Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
iris

per ate qe nuk do ta harroj kurre....

Recommended Posts

E degjova qe je fejuar

me beso jam lenduar

per ty kam qare djale

se shume te kam dashuruar

 

Syte e tu i enderrova

buzeqeshjen s'ta harrova

te kam dashur djale

me shume se e mendoja

 

Bota pa ty eshte kot

helm mall dhe lot

do te dua gjithnje djale

s'mundem te harroj dot

 

Per ty paska pas mbaruar

çdo gje e kaluar

por une te kam dashur djale

veshtire per te harruar

 

Ti je i tjeter kujt tani

dhe e kam shume zili

te kam dashur shume qe femi

kur ajo as qe dinte qe jetoje ti

 

Por qe te dua s'jam penduar

nga vuajtjet s'jam ankuar

per nje gje jam krenare djale

se sincerisht te dashuruar

 

Dhe ti o diell e hene

qe lindni dhe ne ate vend

kur te shihni dhender ate djale

dergojini kete mesazh:

 

Le te kalojne vitet

le te plakem e te vyshkem

por perendimi i çdo mbremje

do me gjeje me ty ne zemer e ne mendje

Share this post


Link to post
Share on other sites

Do te kujtoj me mall ne gji

kur muzgu i mbremjes lehte te bjere

kur te fryje ere debore a shi

pa ty do ndihem krejt e mjere...

 

Do hedh veshtrimin jashte dritares

s'do jesh askund

s'do shoh akend

ti puth te tjera buze e sy

teksa une puth vegimin tend...

 

Dhe so mendoj : pse valle? si valle?

kaq shpejt mbaroi dashuria?!

Dhe do mendoj : si valle? pse valle?

mi le pa krahe endrat e mia?!

 

Dhe do mendoj mos ndoshta valle...

mos ndoshta valle qe faji im

qe jetes mbetem kalimtare

ne rruge te kunderta pa kthim?!

 

Apo diku do kete qene shkruar

kjo dashuri te shkoje per lume?!

me fal qe nuk te kam harruar

me fal qe te kam dashur shume...

 

E di qe s'ben te te mendoj

ti sot je ne je tjeter vend

ti puth te tjera buze e sy

taksa une puth vegimin tend...

 

Ndaj lamtumire te them dhe pse...

do me mungosh , shume mire e di

sa here veshtrimin jashte ta hedh

kur te fryje ere,debore a shi...

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...