Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
g°n

Wikileaks dhe politika shqiptare

Recommended Posts

Keto dite sic e keni pare dhe degjuar Wikileaks ka nxjerre ne drite argumente qe shume nga ne i dinim por askush nuk kishte guximin ti thoshte. Por edhe nese dikush do thoshte se djali i kryeministrit eshte i lidhur me skandalin e Gerdecit nuk do ta besonin. Por edhe nese do ta besonin mund te rrezikonte jeten nese do ishte nje deshmitare kyç siç ishte Kosta Trebicka.

 

Mund te themi me plot goje se jotejme ne nje shtet mafie, ku askush nuk mund te guxoje te flase per drejtesi e jo me ta kerkoje ate. Politikanet shqiptare kane nje motivim per tu justifikuar, duke u shprehur se, nese je i zoti provoje qe Wikileaks thote te verteten. Apo provoje qe ate shkrime i ka bere John Withers ambasadori amerikan. Pra, ne nje menyre apo tjetren duhet te gjindet nje vrimet nga ti ikesh ketyre akuzave qe nxjerrin te palarat e kesaj shtrese te flliqur politike ne shqiperi.

 

Dje, i pari doli zoti Olldashi duke thene se ato shkrime nuk mund ti kete bere ambasada amerikane dhe jane frut i keqadasheve te tij. Pra, sipas ministrit dikush ka paguar nje hacker te fuse ato materiale qe te njollose figuren e tij (hajde gjueti shtrigash hajde). Nderkohe DASH eshte shprehur qarte mbi kabllogramet qe nuk duhet te publikohen sepse demtojne rende mardheniet me shtetet e tjera, qe do te thote, se nje pike te vertete e kane ato dreq kabllogramesh ndryshe cfare vlere do te kishin nese nxjerrin vec thashetheme, sic shprehet Olldashi. A nuk i bie qe shtetit amerikan i kane derguar genjeshtra? Mos valle SHBA si shqiperia ju duket ketyre politikaneve?

 

Personalisht kam lexuar shumicen e kabllogrameve per shqiperine dhe e pasqyrojne realisht ate sic eshte ne te vertete, biles ka shume gjera qe diheshin se ishin te verteta dhe askush nuk kishte guxim te fliste per to. Do kisha nje propozim qe shqiptaret duhet te paguajne Wikileaks qe te shperndaje vazhdimisht materiale per shqiperine ne menyre qe shqiptaret te hapin syte dhe veshte e te kuptojne se kush po i drejton dhe si po shkojme drejt Evropes.

 

"Drejt evropes me horra, mafioze, korrupsion e kriminele"

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

... s kena pse te ankohena.. vete i kena vu aty... ... klasa e sotme politike eshte thjeshte nje nderthurje interesash ekonomike ku politikanet te mirefillte numerohen me gishtat e njeres dore.disa prej tyre kane ba ne provim shkolle Marksizem-Leninizem keshtu qe nuk duhet te cuditena shume.

 

Kabllogramet e WikiLeaks nuk bejne gje tjeter vetem se shtojne distancen e mes ketyre pseudopolitikaneve dhe njerezve te thjeshte qe e shohin akoma politiken si nje ndeshje futbolli pa mbarim.

Per fat te keq tonin,edhe te Shqiperise,asgje nuk do ndryshoje me daljen e kabllogrameve,do kemi prape te njejtat fytyra,te njejtat pazare,e te njejtat debate shterpe qe degjojme tash sa vjet.

Kabllogramet jane thjeshte nje vule e pavlere mbi dyshimet dhe thashethemet skandaloze qe rendojne mbi politikanet tane.

nuk dua te zgjatem po nuk mund te rri pa fol per pasqyrimin skandaloz qe i ben media ketyre kabllogrameve.

''Pasqyra e shtriges se borebardhes'' ose me mire media proqeveritare,nuk flet pothuajse fare per to, a thua se nuk transmetojne ne shqiperi.Me rendesi ka ardhja e Aqif Kopertoni nga Hondurasi se sa ti thuash shikuesve/lexuesve te tu se ca ben politika ne te vertete.Edhe ne ato pak raste kur flet,e bene per ata te opozites,se ata jane hajduta,trafikante,maskarenj....

Kurse media kunderqeveritare po ben dasem me keto kabllograme,lumenj boje po rrjedhin e mijera peme po priten per te shkruar ne gazete se kush jane ne te vertete politikanet e vendit tone.....

 

... boll se u lodha... po e mbyll me vargjet e Pashko Vases...

O moj Shqipni, e mjera Shqipni

kush te ka qitë me krye në hi?

Ti ke pas kenë një zonjë e rande

burrat e dheut te thirshin nanë

Ke pasë shumë t’mira e begati

me vajza t’bukra, me djem t’ri

Gja e vend shumë, ara e bashtina

me armë të bardha e pushkë ltina

me burra trima, me gra të dlira

ti ndër gjithe shoqet ke kene ma e mira

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...