Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Pëllumb Syku

Poezi Nga Pellumb Syku

Recommended Posts

Hidhuni nje sy nese mundeni dhe jepni mendimin tuaj nese duhet t'i botoj apo jo!

Kam dhe te tjera si keto.

 

 

 

Puthja e amshimit.

 

E embel me qe gjithmone kjo ore e vone

e ky shtrat i truar qe dergjet pa fjale,

ne dhomen me çardak ku veç ora zhurmon,

me tik-taket e saj qe endrren ma vrane.

 

Gjysmezgjuar qendroj i shtrire nen petka,

me terrin rrethuar ne te akullten hapesire

e ky tavan i kalbur nxire nga vdekja,

me josh ne pah e me tremb ne thellesire.

 

Nder kujtime te mia rroboj me vetdije

nen heshtjen perseritese qe çirrjet perpin,

qe shqyejne kabzerrin pastaj hapen si hije

e kollufiten nga nata bashke me shpirtin tim.

 

Puthjen e ameshimit symbyllur shijoj

e mes makthesh gjumi nje buzeqeshje lind,

kur ne çastin e fundit abisesh hulumtoj,

e zgjohem pa peshe e pa dhimbje ne limb.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ate nate.

 

Ate nate mbi qafen tende,

goja ime la shenjat e pasionit.

 

Ate nate ku trupi yt lapidar

dritheronte si heren e pare.

 

Ate nate plot zjarr germova n'ty,

si lumi n'dhe: eger e embel.

 

Ate nate kur deti perplasej ne shkembinj

si zemra jote n'krahrorin tim.

 

Ate nate, nate e embel ate nate.

Ate nate, nate e shkurter ate nate.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ti buzeqesh...

 

Ti buzeqesh

me syte e tu, me buzet e tua si hyjni

e gjithçka çka eshte e imja, s'eshte e imja

kur je ti.

 

...porsi dielli

qe bie bute e ben dashni me floket e tu,

zemra ime ngrihet peshe e kunder saj

kot me luftu.

 

Je si Zoti

qe krijon jete e krijeses se vet i jep dashni,

edhe une; pre e jotja, te shikoj e pa te prek

s'mund te rri.

 

Ti buzeqesh

me syte e tu, me gojen tende si hyjni

e buza ime ne buzen tende, helmin e embel

shpreson ta pije.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Si rrufeprites.

 

Pjedha e trurit eshte gremine

ne nje bote te plogesht te zhuritur,

ku te tokes e qiellit grabitqare rrine,

kaperdimjen e rralles duke pritur.

 

Instikti eshte pikepyetja e rrahur

me frererat e eres, shpregajt e drites,

qe me mban mbi ate dege te kalbur

ne mes te shtrengates, si rrufeprites.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

deri mbreme

 

deri mbreme

ti pushoje ne krahet e mi,

me sy te embel me shikoje

e ndersa qeshje si femi

zemren time roberoje.

 

se vetem mbreme

me the te dua mijera here

tek me puthje plot pasion

tek buzeqeshje;nje pranvere

ish krijuar si mirazh a iluzion

 

vetem sot

zemra ime u dogj si dylli,

si çepur lotet ne faqe.

dyert zoti, perse i mbylli?...

pyes veten e nuk gjej paqe.

 

deri sot

se ndoshta neser ose nje dite

atje me ty do jem dhe une

bardhe,zi, terr a drite

s'prish pune te dua shume.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ja ku jam!

 

Ja ku jam:

arsyeja me shtyn,

instikti me mban.

 

Qendroj ketu mbi ure,

pres eren qe fryn

se nuk ndihem burre.

 

Kam ardhe me nje vendim,

me kohe e kam menduar

e tash nuk gjej guxim.

 

Te vdes nuk meritoj

prandaj i turperuar

do kthehem e do shkoj.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ah, dhimbje mike

 

Ndoshta ngaqe prehja e heshtur

nuk ngjall besim, e lehte peshon

kjo barre, nen kurriz e ngjeshur,

qe, n'vrull rinor po me thermon.

 

Ah, dhimbje mike, fort po me there

ne gjoks, kur nder kujtime te njoma

bie, brengosur e kraheprere

si shpend, qe klithmat len jehona.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Pak vaj ka vendin e vet.

 

Sa me vrasin syte e skuqur

nga lotet e dashurise

qe s'i japin te drejte

as vete perendise.

Ato britma te çirreta

qe perplasen neper shqisa,

shpirtin ma copetojne.

Qerpiket e djegur

nga shija e shthinosur e lotit

nuk arrijne atje ku synojne

por i kaperdin fatkeqi.

Pak vaj ka vendin e vet

por dikujt i dhemb koka.

Pak fjale duhen thene

por çfare thote bota?!

Share this post


Link to post
Share on other sites

Hapu toke e merrme tani!

 

Hapu toke e merrme tani

se zemra ime me s'duron

keso perdhosjesh ballafaqas,

peso peruljesh nderkombetare,

nga keta zagar rrugaça

qe terbim po i japin dheut!

Hapu toke e merrme tani

se krahu im force nuk ka

aq sa duhet per te ndeshkuar

keto egersira qe veç fryhen

nga illnimi im, nga plasja ime

qe me djeg si furr perbrenda!

Hapu toke e merrme tani,

kursemi dhimbjet e turpshme

qe po ndeshi ne keto rruge kurbeti!

Lerma pak fytyre te panjollosur

qe ngjirin tend ta kem me veti!

Hapu toke e merrem tani,

ti le zagart te hane ç'te mmunden

e kur, çka mbetur te jete mbaruar,

njeri-tjetrit do i versulen.

Share this post


Link to post
Share on other sites

O Tome shkruj nje ka nje aman se kshtu nuk ti lexon kush un te paren e te funit lexova te tjerat te po i lexoj kur te munem se i stampova.....hajt ciao e na ndero veriun... :P :P :P

Share this post


Link to post
Share on other sites
Te tjera dite pas lashe.

 

Edhe sot si dje e pardje:

po n'ato gjurme prap shkela,

po ato fytyra prap pashe,

po ato rruge prap preva,

por te tjera dite pas lashe.

 

me vjen keq qe momentalisht nuk i kam lexuar te gjitha poezite, por per ato qe lexova te bej pergezimet dhe urimet e mia,,,

 

p,s te falenderojme qe ne veriun portal poezite i postove falas, por a e ke menduar nese ndonjehere mund te botosh nje liber me poezi????nese po URIME,,

chicca

Share this post


Link to post
Share on other sites

 

çfare ke o det qe ushton pa pushim?

 

çfare ke o det qe ushton pa pushim?

Akoma s'je ngire?!

Pse kundron aq i terbuar

e perjargesh si vampir?

A nuk mund te valevitesh lehte

kur sheh njerez te lire

e te etur per jete?!

Jo,jo.

Ti nuk e din ç'eshte dhimbja as jeta

ndaj dhimbje shkakton e jete ndalon.

Kerkon anembane gjahun e motshem,

kalon çdo kufi

sikur jetet mjerane

jane dhjam ne gushen tende.

Nuk e di:

A nuk ke shpirt,

a nuk te dhemb?

Nuk e di nese fjalet e mia i shoshit

sadopak neper mend?

O det!

Thuame si t'ja bej

qe te zgjoj

ndergjegjen tende te fjetur?

Si t'ia bej

qe t'i flas

qenies tende gjysme te vdekur?

...por:

Nese s'je shurdh,

degjome!

Nese s'je i verber

shikome!

Shume na ke marre,

pak te kerkojme.

Paqe.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Puthme!

 

Puthme fort puthme e mos ndalo,

merrma frymen me ngadale!

Permbi mua embel pranvero,

porsi dielli mbi boren e bardhe!

 

Puthme prap puthme si di ti,

çoma trupin ne ekstaze;

Sikur flladi i veres ne nxehtesi

joshme ti pa thene nje fraze!

 

Puthme ti puthme me mijera here,

qe dhe engjejt t'na kene zili!

Prekmi buzet me buze si floket ne ere,

jepme zjarr ne brendesi!

 

Falmi mua buzet e embla,

falma mua trupin tend!

Dashurine tende shume ma ka enda

le te kallim flake kete vend.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Çasti qe iken.

 

Tretem mes fjaleve te tua, si heshtja,

si heshtja apokaliptike qe me çnjerezon

perpara syçkave magnetik dhe dalton

qe si dallojne ne mua nje qind pranvera,

 

ndaj dhe tretem, alivanosem si ylberi,

ne rrezatimin shporues qe te rrethon.

Me magjeps hiresh kur prelud belbezoj

si humnera vargjesh ndaj une i mjeri,

 

tkurrem, strukem ne kllapine e muzgut

i vetem, pa ty qe gdhend buzeqeshje,

i zymte si qielli gjate seciles rreshje.

 

Jam robi i frikes ne enigmen e burgut,

te zemres sime qe shenon vija ne mur

tek shoh çaste qe ikin,e s'kthehen kurre.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ftojake çapkene.

 

Ftojake çapkene, qe perkedhel hareshem

me trupin tend te njome, me gershetat e tua

flladin e lehte te veres; ate qe te deh vullnetin

e te vjedh dritherimen, ah, ate te emblen.

 

Nje fllad lakmiqar e i joshur nga parfumi yt

perdridhet si gjarper ne belin tend kur ti buzeqesh.

Perdridhet si gjarper ne belin tend e ti i buzeqesh

derisa iken me buzeqeshjen tende ne strajce.

 

Ftojake çapkene, gjithçka qendron mes nesh.

Jemi si dy ishuj, te ndare nga fati mizor.

Ti je ne lulezimin e pare e ngjizur mrekullie.

Je si sorkallja ne valle livadhesh, e pazbutur.

 

Syte e mi nuk i ndahen imazhit tend, gjithsesi,

derisa n'horizont venitesh ngadale porsi muzgu.

E deshiroj afshin tend si femija qumeshtin e gjirit

o ftojake çapkene me buzeqeshjen e bukur si dielli.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

O luftetar.

 

Cila heshte ta shporoi gjoksin o luftetar,

qe s'po te merr te mbyllur plaga?!

...mos dhe ti ne fushe je ndale,

qe mbi fytyre te ka rene nata?!

 

...Azganen e hijshme do kesh takuar,

me ata syte e saj te pazbutur,

qe te shikojne si te dashuruar

e ta kthejne zemern ne nje flutur.

 

Do kete kenduar ndonje kenge zanash

tek te çonte ne te sajen strehe

e ti i mrekulluar e ndiqje arash

pas parfumit qe zinte pre.

 

Do jesh ndjere mbret mbi ate shtrat

ku si thupur trupi i dritheronte,

ku dhimbe e embel prap e prap

si zagushi ishte e nuk lendonte,

 

drejt tek endrrat pastaj perkundur,

ku te ka zaptuar ngrice e acar,

ku je kthyer ne shprese te humbur

ne vreshten e plogesht me toke te thare.

 

Ku ke pare trishtime te shtrydhura,

shpirtra te humbur qe fort bertisnin,

ku pertej dyerve prej nates t'mbyllura

rinin te joshur sikur te prisnin.

 

...edhe une aty u urreva,

prandaj endem si zog shtegtar.

...edhe une aty u ktheva

me plagen ne gjoks, o luftetar.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Shtegu.

 

Shtegu qe rraha plot here

sonte prap po me josh,

tek me rri perballe gashyes,

ne prite,

per betejen e rralles.

Ah, beteje e bardhe beteje

tek ti do bie

bindshem

prap,

e prap do çohem

per te tjera çaste lavdie

e do leshohem,

prap,

plot me afsh,

si mekatar,

si mekatar qe nuk pendohet.

Do rremoj

agimesh

e muzgjesh

derisa

ora embel do vije,

e nese vjen tani

ne kete prag parajse,

ndersa sosem mrekullie

ekzistenca ime merr kuptim

e sidomos shije

duke kundruar yjesh.

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

O hene!

 

O hene e dashur e plot miresi,

ti e ke pare e fort mire e di,

n'ka ndryshuar a ndoshta jo.

N'ka shkretuar mos thuaj po!

...se zemra ime eshte e brishte

e fjala jote keshtu e prishe.

 

O hene e ndritshme e plot meshire

te di per te kam shume deshire,

ndaj hiqma ankthin qe me mberthen,

gezoma shpirtin dhe pse m'genjen!

 

O hene e motshme e rinuar

shpirtin tim ta jap ne duar,

veç nje here peshe t'me marresh,

syve t'mi drite t'u falesh!

...sa te shoh t'bukuren e fjetur,

sa te ngij zemren e etur,

se kam kohe qe larg saj vuaj

aq sa ndoshta t'me thrrase "i huaj".

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...