Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Armend Qushku

Shqiperia ne (apo jashte ) Konferences Islamike ?

Recommended Posts

Ndërgjegjësim i opinionit për daljen nga Organizata e Konferencës Islamike

 

Konferenca Islamike është një organizatë me karakter të pastër fetar e krijuar nga shtete islamike për promovimin e islamizmit.

 

Karta e OKI-t: http://www.oic-oci.org/is11/english/Charter-en.pdf

 

Duke nënshkruar këtë Kartë shteti shqiptar pranon si mision përhapjen dhe punën në shërbim të islamizmit në Shqipëri dhe vende të tjera të botës, siç e përcakton Karta. Kësisoj anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në OKI bie ndesh me parimin e laicizmit të shtetit shqiptar të përmendur në Kushtetutë dhe në nenin 10, pikat 1 dhe 2:

 

1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes (...).

 

Kushtetuta: http://www.pp.gov.al/sq/home/legjislacion/...a-azhurnuar.pdf

 

Janë të lutur juristët, shoqëria civile dhe të gjithë të interesuarit të shqyrtojnë më tej çështjen në fjalë dhe të aktivizohen në ndërgjegjësimin e autoriteteve dhe të shoqërisë shqiptare për daljen e Shqipërisë nga kjo organizatë fetare.

 

 

Historiku i çështjes

 

Në vitin 1991, qeveria shqiptare nën drejtimin e presidentit të atëhershëm, Ramiz Alisë, vendosi kërkesë për anëtarësim dhe shteti shqiptar u pranua anëtar vëzhgues i Konferencës Islamike.

 

Një vit më vonë, në vitin 1992, nën drejtimin e presidentit Sali Berisha, qeveria shqiptare, pa pëlqimin e dijeninë e popullit si dhe pa shqyrtimin dhe miratimin e Kuvendit, e bëri shtetin shqiptar anëtar me të drejta të plota në Konferencën Islamike.

 

Në bazë të Kushtetutës shqiptare të vitit 1992, neni 7, dhe asaj të vitit 1998, neni 10, e cila është në fuqi dhe sot, qëndrimi i Republikës së Shqipërisë në këtë organizatë fetare shkel laicitetin e shtetit që është vlerë konstante e shtetit modern shqiptar nga pavarësia deri më sot.

 

 

 

JASHTË SHQIPËRINË NGA KONFERENCA ISLAMIKE!

(dhe cilado organizatë fetare)

 

 

 

N.q.s. sot shkelet një e drejtë dhe askush nuk reagon, po nesër çfarë mund të ndodhë?

Share this post


Link to post
Share on other sites

Mendoj se shumices se popullsise shqiptare u intereson fare pak anetaresimi apo jo ne Konferencen Islamike.Ne shqiptaret jena shume 'ka te fryjne era',sidomos politika dhe ata qe e bejne.

Si fillim anetaresimi duhej bere me referendum,pra te pyetej populli edhe pse ndoshta ne 1992 ishim shume pak te informuar se per cfare behej fjale realisht.

Po te vihej si kusht liberalizimi i vizave me largimin nga kjo konference,ashtu sic u perfol ditet e fundit mendoj se do te krijohej nje konflikt me i gjere me Lindjes dhe Perendimit.

Duhet theksuar se Turqia qe ka nje ekonomi dhe stabilitet shume me te perparuar se disa vende anetare te Europes nuk pranohet te jete anetare per faktin se eshte nje vend islamik,zyrtarisht kjo nuk thuhet por eshte dicka qe e kuptojne te gjithe.

Sidoqofte mendoj se referendumi do te ishte me i drejte per marrjen e ketij vendimi dhe une personalisht do te isha PRO largimit nga kjo konference jo vetem per faktin qe jam i krishtere po ne si komb nuk mund te rradhitemi mes Afganistanit,Jemenit,Algjerise e shume vendeve te tjera ku radikalizmi islamik eshte teper i theksuar dhe ku sundon ligji i sheriatit.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Absolutisht jashte kesaj konference.

Ja cfare solli kjo konference ne shqiperi: Ne vitet e fillimit ne 90' kur demokracia ne shqiperi sapo kishte lindur organizata te shumta te ashtuquajtura "fetare" u sulen mbi popullin gjoja per arsye humanitare (duke vecuar ketu Caritas). Sipas shume deshmive qe kam degjuar disa organizata islamike, por edhe kristiane si deshmitaret e jehovait, protestante etj. ofronin ndihma per popullsine, e sidomos atyre te zonave te thella malore ku varferia ishte me e theksuar ne kembim te nderrimit ose pervetesimit te fese qe keto organizata perfaqesonin.

Pika e dyte qe dua them eshte qe konferenca islamike solli nder te tjera dhe besimin e personave te rrezikshem qe shqiperia ishte nje vend islamik ku mund te kultivohej dhe besimi radikal. Ketu mund te permendim rastin e te shume kerkuarve nga sherbimet sekrete amerikane qe kishin investuar ne shqiperi ne biznese te ndryshme qe mepas do te sherbenin per financimin e terrorizmit ose mbjedhjen e frymave radikale ne shqiperi.

E treta eshte rasti i pavaresise se Kosoves ku vendet islamike i kthyen krahet dhe shqiperia ishte pjese e kesaj konference.

 

Besoj se eshte rasti ku shoqeria civile te mbledhe firmat per braktisjen e kesaj konference ku mesa duket eshte kunder kushtetutes dhe vullnetit te popullit.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Mendoj se nuk e kemi vendin aty.........pra ne ate koference......E kemi vendin ne Europe se jemi Europian.Skemi asjnje lidhje me lindjen e mesme edhe pse kemi maxhorance myslimane.POR................

Por....mendoj se eshte shume e veshtire te terhiqemi pas, pasi vendet arabe kane ngul kembe ne shqiperi.Ato kane investuar dhe investojne akoma ne vendin tone.

Sa per ilustrim po ju tham se sheshin me te madh ne vend "SKENDERBEJ" po e financon Emiri i Emirateve te Bashkuara Arabe.......

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...