iris 0 Report post Posted September 29, 2006 E degjova qe je fejuar me beso jam lenduar per ty kam qare djale se shume te kam dashuruar Syte e tu i enderrova buzeqeshjen s'ta harrova te kam dashur djale me shume se e mendoja Bota pa ty eshte kot helm mall dhe lot do te dua gjithnje djale s'mundem te harroj dot Per ty paska pas mbaruar çdo gje e kaluar por une te kam dashur djale veshtire per te harruar Ti je i tjeter kujt tani dhe e kam shume zili te kam dashur shume qe femi kur ajo as qe dinte qe jetoje ti Por qe te dua s'jam penduar nga vuajtjet s'jam ankuar per nje gje jam krenare djale se sincerisht te dashuruar Dhe ti o diell e hene qe lindni dhe ne ate vend kur te shihni dhender ate djale dergojini kete mesazh: Le te kalojne vitet le te plakem e te vyshkem por perendimi i çdo mbremje do me gjeje me ty ne zemer e ne mendje Quote Share this post Link to post Share on other sites
iris 0 Report post Posted September 29, 2006 Do te kujtoj me mall ne gji kur muzgu i mbremjes lehte te bjere kur te fryje ere debore a shi pa ty do ndihem krejt e mjere... Do hedh veshtrimin jashte dritares s'do jesh askund s'do shoh akend ti puth te tjera buze e sy teksa une puth vegimin tend... Dhe so mendoj : pse valle? si valle? kaq shpejt mbaroi dashuria?! Dhe do mendoj : si valle? pse valle? mi le pa krahe endrat e mia?! Dhe do mendoj mos ndoshta valle... mos ndoshta valle qe faji im qe jetes mbetem kalimtare ne rruge te kunderta pa kthim?! Apo diku do kete qene shkruar kjo dashuri te shkoje per lume?! me fal qe nuk te kam harruar me fal qe te kam dashur shume... E di qe s'ben te te mendoj ti sot je ne je tjeter vend ti puth te tjera buze e sy taksa une puth vegimin tend... Ndaj lamtumire te them dhe pse... do me mungosh , shume mire e di sa here veshtrimin jashte ta hedh kur te fryje ere,debore a shi... Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted September 29, 2006 bravo! Quote Share this post Link to post Share on other sites
Guest c.walker Report post Posted October 14, 2006 te lumte ke bere poezi vertete te bukura .te lumte Quote Share this post Link to post Share on other sites