Pëllumb Syku 1 Report post Posted March 13, 2007 ne flasim e flasim nderkohe qe njerez vuajne mjerimin ne nje linje shume te thelle. ka njerez, shume njerez qe: nuk kane mjaftueshem per te ngrene, mjaftueshem mbulesa per tu mbuluar kur dimri sulmon natyren qe u perket, mjaftueshem para per tu blere femijeve nje pare opinga te reja per te shkuar ne shkollen qe ndodhet tre kilometra larg pa nje rruge te hapur, mjaftueshem para per te ushqyerit te vegjelit. ne flasim per keto tema edhe pse fjalet tona nuk u ngrohin as shpirtin atyre te mjereve sepse jane te pamundesuar ti degjojne keto e te tjera fjale. e keto fjale nuk po i degjojne as qeveritaret qe po behen si derra ne te gjitha kuptimet pa iu'a vrare syrin gjithe kjo sketerre mjerimi. edhe ato shoqeri bamiresie qe ekzistojne ne shqiperi duket sikur jane korruptar nga dikush sepse produktet qe kishin qellim bamiresie po shiten ne tregun e zi. nuk mendoni se dikush duhet te beje drite mbi kete pike te mjerimit? mjerimi eshte vertete kafshate qe te mbet ne fyt pasi dikur e kam vuajtur. p.s pak nga migjeni mbi mjerimin. poema e mjerimit. Kafshatë që s'kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin të tanë jetën e vet derisa të vdesin. E mbi ta n'ajri, si në qesëndi, therin qiellën kryqat e minaret e ngurta, profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë. E mjerimi mirfilli ndien tradhti. Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme; asht e neveritshme, e keqe, e turpshme; balli që e ka, syt që e shprehin, buzët që më kot mundohen ta mshefin janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes, të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm. Mjerimi s'ka fat. Por ka vetëm zhele, zhele fund e majë, flamujt e një shprese të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese. Mjerimi tërbohet në dashuni epshore. Nëpër skaje t'errta, bashkë me qej, mij, mica, mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa; kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n'epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja. Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat që nesër do linden me na i mbushë rrugat. Mjerimi në dritzën e synit te kërthini dridhet posi flaka e mekun qirini nën tavan të tymuem dhe plot merimanga, ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga, ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq tu' ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë, e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq, mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë. Foshnj' e saj nuk qesh, por vetëm lëngon, e ama s'e don, por vetëm mallkon. Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit! Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis, ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis. Quote Share this post Link to post Share on other sites