtimeve të 72-vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, festa më e rëndësishme laike e vendit.

Vladimir Putin vështronte nga tribuna në krah të disa veteranëve dhe homologut moldav, Igor Dodon, i pari udhëheqës i Moldavisë që merr pjesë në këtë ngjarje prej 15 vitesh.

Edhe pse organizatorët ishin përpjekur të jepnin maksimumin, moti i ftohtë e i vrenjtur i Moskës i detyroi ta anulonin spektaklin ajror që pason zakonisht paradën. Retë e dendura nuk ua lejuan ekipeve akrobatike “Sëift” demonstrimin e performancës së avionëve më të rinj luftarakë të vendit.

Njëri prej momenteve më mbresëlënëse të saj ishte shfaqja e sistemit të ri të mbrojtjes raketore të flotës baltike ruse, si dhe parakalimi i trupave të Arktikut. 46 formacione ushtarake, nga 29 njësi, kanë marshur në sheshin e famshëm të kryeqytetit rus, përfshirë këtu kadetë të instituteve më të larta ushtarake të vendit, shkollës “Suvorov” dhe Akademise Detare “Nakhimov”, ushtarët e distriktit ushtarak perëndimor, pjesëtarë të Gardës Kombëtare, si dhe ata të Shërbimit federal të Sigurisë.

Cudia/ Edhe Serbia feston fitoren mbi Nazizmin (Gjermanine)

Serbia feston ditën e ushtrisë dhe fitoren kundër fashizmit me transportues, pushkë e armë të reja. Një pjesë e këtyre armëve, që kanë për qëllim mbrojtjen, janë prezantuar për herë të parë si prodhim serb.

Krerët e Serbisë e kanë konsideruar vendin e tyre të sigurtë dhe të gatshëm për mbrotje nga çdo rrezik, si shtet që dëshiron të jetë neutral ushtarakisht.

“Kemi ruajtur traditën shkencore dhe kemi shtuar njohuri të reja. Me këtë i kthejmë mbrapsht të gjithë ata, që mendojnë ta cënojnë në çfarëdolloj forme shtetin tonë”, tha Tomislav Nikoliç, President në detyrë i Serbisë.

Analistët thonë se ekziston demonstrimi i forcës në rajon, por prodhimet e industrisë së armatimit kanë qenë traditë në këtë shtet. Por tanimë qëllimi është arritja e tregjeve të reja, e jo një luftë e re.

“Këtu kanë ardhur edhe njerëz nga Afrika dhe Azia, të cilët e shikojnë këtë armatim. Serbia ka interes që këto prodhime të gjejnë blerës dhe kontratat janë shumë më të rëndësishme sesa përdorimi i tyre si fuqi rajonale”, tha Aleksandar Radiç, analist ushtarak.

Serbia ka trashëguar një pjesë të fabrikave për prodhimin e armatimit nga ish-Jugosllavia, që në kohën e komunizmit ishte një fuqi.

Përditësuar me 09 Maj 2017

Mos perdorni komentet per te bere pyetje, mund te mos merrni pergjigje. Shkruaje pyetjen tende tek Pyetje dhe Pergjigje

Sa bejne dy plus 1? (shkruaje me germa rezultatin)
EMRI
Jeni të kënaqur me masat e marra për Koronavirusin