Ina_84 5 Report post Posted February 16, 2007 çfare mendoni per ekonomine shqiptare. Ju duket me e forte tani ku PD eshte ne pushtet,apo ne periudhen kur ishte PS(para 4 vitesh) Quote Share this post Link to post Share on other sites
Albert Vataj 0 Report post Posted February 23, 2007 Perpara se te pergjigjem telegrafisht me duhet te saktesoj mbi menyren e krahasimit qe duhet perdorur. Gjithsesi pa dashur te behem i merzitshem per ata qe kane kurajo te vijojne permes ketyre rreshtave po bej me dije se praktikisht vendi yne gjendet ne nje nivel disi te luhatur te bazamentit ekonomik. Kjo ka disa arsye, por ajo qe eshte me ndikuesja eshte mungesa ne tregun formal ekonomik te parase se piste. Duhet te jemi te ndergjegjshem se ne Shqiperine e qeverisur nga socialistet dalloheshin tendencat e krijimit te monopoleve, te cilat demtuan seriozisht kiomen e nje konkurence te lire. Pra ne nje fare menyre u instalua sistemi i mafies ekonomike. Kush kishte para investoi ne politike dhe e perdori kete te fundit per te shtrire influencen dhe territoret, duke provokuar keshtu krijimin e kartelit ne biznes. Pra krijimit te nje Shqiperie me njerez qe kane edhe para, edhe pushtet dhe njekohesisht edhe mundesi per te bere cfare t'iu shkrepet. Rreziku ishte permanent. Paraja e droges, prostitucionit gjithashtu u bene distributoret me te medhenj ekonomik duke e kthyer kete Shqiperi ne nje lavatriçe gjigande dhe ne nje parajse per mafien. Nuk mund te mohosh se ne keto kushte kishte nje standart ekonomik me te larte, por po tu referohesh shifrave dhe perqindjes ajo qe ofronte ky standart ekonomik ishte e paperfillshme me ate rrezik qe kanoste lindja dhe sofistikimi i nje sistemi. Kjo behej me e rrezikshme me shtrirjen e ketij dominimi fatal ne medie, e cila ne nje fare menyre dikton shume rrethana duke i bere presion edhe shtetit, pra duke u bere nje pushtet mbi shtetin dhe qe shpesh e sfidonte shtetin. Ndryshimet politike, konkretisht qeverisja e djathte ka shprehur dhe ka shenuar nje tregues pozitiv te prishjes se ketij sistemi qe ne po i themi standart ekonomik. Nuk ka ndonje tregues sinjifikativ, por ajo qe vihet re eshte kurajoja per te vendosur pozitat e forta te shtetit. Krijimi i barazise perballe ligjit eshte nje tregues pozitiv. Kjo qeverisje ende nuk mund te dale me flamure te demonstroje triumfuesi, por gjithsesi po perpiqet ta beje ne kuadrin edhe te reformave, te cilat jane te dhimbshme por qe marrin persiper te sherojne ose me sakte te shpetojne nje trup nga gangrenizimi i polte. Shpetimin nga rreziku i kalimit te Shqiperise ne nje rast pa shprese. Ka shume e shume detaje, ka shume e shume rruge per te ndalur tek nje pergjigje. Por ne perfundim mund te them se ekonomia ka shenuar nje luhatje, si çdo ekonomi tjeter qe kerkon te ngrihet. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Ema 0 Report post Posted February 23, 2007 Jam shume dakort me parafolesin. Megjithese ekonomia shqiptare sot po kalon nje faze segmentimi, copezimi dhe ligjet e shteti nuk po e perkrahin as nuk po e standartizojne fragmentim. Normalisht ka me shume vende pune dhe eshte rritur siguria (nuk them me shifra si 30-40% me mire) por shteti dhe institucionet qe sigurojne vazhdueshmerine e kesaj nuk jane te pregatitur. Qe ekonomia po ecen me mire e tregojne normat e interesit neper banka dhe rritja e pragut te pages minimale por nuk eshte shume pasoje e politikes sesa e deshires se nejrezve per te shfrytezuar ate qe ofron Shqiperia, atdheu. Deri dje emigrimi shihej si e vetmja alternative per nje jete me te mire kurse sot ajo zbehur ne krahasim me kerkesen per edukim ne nivele te larta dhe kerkeses per te permbushur mungesat ne tregun shqiptar te sherbimeve. Se shpejti do lulezojne ne Shqiperi edhe modele konsulence biznesi krahas atyre prodhues ose import/export. Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted February 25, 2007 Alberti e pershkroi shume mire situaten ekonomike nga periudha socialiste deri tek ajo e sotmja demokrate. Sot bankat e huaja dhe ato shqiptare kane marre si pike referimi dhenien e kredive me afat te shkruate dhe te mesem dhe me nje perqindje jo shume te larte. Emigracionit i ka dhene mundesi te hapin biznese dhe per 5 vjet nuk do te kene taksa dhe gjithashtu iniciativen "Shqiperia 1 Euro". Jane shkurtuar shume procedura qe mepare ishin thjeshte te kota dhe burukratike per hapjen e nje biznesi. Keto jane gjera nuk po i shpiki dhe as nuk po i them si idealist i djathte por thjeshte. Ne shqiperi njerezit ecin me ide politike dhe jo duke shfrytezuar ate qe shteti ofron pra, "Me mire nje nje sorre me forcen poltike qe pelqej se sa nje pule me forcen politike qe urrej". Quote Share this post Link to post Share on other sites