Ina_84 5 Report post Posted December 19, 2006 Si te gatuajme mishin e qingjit me specet....(SECONDO) Ingredienti; 1.5 kg mish qingji,80 gr gjalp,3 spece,2 hudhra,vaj,dafine,kripe,piper,uthull,vere te bardhe. Pergatitja; E presim mishin copa-copa dhe e veme ne nje tigan te gjere bashke me 50 gr gjalpe,pak dafine, dhe fillojme skuqjen me zjarr te vogel dhe pak e nga pak i leshojme veren.Mbas disa minutash hedhim specet e prere ne pjese,hudhren e grire,piper e kripe dhe i lagim me hudhra.Bashkojme mishin me sugon e ngrire dhe i leme te piqen per 15 min me 250 grade. KERPURDHA ME PROSHUTE(CONTORNO) Ingredienti; 200 gr proshute crudo,uthull,1 kg kerpurdha,2 qepe,vaj,ereza,gjalp,hudhra,kripe,piper. Pergatitja; Pastrojme me kujdes kerpurdhat dhe i presim ne copa-copa.I skuqim me vaj me zjarr te vogel per te mos lejuar djegien.Ne nje tigan tjeter shkrijme gjalpin proshuten dhe qepen te ndare ne pjese te vogla dhe kur fillojne te marrin ngjyre i bashkojme me kerpurdhat,kripen,piper,hudher dhe ereza.I leme te skuqen dhe disa minuta dhe pjata eshte gati. :lumturi: :lumturi: :lumturi: Quote Share this post Link to post Share on other sites
ISA82 0 Report post Posted January 16, 2007 Llazanja (PRIMO) Koha e pregatitjes: 20-30 minuta Koha e gatuatjes: 25-30 minuta Kategori: Pasta Shkalla e veshtirsis: Shum Prezentimi Lazanja Brumi pregatitet njësoj si për petët e dorës,po me atë normativë, ndahet në kuleçë dhe pasi lihet për 15-20 minuta i mbuluar me pecetë të lagur,nëmënyrë që të mos zërë cipë në sipërfaqe,hapet petë me trashësi rreth 2-3 mm.Petët thahen pak dhe priten në shirita 4 gishta të gjerë.Shiritat e gjatë i ndajmë në 2-3 pjesë. Në tenxheren me ujë të valuar e kripë hidhen petët pjesë -pjesë dhe lihen të ziejë për 4-5 minuta,hiqen nga uji i vluar dhe hidhen ne ujë të ftohtë për disa minuta,kullohen dhe shtrohen në tavë që të drejtohen. Pasi të jenë zier të gjitha petët ,përgatitet kima. Në tigan me yndyrë të nxehë kapërdiset qepa e prerë në formë kubike të vogla,pastaj shtohet mishi i grirë,i cili përzihet duke e mbajtur në zjarr për 10 minuta derisa të avullohet lëngu dhe të ngelet me yndyrë të vet .Shtohen domate të freskëta të qëruara e të grira ose salcë,përzihen së bashku,hidhet kripë,piper,dafinë,lëng mishi ose ujë dhe lihen të ziejë 5-10 minuta.Në tavë të lyer me yndyrë,e cila spërkatet me galetë të bluar,shtrohet1/3 e sasisë së petëve,mbi to vendoset ghysma e kimes,pastaj 1/3 e petëve të tjera,hidhet pjesa tjetër e kimës rrafshohet mirë dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve. Në një tenxhere tjetëtr ose tigan kaurdiset pak miell me gjalpë ,shuhet me qumësht të nxehtë dhe përzihet shpejt që të mos krijohen kokrra.Kur kjo masë është trazuar dhe bërë e njëllojtë,hiqet nga zjarri,ftohet pak dhe përzihet me vezë .Kjo masë që quhet salcë e bardhë shtrohet ne tavë sipër petëve, rrafshohet në të gjithe sipërfaqen, spërkatet me djathë kaçkavall e gjalpë dhe piqet në furrë derisa të krijojnë një kore të kaqërremtë Përberja Për 4-5 persona duhen: Miell 3 gota,vezë 3 kokrra,mish i grirë 200 gram,qepë 2 kokrra salcë 2 lugë gjelle,yndyrë 3-4 lugë gjelle, kripë,piper , dafinë pak gjalpë. Për salcën e bardhë : miell 2 lugë gjelle,qumshtë 1 gotë uji,vezë 1 kokërr, gjalpë 1 lugë gjelle. KESHILLE: kjo lloj pjate shoqerohet me vere te bardhe... JU BEFTE MIR :D :dance13fm0uv: Quote Share this post Link to post Share on other sites