gunga 0 Report post Posted August 26, 2006 Te nderuar administratore e moderatore, pergjegjes e çfarë tjeter te kete! Duke mos dashur ndryshe pos te shpreh mendimin tim te lire ne menyre fare "demokratike" pra (anipse s'eshte fjala per politika etj), desha te theme se nuk pajtohem me emrin qe i keni vene portalit tuaj. Emri "Veriu" (edhe une jam nga veriu, madje shume "më në veri se ju") padashtas asocionon diç ne vetvete dalluese, percarese, etj etj. Ne rrethanat e sotme dhe nivelin e mendimit publik (politik), e gjej jo te udhes te quhet nje portal "Veriu" ose "Jugu"... Think different, thotë Apple ne reklamen e vet... e une do te shtoja, think different but don't think small, better think big... think how you like... but don't make mistakes about albanian spirit of unity (and its identity in general). Nuk dua qe ju te mendoni si une... une vetem dua qe ju te kuptoni si jam duke menduar une. Gjeografia shpirterore e nje kombi (siç eshte kombi shqiptar) e vertete eshte se ka kaluar neper katrahura (ne aspektin fizik kjo edhe dihet... tashme e ndare sic eshte, terhjek pas aq shume konsekuenca jo vetem politike) por ne duhet te bejme dic qe sepaku te sanojme ato ura te brendshme te demtuara, te kurojme dicka... Sepse ne pa sanuar urat tona s'mund te synojme te lidhim e te ndertojme ura nderkulturale, pra me kulturat tjera. Mos HARRONI SE SHQIPJA ESHTE FRYMA E PAKONTESTUESHME E KESAJ GJEOGRAFIE SHPIRTERORE. Mos harroni ne synojme te behemi anetar ne BE... ne 2008 pritet qe Shqiperia te ftohet per anetarsim ne NATO... etj etj. Eshte absolut nonsens qe psh. ata nga Jugu te ndiheshin me mire (si ure nderkulturore) me greket, se sa me ju te Veriut, si ure natyrale, si perkatesi kulturore. Nje popull nuk eshte NATO-strukture politiko-strategjike ushtarake, hehehe (ketu qeshem... kah me erdhi kjo!) qe te ndahemi ne Paktin Verior dhe ne ate Jugor, te Varshaves dhe te Okinaves... Te insistosh sot ne shek 21 per përndasime brenda nje kulture dhe brenda nje populli homogjen... eshte asgje tjeter pos shkuarje prapa, eshte dic cfare na e kane bere te tjeret, me te fortit te cileve s'kemi mundur t'iu rezistojme... sepse ata kane dashur ashtu, pra s'na e kane dashur te miren. Te rinjte e te rejat qe vizitojne portalin tuaj jane te vetedijshem e te mencur vetë, kjo kuptohet. Por krijoni nje mjedis... ku te ndjehemi te gjithe shqiptare te afruar (na mesoni si te afrohemi e jo te "diferencohemi"), psh. analogjikisht, sivellezerit qe ndoshta edhe ata kane nje forum te quajtur "Jugu"... do te tmerroheshin shumica vetem nga emri "Veriu". Sepse ata e "dine" perse portali i juaj eshte quajtur "Veriu". Krijoni kushte qe secili te ndihet ok ne kete forum, ne kete portal. E JU UDHEHEQES TE KETIJ PORTALI, KETE SHANS UA "ZVOGELONI" QYSH NE EMRIN E KESAJ BASHKESIE-SHOQERIE VIRTUALE. Me falni, nuk eshte ky predikim as shitje mendsh... sic thash une pata deshire te shpreh mendimin tim. Mos e merrni kete ndryshe, ju lutem. Me nderime e respekt per ju, Gunga Quote Share this post Link to post Share on other sites
PAFRAGJE 0 Report post Posted August 27, 2006 Duke qene Verior (gjithkush krenohet me vendin nga vjen) me vjen keq por edhe une kam nje mendim se nuk ja vlen te ndahemi ne veri e jug,kosovar,shqiptare,cam ,malsore,ulqinak e ku di une.Te gjithe nje jemi.Lypet te jemi te bashkuar.Tjau leme budallekun deputetve te parlamentit shqiptar polaclleqet me te medha. Pafragje me shume respekt Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted August 27, 2006 Pershendetje ne rradhe te pare! Rreth Nesh mund t'i hidhni nje sy kesaj para se postoni. Sipas jush nuk duhet te agzistoje as kosova.com as shqiperia.com as tirana.com as prishtina.com sepse te gjitha shprehin krahine, qytet, shtet dhe si rezultat ndarje. Un mendoj se nuk duhet ta mendoni ne kete menyre. Ne jemi thjeshte adrese interneti qe nuk bejme dallime dhe i pranojme te gjithe dhe te gjithe jane te mirepritur. Ai qe e mendon ne ate menyre qe thoni ju: sipas meje eshte ekstremist dhe vuan injoranca. Ne itali thone "L'abito non fa' il monaco" "Veshja nuk shpreh personin" . Quote Share this post Link to post Share on other sites