g°n 2 Report post Posted December 8, 2011 Nuk eshte hera e pare qe Klubi i Laçit behet protagonist ne episode dhune ne Superligen shqiptare. Shume lojtare qe kane luajtur ne fushen e lacit kunder kesaj skuadre na bejne te ditur se jane kercenuar me jete nese ata do te shenonin ne porten e tyre. Kjo konfirmohet edhe nga rezultatet pozitive qe ka ne fushen e saj. Koincidence?! Me sa duket nuk eshte e tille sepse rezultatet pozitive jashte fushes mjaftojne gishtat e njeres dore per ti numeruar. Laci pervec episodeve te dhunes dhe kercenimeve ndaj lojtareve kundershtare eshte e njohur edhe per shitjen e ndeshjeve (si e kemi paraqitur ne artikullin ne vazhdim http://www.aol.al/idx/lajme/art/eskluzive-klubi-i-lacit-shiti-ndeshjen-me-dnepr-mogilev_2026.html). Shume drejtojne gishtin nga kreu i federates Armand Duka i cili ben sehir ndaj ketyre akteve. Madje perflitet se ai ka marre rryshfet nga klubi i Lacit qe te mos ndeshkohet. Sikur te kishte ndodhur ne Europe nje gje e tille Laçi nuk do te kishte pare top te pakten per nja 5 vjet. Nese dhuna vazhdon dhe ndeshkimet qesharake te FSHF-se jepen pse nuk ndalet kjo dhune? A jane vertet qesharake ndeshkimet? Personalisht cuditem se si arbiterat arrijne te arbitrojne ne fushen e lacit kur ata per 90' minuta shahen me nene nga tribuna, e sikur te mos mjaftonte kjo ata qe e shajne zbresin ne fushe dhe e rrahin barbarisht. Nuk e di nese kjo ndodh ne afrike apo gjetke. Nevojitet nje reforme thelle ne futbollin dhe sportin ne pergjithesi ne shqiperi sepse eshte me te gjitha kuptimet nje xhungel. Quote Share this post Link to post Share on other sites