Ina_84 5 Report post Posted May 8, 2007 DRITERO AGOLLI, Kur te jesh merzitur shume Ketu s'do jem,do jem larguar ne toke i tretur si te tjeret ne kafenene e preferuar nuk do me shohin kamerieret. Dhe neper udhe ku kam ecur s'do ndihet kolla ime e thate mbi varrin tim do rri i heshtur nje qeparis si murg i ngrate. Ti do trishtohesh atehere se s'do me kesh ne dhome gjalle dhe kur mbi xham te fryeje ere do qash me eren dalengadale, Por kur te jesh merzitur shume ne raft te librave kerkome atje do jem i fshehur une ne ndonje fjale a ndonje shkronje Mjafton qe librin pak ta heqesh e une do zbres do vij pas teje dhe ti si dikur me mall do qeshesh si nje blerim pas nje rrekeje. Quote Share this post Link to post Share on other sites
xhovan_bushiqi 1 Report post Posted May 9, 2007 s di :P :P :P :P :P :P Quote Share this post Link to post Share on other sites
Ina_84 5 Report post Posted May 21, 2007 Marre nga libri''Vepra te zgjedhura''---------------Naim Frasheri Mirèsia, Dituritè, Njerèzia, Urtèsitè Na nderojnè; Ligèsitè E padija, Djallèzitè, Babèzia Na helmojnè. Njeriu q'èsht' i lik, I posht',i ndyrè, I dèmçim,armik Posi mynxyrè, éshtè i peshtirè, Nuk èsht' i mirè. Vetèm ajy èsht' i mjerè, Qe s'ka njerezin' e nderè. E mira tè lartèson, E liga tè turpèron. Njeriu as fare poshtè, Nukè duhet tè bjerè, As te mbahet i rèndè E kokene ta ngrerè. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted May 21, 2007 Të Bijtë e Shekullit të Ri Na të birtë e shekullit të ri, që plakun e lamë në "shejtnin" e tij e çuem grushtin për me luftue ndër lufta të reja dhe me fitue... Na të birtë e shekullit të ri, filizat e një toke së rimun me lot, ku djersë e ballit u dikonte kot se dheu ynë qe kafshatë e huej dhe në marrzi duhej shum shtrejtë t'u paguhej. Na të birtë e shekullit të ri, vllazën të lindun e të rritun në zi, kur tinglloi çast' i ynë i mbramë edhe fatlumë ditëm me thanë : S'duem me humbë në lojë të përgjaktë të historis njerzore, jo! jo! s'i duem humbjet prore duem ngadhnim! ngadhnim, ndërgjegje dhe mendimi të lirë! S'duem, për hir të kalbsinave të vjetra, që kërkojnë "shejtnim", të zhytemi prap në pellgun e mjerimit që të vajtojmë prap kangën e trishtimit, kangën monotone, pa shpirt, të sklavnis të jem' një thumb i ngulun ndër trutë e njerzis. Na të birtë e shekullit të ri, me hovin ton e të ndezun peshë, ndër lufta të reja kemi m'u ndeshë dhe për fitore kem' me ra fli. nga migjeni. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Ina_84 5 Report post Posted May 25, 2007 Mbaj mend qe kete poezine e Migjenit e kishim per ta mesuar ne provimet e matures.................... Quote Share this post Link to post Share on other sites
breshka 3 Report post Posted May 28, 2007 Fshati im Anton Zako Cajupi Maletë me gurë, fushat me bar shumë, aratë me grurë, më tutje një lumë. Fshati për karshi me kish' e me varre, rrotull ca shtëpi të vogëla fare. Ujëtë të ftohtë, era pun' e madhe, bilbili ia thotë, gratë si sorrkadhe. Burrat nën hie, lozin, kuvendojnë, pika që s'u bie, se nga gratë rrojnë! Gratë venë nd'arë, dhe në vreshta gratë, gruaja korr barë, punon dit' e natë. Gratë në të shirë, në të vjela gratë, ikinë pa gdhirë, kthenenë me natë. Gruaja për burr që digjetë në diell, punon e s'rri kurrë as ditën e diel. 0 moj shqipëtarkë, që vet' e nget qetë, edhe drek' e darkë kthehesh e bën vetë; Moj e mjera grua, ç'e do burrë zinë që ftohet në krua dhe ti mban shtëpinë!. Quote Share this post Link to post Share on other sites
breshka 3 Report post Posted May 28, 2007 Lamtumire At Gjergj Fishta Lamtumire vendet e mia qe po zhdukeni dalngadale gjemon deti ushton stuhia tundet varka vale mbi vale Kaloj diellin tuj u flakrue andej fill un tash u treta lamtumire atdhe i bekue lamtumire per sate jet jeta Lamtumire o buka n'voter lamtumire shtepite e shkreta lamtumire ti nane e moter lamtumire per sate jet jeta Neser heret kur mbi ne rrezja e diellit ka me ra kush e din sa uje e dhe mu prej tejet kan me m'nda O ju bjeshket e Shqiptarise ku ma mire shndrit dielli e hana ku asht logu i bukurise e ku rriten djem si zana O ju kurre s'kam me u harrue ka te shkoj un ne c'do vend dersa t'kem fryme me jetue un gjithmone kam me u permend! Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted September 7, 2007 Mengjes (Jacques Prevert) Kafene fillimisht hodhi Ne filxhan Pastaj qumeshtin hodhi Mbi kafe Me pas hodhi sheqerin Ne kafene me qumesht Me lugen e vogel E perzjeu E piu kafene me qumesht Dhe mbi tryeze filxhanin e vendosi Pa me folur Ndezi nje cigare Dhe rrathe krijoi Me tymin e saj E leshoi hirin ne tavell Pa me folur Pa me veshtruar U ngrit Kapelen ngjeshi ne koke Dhe pardesyne dimerore veshi Se binte shi atehere Dhe iku Nen shi Nje fjale pa me thene Nje shikim pa me hedhur E une mbeshteta koken ne duar Dhe qava Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted September 10, 2007 GJERGJ FISHTAGJUHA SHQIPE ... ******************* Porsi kanga e zogut t'verës, q* vallzon n'blerim të prillit; porsi i ambli flladi i erës, q* lmon gjit e drandofillit; porsi vala e bregut t'detit, porsi gjâma e rrfčs zhgjetare, porsi ushtima e nji tërmetit, ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare. Ah! po; â' e ambël fjala e sajë, porsi gjumi m'nji kërthi, porsi drita plot uzdajë, porsi gazi i pamashtri; edhč ndihet tue kumbue; porsi fleta e Kerubinit, ka'i bien qiellvet tue flutrue n't'zjarrtat valle t'amëshimit. Pra, mallkue njai bir Shqyptari, q* këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i Pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; q* n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lčn mbas dore. Në gjuhë shqype nanat tona q* prej djepit na kanë thânun, se asht një Zot, q* do ta dona; njatë, q* jetën na ka dhânun; edhe shqyp na thanë se Zoti për shqyptarë Shqypninë e fali, se sa t'enden stina e moti, do ta gzojn kta djalë mbas djali. Shqyp na vete, po pik' mâ para, n'agim t'jetës kur kemi shkue, tue ndjekë flutra nëpër ara, shqyp mâ s'pari kemi kndue: kemi kndue, po armët besnike, q* flakue kanë n'dorë t'shqyptarëvet, kah kanë dekë kta për dhč të't'Parvet. Në këtë gjuhë edhe njai Leka, q*'i rruzllim mbretnin s'i a, xűni, në këtë gjuhë edhe Kastriota u pat folë njatyne ushtrive, q* sa t'drisë e diellit rrota, kanë me kęnë ndera e trimnive. Pra, shqyptarë çdo fčs q* t'jini, gegë e toskë, malci e qyteta, gjuhën t'uej kurr mos ta lini, mos ta lini sa t'jetë jeta, por për tę gjithmonë punoni; pse, sa t'mbani gjuhën t'uej, fisi juej, vendi e zakoni kanë me u mbajtë larg kambës s'huej, Nper gjuhë shqype bota mbarë ka me ju njohtë se ç'fis ju kini, ka me ju njohtë për shqyptarë; trimi n'za, sikurse jini. Prandaj, pra, n'e doni fisin, mali, bregu edhe Malcija prej njaj goje sod t'brohrisim: Me gjuhë t'veten rrnoftë Shqypnia! Quote Share this post Link to post Share on other sites
bili 0 Report post Posted September 10, 2007 AT GJERGJ FISHTA SHQYPNIA .. **************. Edhč hâna do t' a dije, Edhč dielli do t' két pá, Se për qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Fusha t' gjâna e kodra t' blera, Zijes s' mnershme larg kű âsht droja, Me gaz t' vet ktű i veshë Prendvera, Si t' Parrizit t' larmet shtroja. Nën nji qiellë përherë t' kullueme, N' rreze e n' dritë përshkue unjí, Bjeshkë e male të blerueme Si vigâj shtiellen n' ajrí. Ke ato bjeshkë e ke ato male Kroje t' kjarta e t' cemta gurra, Tue rrëmbye npër mriza hale, Gurgullojn npër rrâjë e curra. Mbi ato male e bjeshkë kreshnike Léjn mande' ata djelm si Zâna, Armët e t' cillvet, përherë besnike, Janë përmendë ndër fise t' tana. Atje léjn, po Toskë e Gegë, Si dý rreze n' flakë t' nji dielli: Si dý rrfé, q* shkojn tue djegë, Kúr shkrepë ręja nalt prej qielli. Oh! Po, e din i prűjtë anmiku, Se âsht rrfé zogu i Shqyptarit, Rijtun gjakut kah çeliku N' dorë t' ktij shndritë për vend t' të Parit. Ato male të madhnueshme, Ato, po, kanë műjtë me pá Se sa forca e pafrigueshme N' turr t' Shqyptarit pît ka rá. Dridhet toka e gjimon deti, Ndezen malet flakë e shkndija, Ka' i frigueshëm, si tërmeti, Atje rrmben kű e thrret Lirija. Lume e shé para atij ngelin, I a lshojn udhën dete e male; Mbretënt fjalën s' mund t' i a shkelin, Turrin ferri s' mund t' i a ndalë. Shkundu pluhnit, prá, Shqypní, Ngrehe ballin si mbretneshë, Pse me djelm, q* ngrofë ti n' gjí, Nuk mund t' quhesh, jo, robneshë. Burrë Shqyptár kushdo i thotë vetit, q* zanát ka besë e fé, Për Lirí, për fron të Mbretit Me dhânë jetën ka bâ bé. Sy për sy, po, kqyr anmikun; Përse djemt, q* ti ke ushqyue, S' i ka pá, jo, kush tue hikun: Friga e dekës kurr s' i ka thye, Kaq të bukur, kaq të hieshme Perëndija t' fali i Amshueshëm, Sá 'dhe deka âsht për tý e shieshme: N' gjí t' and vorri âsht i lakmueshëm. Po, edhč hâna do t' a dijë, Edhč dielli do t' két pá, Se për qark ksaj rrokullije, Si Shqypnija 'i vend nuk ká ! Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní, Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera, E me dije e me Lirí Për jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera. AT GJERGJ FISHTA Quote Share this post Link to post Share on other sites