SaRa_Shkodrane 0 Report post Posted March 17, 2007 Ne nje familje ku gruaja fiton me shume para se burri, lind nje femije. Burri vendos te qendroje ne shtepi te kujdeset per foshnjen, ndersa e shoqja iken ne pune pasi rroga e saj ishte me e mire se rroga e te shoqit. Burri, pervec kujdesjes per foshnjen, i duhej edhe te gatuante dhe ta mbante shtepine paster. E cuditshme ne kete mes ishte sepse njerezit filuan ta therrisnin burrin" Zoti Mama" dhe e benin qe te ndihej me pak mashkullor. Ai e analizoi situaten ekonomike ne te cilen ishte familja e tij dhe e kuptoi se ishte per te miren e te gjitheve nese ai do te qendronte ne shtepi qe te merej me bebin e me punet e shtepise, nderkohe qe e shoqja ishte ajo qe sillte parate. Ju cfare do te benit ne nje situate te tille? Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted March 18, 2007 shpresoj te mos ndodhin situata te tilla pasi une personalisht nuk jam shume i afte te merrrem me femije e gatime por po ndodhi nuk do te kishte asgje te keqe perveç se gjellerave te keqija qe do te ushqeje familjen time dhe nje femi me pasoja. Quote Share this post Link to post Share on other sites
SaRa_Shkodrane 0 Report post Posted March 18, 2007 Kur nje foshnje lind, po qe e/i veshur, asnjeri nuk mund ta dalloje a eshte vajze apo djale. Cdo njeri i meson gjerat duke u rritur, sepse asnjeri nuk lind me eksperience. Nuk eshte e shkruar kund me ligj qe femrat gatuajne me mire se meshkujt, biles shefat me te mire te botes jane meshkujt.Nese nje njeri ka synimin qe te beje te pamunduren per familjen e vet, atehere cdo gje mund ta mesoje ta beje sic duhet. :P :P :P Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted March 19, 2007 siç the edhe ti sara! nje femi kur lind nuk dallohet se çfare seksi eshte nese eshte i veshur por edhe pse nuk dallohet ndryshimi per ate qe ka sy eshte aty! sa kembengulese jeni ju femrat ne gjerat qe ju leverdisin atehere pse nuk çojme femrat te punojne ne ndertim apo ne ngarkim e zhgarkim thasesh 50kg. eshte gje e provuar besome por e stermunduar. do te ishte nje lodhje fizike e pakrahasuar per femren nderkohe qe per mashkullin eshte e durueshme ne te njejten kohe edhe punet e femres jane te padurueshme psikologjikisht per meshkujt nderkohe qe per femrat jane te zakonnshme. perveç kesaj duhet te shtoj se ka ekstreme ne te dy sekset te cilet pranojne te bejne role te kunderta por ama jane te rralle faleminderes zotit! Quote Share this post Link to post Share on other sites
SaRa_Shkodrane 0 Report post Posted March 21, 2007 Ajo qe dua te them une eshte qe femrat e meshkujt ndryshojne nga ana biologjike, por kjo s'do te thote qe te ndryshojne edhe nga ana psiqike. Eshte mese e vertet qe per femrat eshte e veshtire te merren me ndertim apo per meshkujt te merren me punet e shtepise apo me rritjen e femijeve. Une nuk jam feministe dhe e respektoj gjinine femerore njelloj si gjinine mashkulore. Ajo qe un dua te theksoj eshte qe nuk duhet te kete pabarazi midis sekseve.Eshte mese normale qe nje mashkull te beje punet e shtepise, sikurse eshte mese normale per nje femer te merret me ndertim. Pastaj ajo eshte zdhidhje personale, nese une dua ta bej kete apo jo, nuk eshte pamundesia per ta bere nje veprim. :P :P :P Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted March 22, 2007 eshte ndryshimi biologjik por qe influencon mbi faktin psiqik qe ne lindje. eshte e vertete qe behen zgjedhje ne jete por nje femer eshte me e afte ne higjenen e femijeve pasi ajo edhe kur luante e vogel mendoj se lojerat e saja kufizoheshin ne te ushqyerit, nderrimit te rrobave, perkujdesjen ndaj kukullave ne nje kohe kur nje femi mashkull merrej me futboll ose lojra fizike. une nuk mendoj te jem maskilist por faktet jane fakte. jam i gatshem te bej çdo gje per femijet e mi ne nje te ardhme por nuk besoj qe per femijen, dora ime nuk do jete njelloj si dora e mamase se tij (qe nuk e kam idene se kush mund te jete). Quote Share this post Link to post Share on other sites
SaRa_Shkodrane 0 Report post Posted March 22, 2007 Arsyeja qe vajzat e vogla losin me kukulla, apo djemte e vegjel luajne me top shpjegohet me faktin qe vete prinderit i mesojne femijet ne nje menyre te tille. Asnje foshnje nuk i zgjedh lodrat vete, por luan me ate qe e mesojne prinderit. Me kete dua te them qe personalitetin njeriu e krijon nga njerez te tjere, pra jo nga vetvetja. E njejta gje vlen per foshnjat qe munt te shpenzojne me shume kohe me babin sesa me mamin. Ku eshte e shkruar qe femija ndihet me mire me mamane? Askund!!!Kjo ndodh sepse njerezit jane rritur me keto idera dhe mendojne qe keto jane te sakta. Jo nuk eshte e vertetuar shkencerisht qe foshnjet apo nenat te kene lidhje me te madhe me njeri-tjetrin apo nenat te tregojne perkujdesje me te madhe. Ajo qe dua te theksoj eshte qe nuk eshte aspak turp qe babai te rrije ne shtepi te kujdeset per foshnjen, nderkohe qe nena te shkoje ne pune. Fundi i fundit ku qendron e keqja e kesaj ideje??? Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted March 23, 2007 ideja jote nuk permban te keqe dhe jam i gatshem moralisht e fizikisht te bej çdo gje per femijen tim ne nje te ardhme por nuk do jem kurre si e ema, besome!. ka gjera qe babai nuk mund t'i beje kurre shpehere nga mangesi fizike (ti jape gjirin) e te tjera here nga mangesi gjenetike siç the edhe ti. pastaj nuk jam aspak dakort me ty persa i perket faktit qe femija luan me lojerat qe i imponohen pasi une kam nje nip e nje mbese qe kane te njejtat lojera pasi jane moter e vella por vajza luan gjithmone me barbi e gjera tualeti apo gjera te tilla ndersa djali rrenon shtepine me top dhe i prish kukullat te motres ose shtepiat e kukullave. ka shume baballare qe jane me te dashur per femijet por keto jane raste te rralla dhe ne keto raste eshte sepse babai i llaston ata ose nena eshte shume e manget ne zanatin e saj. une nuk do guxoja kurre te beja nenen per femijen tim pasi jam i mendimit se femija im do te rritej me shume probleme e mbresa te shendrruara ne makthe qe do ta ndiqin pas ne hapat e jetes se tij. eshte vetem ideja ime por mendoj qe babai duhet te jete baba e nena-nene me dallime shume te theksuara. Quote Share this post Link to post Share on other sites
SaRa_Shkodrane 0 Report post Posted March 24, 2007 Zemershqiptari un nuk po them qe nena e babai duhet te nderrojne rolet.Ajo qe po mundohem te shreh eshte qe jo gjithmone situata ekonomike te lejon te besh zgjedhje. Nese nena ben me teper para se babai, atehere c'te keqe ka qe babai te marre rolin e nenes. Apo marrim rastin kur babai merret me biznes edhe nuk eshte ne shtepi shumicen e kohes dhe i duhet nenes qe ti behet femijes edhe baba edhe nene. Ne jemi rritur me mentalitetin qe babai eshte ai qe duhet te dale te punoje qe te mbaje shtepine, kurse nena duhet te rrije ne shtepi te mbaje foshnjet.Kohet kane ndryshuar dhe tani ka shume raste qe jane femrat ato qe paguhen me mire se sa meshkujt dhe baballaret qendrojne ne shtepi. Kjo nuk do te thote qe femija do te kete pasoja, sepse ka shume raste qe prinderit jane te divorcuar dhe nena ose babai eshte i detyruar te luaje te dyja rolet.Pra ka shume e shume raste, sidomos raste ekonomike qe prinderit vendosin qe te luajne ate rol qe eshte me i mire per familjen, pa pyetur nese kjo eshte per femrat e kjo eshte per meshkujt. Persa i perket lojrave, po e shprehu edhe njehere qe nese vajza nuk ka kukulla ne shtepi qe te luaje dhe prinderit i blejne top, femija do ti pershtatet asaj loje qe ia kane dhene prinderit e saj. E njejta gje vlen per djalin.Domethene qe femija e krijon personalitetin, karakterin nga njerezit qe e rrethoje dhe nuk lind me ta. Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted March 25, 2007 Sipas meje barazia e sekseve nuk do te thote qe mashkulli dhe femra te nderrojne pozicionet e punes dhe pastaj te shikojme diferencen. Barazi te sekseve kemi atehere kur ne familje ka mirkuptim, dialog dhe cdo gje behet duke bashkendare mendimet e njerit dhe tjetrit seks. Kjo teme duket me shume si nje lloj hakmarrjeje kundrejt seksit tjeter duke treguar se punon femra apo mashkulli nese nderrohet pozicioni. Eshte njelloj sikur te shkoje nje femer te punoje ne ndertim duke bere muratorin. Shume pune ndahen jo per arsye te jo-barazise por per natyren e tyre. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Pëllumb Syku 1 Report post Posted March 25, 2007 ashtu siç tha edhe gonny po them edhe une. disa gjera nuk mund te behen per natyren qe kemi. nese nje femer dhe nje mashkull nuk jane te barabarte perpara natyres atehere as ne nuk mund t'i bejme te barabarte vetem sepse kemi nevoje qe keshtu te jete. pastaj me fal nese nuk jam dakort me ty (Sara) ne formimin e karakterit feminor pasi nuk eshte e vertet qe nese nuk ke lojra meshkujsh luan me ato te femrave duke qene mashkull. prinderit e mi me kane pasur pas dy femrave por kurre nuk kam luajtur me kukullat e tyre apo gjera te tilla femrash. di gjithashtu qe nese babai mungon, nena mundohet te beje ate rrol por besome! ajo ane ne femijen e saj do te jete shume e boshatisur dhe e brishte per te gjithe jeten dhe e kunderta sigurisht. e perseris qe nuk ka te keqe qe mashkulli te beje rrolin e nenes, te pakten jo ne zanafille; por per femijen ashtu si edhe per mashkullin do te jete nje situate si atehere kur peshku qendron ne te thate. Quote Share this post Link to post Share on other sites
SaRa_Shkodrane 0 Report post Posted March 28, 2007 Ajo qe po me befason eshte qe brezi yne(sepse fundi i fundit jemi thuajse nje moshe), pavaresisht qe kohet po mundohen te ndryshojne, po eshte mentaliteti i njerezve qe e bllokon nje gje te tille. Gonny, ju thate qe nderrimi i pozicioneve nuk tregon pabarazi mes sekseve. Si e shpjegon faktin qe ne shumicen e vendeve te botes, nuk ka femra presidente.Arsyeja eshte sepse roli i femres ka filluar te nderroje shekullin e fundit dhe nuk mund te thoni qe e kam gabim. Une nuk e besoj qe ne kohen e gjysherve tane, apo ndoshta edhe te prinderve(ka raste edhe brezi jone), te kete pasur te njejten mundesi punesimi si femra si mashkulli. Per femrat zakonisht jane zgjedhur punet si mesuese, infermiere etj etj, ndersa per meshkujt jane zgjedhur pozicionet si mjek, gjykates etj etj. Le te flasim per pozicionet qe jane pak me larte sesa muratori apo bojaxhiu. Ne nje kohe kur femra e mashkulli kane te njejten mundesi studimi, atehere edhe e drejta e punes duhet te jete e njejte. Zemershqiptari sikur ti te luaje me kukulla do te kapte babai do te bertiste duke te thene qe jane lojra per gocat dhe do te bente moral qysh e tek, (po permend emrin tend, spo them qe keshtu mund te ta kete bere babai). Marrim nje shembull tjeter. Kur keni qene te vegjel, a nuk kane qene vellezerit me te medhenj, apo dajat, xhaxhallaret e ku di une qe jane munduar tju mesojne se si te gjuani me grusht, sesi ti dilni zot vetes? Per femrat jane munduar ti mesojne se si ti ndihmojne mamat ne shtepi, te dijne te gatuajen etj etj. Pra jane gjera qe kane nje influencim 100% tek njeriu. SA SHUME U ZGJATAAAAA!!! Quote Share this post Link to post Share on other sites
ANGJELA 0 Report post Posted July 24, 2007 Kur nje foshnje lind, po qe e/i veshur, asnjeri nuk mund ta dalloje a eshte vajze apo djale. Cdo njeri i meson gjerat duke u rritur, sepse asnjeri nuk lind me eksperience. Nuk eshte e shkruar kund me ligj qe femrat gatuajne me mire se meshkujt, biles shefat me te mire te botes jane meshkujt.Nese nje njeri ka synimin qe te beje te pamunduren per familjen e vet, atehere cdo gje mund ta mesoje ta beje sic duhet. :P :P :P Pike se pari pershendetje te gjithve .. dhe se dyti 'SaRa_Shkodrane' i lexova te gjitha shkrimet e tua dhe , ne disa ke te drejt ne disa jo ,fakti se ne shq meshkujt jetojne me iden qe femra shq ose cdo femer tjeter eshte e lindur vec per shpi. kjo i ka len shume pas botes reale ,,,,, <_< Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted July 24, 2007 Angjela kshu mendojme apo jeni ju qe sdi te beni me shume? Pastaj po ta marresh ne ate prizem ah sa do te doja te isha femer.... heh te shikoja gjith diten telenovela :D Quote Share this post Link to post Share on other sites
ANGJELA 0 Report post Posted July 26, 2007 Angjela kshu mendojme apo jeni ju qe sdi te beni me shume? Pastaj po ta marresh ne ate prizem ah sa do te doja te isha femer.... heh te shikoja gjith diten telenovela :D Sa shpejt gjykon mo cun.... nuk jam nga ato qe sdin te bejne gje edhe sa per dijeni ska femer qe sdi te bej dicka por fatkeqesisht nga ogoizmi i mashkullit disa mbeten pas... pershendet te gjith lezhjant Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted July 27, 2007 Nese po referohesh per ate qe po beni (tani) besoj se barazia e sekseve eshte vetem nje enderr. Egoizmi nuk ndalon asnje te studioje dhe te ece perpara qofte edhe femer. Quote Share this post Link to post Share on other sites