Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Pëllumb Syku

Poezi Nga Pellumb Syku

Recommended Posts

Plot magji.

 

Nen tingujt plot magji

e ritmin e dehur

doren drejt saj shtrij

ne te perkedhelur.

E afroj ngadale,

plot emocion,

energjia si vale

trupin ma pershkon.

Ndjeja zemren te digjej,

provonte te shkapej

e te ngjitej

me zemren qe matej.

Leshohej trupi im

ne vallezim, i lire.

E prekte dashurine

si ndjenje e perterire.

Vrulli i frenuar

shperthente ne shkendija.

Mjaft kishte duruar,

ishin oret e tija.

Ne ata sy si qielli

merrja nisme epshore

dhe guximi erdhi

pa fjalet kohore.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ti, si ngjale.

 

Çdo levizje me vret pa mase,

çdo shikim i syve t'tu

prandaj zemra kerkon te t'flase

kur ti je ketu.

 

Depertojne apo jo keto fjale

nuk e di dhe pse them po,

se shpirti im i qete eshte bere dallge

ne nje det te ngrohte.

 

Ti leviz e rreshqet si ngjale,

syte e tu jane plot hare,

e shikon kete kohe te vrare

si diçka te re.

 

Dora trupin ta mberthen,

te ndaloj vetem nje çast.

Puthja ime te pelqen

ndaj kerkon nje tjeter rast.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Eklipse.

 

(Pikepamje 1).

Hena ziliqare u duk.

Ne mes te dites doli

si perde perpara diellit.

Toka n'terr u humb,

henen inat e mori

dhe ia sterpiku qiellin.

Hakmarrja s'mjaftoi

po rikembon sonte

kur Hena s'rreflekton.

Toka diellin ia mbuloi,

por se dinte ç'donte,

n'terr dhe ajo qendron.

 

(Pikepamje 2).

Hena e perveluar u shfaq

ne mes te dites erdhi

per te deshmuar dashurine.

Me diellin buzesh u kap

pasionin ne te e hedhi.

nje çast vlejti perjetesine.

Edhe toka u dashurua.

Nje nate kur hena heshti

ajo ia shkeputi rreflektimin.

Permes erresires iu afrua

nje puthje buzesh ia ngjeshi

dhe ia dhuroi ameshimin.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Mos pipetij!

 

Hesht tash zemer e mos pipetij,

as mos shkelmo por ne heshtje plas,

derisa heshtja jote e perpelitur te t'vrase

çdo lot e çdo renkime te perpije!

 

Deshperohu si kembana ne ere,

pasi gjithçka pate e gjithçka humbe,

pasi edhe boten do ta mundje,

sikur ti kishe hapur syte nje here!

 

Ah, sa shume te doja e nuk e dija

kur ti e dashur kaltersirash fluturoje.

Atehere si e terbuar me dashuroje,

nderkohe qe me vetveten time dilja.

 

Kurse tani pa syte e tu oqeanik,

i manget ndjehem si buke pa krype

dhe shpresoj si qorri, nje rast te dyte,

ngaqe i vetes time une jam armik.

 

Po kush jam une te pretendoj,

qe e tille te mos jete lamtumira,

qe e tille te mos jete lamtumira,

kur sa askush tjeter e meritoj.

 

Nuk mundem as te dorezohem,

se s'kam fitore po humba ty.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Te me falesh.

 

Ne ato çaste te me falesh

ne ato çaste nuk jam une

por nje tren qe del binaresh

e ta kontrolloj me nuk mund.

 

Ne ato çaste te me falesh

per asgje nuk dua t'ia di

ne te dhemb a shkrihesh fare;

e nese digjesh, jemi dy.

 

Ne ato çaste te me falesh

kur si thupur fort do te t'tund

sikur jeten pastaj t'ma marresh

prap se prap me ty do humb.

 

Jane çaste unike n'turbullire

ndaj s'heq dore, jo, kurrsesi.

Jane si lulja ne shkretetire.

Jane ç'ka jemi dhe une e ti.

 

Ne ato çaste s'kam meshire

kam egoizem ne maksimum

jam altruist nese ke deshire

qe pastaj lehte te t'perkund.

 

Ne ato çaste te me falesh,

si nje cigare po te shkund,

si nje leter kur t'me kallesh

me ler te digjem deri ne fund.

 

Para se te vish matu dy here

se jam dragua qe leshoj zjarr

edhe po s'erdhe do behem ere

do depertoj qe te vi te t'marr.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Emocione flagrante.

 

Perdet sfokuese shpalosen ngadale ne horizont

e merr nje tjeter pamje qetesuese, kjo krahine

qe perzien ngjyra joshese nga njeri e tjetri front

deri ne ekstremin e imagjinates mbi hijeshine.

 

Bragtis ekzistencen time dhe ndalem te sodis

ato depertime delikate, qe gradualisht perhapen

mbi kete begati natyrore te ngjyer mrekullisht

me emocione flagrante, qe gjoksit s'mi ndahen.

 

Shqisat e mia perhumben ne valle te shfrenuara

e falem me secilen dashuri si per te fundit here,

shtegtoj pastaj plagosur nder strofulla te huaja;

 

mergoj mjerisht lengatash si shpendi kraheprere,

por rrembej nje copez peisazhi dhe e fsheh ne gji

se me eshte i vetmi ngushellim dhe e vetmja fuqi.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Vargu im çalues.

 

E qendis bregdetin e ketij muzgu

me gjurmet e mia, qe prape vetmuese

enden e veniten, si rete mbi horizont,

njera pas tjetres. E behen trishtuese

ato tallaze qe rrotullohen shkumbuese

mbi therrmiat e reres, si çdo sekond,

pa Ty qe vazhdimesine me frymezon.

 

Nje tjeter bregdet shtrihet pertej.

Gjurmet e tua i shprush e njejta vale,

qe perçart percjell ndjenja te trazuara,

me pulhirten dembele qe dal-ngadale

mesyn drejt diellit qe avis mes duarve.

E palos distancen, se kam shume mall,

te di, se ku mrizon zemra ime e ndare.

 

Ketu ne skaj te vargut tim çalues,

ky qiell nuk flet por vetem tkurret

ne bluhin e vet, e behet me i thelle

tek me len ne medyshjen e zeze.

 

Ah qiell, po me gllaberon zjarrin

qe me ndezi madherishem.

Ah muzg, po ma çakerdis fatin

me lojrat e tua

krejt te pa-hijshme,

per nje viktime si mua,

viktime dashurie.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Fragmente alegorike!

 

Mbylle deren pas teje kur te dalesh,

flake çelesin sa me larg te mundesh!

Me ler vetem ne k’te bote te marresh,

po ashtu si erdhe, ashtu te zhdukesh!

 

Kur te dalesh perplase deren pas teje,

e merrmi pjeset e grimcuara te zemres,

flaki tutje dhe ato, sa me larg prej meje

e sa me larg nga syte mizor te endrres!

 

Te lutem, te lutem veç deren mbylle,

akullnaja e ndarjes le te bjere mbi mua,

veç jo më zjarr, se jam bere si qyqe,

jam bere si hije qe purgatorit vuan.

 

Pas teje shkapete deren kur te ikesh!

Sigurohu ta kyçesh mire, se kam frike

nje therrime ndjenje po te mos e fikesh,

do me xhindose si me e mprehta thike!

 

Asnje çast t’mos e kthesh koken prapa

se shikimi im do gllaberonte shprese,

serish, e serish do me pervelonte lava

derisa t’shkrumbohem n’vetmine e zeze!

 

Ik pra tani, o qenie me bukuri djallezore,

nese do ikesh e me ler qe te vuaj i qete,

ose pohoje nese luan ndonje loje foshnjore

pohoje dersa akoma kthim mund te kete.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Herezi.

 

Buzethare rrija larg saj sot,

hiç fatlum, por veç fatzi;

Ta puthja doja e s'mundja dot

ndaj dhe fyeva dreq e zot

dhe mesyva te bej kerdi.

 

Ne altar nuseron tradhetisht.

Perkrah ka nje f'tyr-qyqar,

qe ushqen dogmen mjerisht

e pandeh te zgjedhe me gisht,

duke u bere ai vete zagar.

 

E dashura ime behet kurban

makabrisht me zemren time;

ja pse u ndjeva dhe une tiran

ndaj tash shpall me force qe kam,

rrebelim per keto kremtime.

 

Prind't e saj qofshin mallkuar

qe i shperfillen lutjet tona,

qe sot kumtojne te plotesuar,

k'te herezi te perversuar,

duke vrare dy zemra t'njoma.

 

Çohu pra peshe e mos ngurro,

o shpirti im qe shpirt nuk ke,

e ngjyeje veten me urtesi ngado,

ne pjalme vargjesh pastaj gufò

si magme vullkani, i tille qysh je.

 

Po mallkoj ty siç mallkoj veten,

nga kryqi yt qe me eshte varr;

blasfemisht mallkoj dhe jeten,

mallkoj kete dhe ate tjetren

tash qe n’tempull do hyj te t’marr.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Kosove

 

O moter Kosove, kjo eshte dita jote

thuaja kenges moter, kenges gezimplote!

 

Kerce n’valle te pafundme se kjo eshte dita e bardhe

vallzo me bijte e tu qe sot nga ka’mos kane ardhe!

 

Merr fryme Kosove e ngiji mushkerite e tua

me ajrin qe nder shekuj tiranisht te qe mohuar!

 

Zbathi kembet e fashuara dhe shkele pa droje truadhin tend

shijoje Kosove lirine qe teper vone t’eshte dhene!

 

Qesh e gezo Kosove, me se fundmi me lot gezimi

qesh e gezo o moter se tani mbaroi i padrejti - burgimi!

 

Ngrije zerin tend anembane e deri tek perendite

shpalle pamvaresine e shenjteroje kete dite!

 

Puthi bijte e tu qe nder shekuj te kane nderuar,

perqafoi te gjithe me rralle se jane te permalluar!

 

Kumtoje fene shqiptare, nder breze trasheguar

dhe gjakun e deshmoreve per shqiptari dhuruar!

 

Ngrije flamurin e qendisur me endrra patriotesh

lare e shplare me djerse e gjak bijsh Kastriotesh!

 

Te dua moj moter e gjithmone te kam dashur

nder plaget e mia ke qene plaga me e hapur.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Paskesh qene e thene

 

Paskesh qene e thene:

njeriu mohon vetveten,

shkel fjalen e dhene

dhe perdhose t'verteten.

 

Paskesh qene e thene,

e para, fjala e fundit,

me nje bese te rreme,

me helm lyer plumbit.

 

Paskesh qene e thene:

nga i ligu vjen e liga,

me goditjen me te rende

mbi gjymtyret e mpita.

 

Paskesh qene e thene:

syte kater sa te rrosh

se kopilin n'dere ta lene,

le pastaj, ç'te durosh!

 

Paskesh qene e thene:

jeta eshte e eger;

nis veset me nxene

e do digjesh porsi leter.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...