Rruga 0 Report post Posted September 5, 2010 Fëmija im. Ndoshta Ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje …Psalmi 139:1 E di kur ti ulesh dhe kur ti ngrihesh Psalmi 139:2 I njoh mirë të gjitha rrugët e tua …Psalmi 139:3 Madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde …Mateu 10:29-31 Pasi ti u bëre në imazhin tim …Zanafilla 1:27 Në mua ti jeton, lëviz dhe ke ekzistencën tënde …Veprat e Apostujve 17:28 Ti je fëmija im …Veprat e Apostujve 17:28 Të kam njohur që përpara se të lindje …Jeremia 1:4-5 Të kam zgjedhur ty që kur planifikova krijimin …Efesianët 1:11-12 Ti nuk ishe një gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim …Psalmi 139:15-16 Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje …Veprat e Apostujve 17:26 Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme …Psalmi 139:14 Të formova në barkun e nënës tënde …Psalmi 139:13 Dhe të solla në jetë në ditën e lindjes tënde …Psalmi 71:6 Më kanë keqprezantuar ata që as nuk më njohin …Gjoni 8:41-44 Nuk jam i largët dhe zemërak. Unë jam shprehja e plotë e dashurisë …1 Gjoni 4:16 Madje është dëshira ime të derdh dashurinë time në ty …1 Gjoni 3:1 Thjesht sepse ti je fëmija im dhe unë jam ati yt …1 Gjoni 3:1 Unë të ofroj më shumë se ç'mund të të ofronte ati yt tokësor …Mateu 7:11 Sepse unë jam Ati i përkryer …Mateu 5:48 Çdo dhuratë të mirë që ti merr, vjen nga dora ime …Jakobi 1:17 Sepse unë jam siguruesi yt dhe plotësoj gjithë nevojat e tua …Mateu 6:31-33 Plani im për të ardhmen tënde ka qënë gjithmonë plot shpresë …Jeremia 29:11 Sepse unë të dua ty me një dashuri të pashterrshme …Jeremia 31:3 Mendimet e mia për ty janë aq të panumërta sa kokrrizat e rërës ...Psalmi 139:17-18 Dhe unë gëzohem për ty me britma gëzimi …Sofonia 3:17 Kurrë nuk do të ndaloj duke të të bërë mirë …Jeremia 32:40 Ti je thesari im i çmuar …Eksodi 19:5 Unë dëshiroj të të jap begati me gjithë zemrën dhe shpirtin tim …Jeremia 32:41 Dhe unë dua të të tregoj ty gjëra madhështore dhe të mrekullueshme …Jeremia 33:3 Nëse më kërkon me gjithë zemrën tënde, do të më gjesh …Ligji i Përtërirë 4:29 Gjej gëzimin tënd në mua dhe unë do të plotësoj dëshirat e zemrës tënde …Psalmi 37:4 Sepse unë jam ai që t'i ka dhënë këto dëshira …Filipianët 2:13 Unë mund të bëj gjëra që janë përtej imagjinatës tënde …Efesianët 3:20 Sepse unë jam ngushëlluesi yt më i madh …2 Thesalonikasve 2:16-17 Jam gjithashtu Ati që të ngushëllon ty në të gjitha shqetësimet e tua …2 Korintasve 1:3-4 Kur je i lënduar, unë jam pranë teje …Psalmi 34:18 Ashtu si bariu kujdeset për qengjin e tij, ashtu edhe unë të kam mbajtur pranë në zemrën time …Isaia 40:11 Do të vijë një ditë kur unë do të fshij cdo lot nga sytë e tu …Zbulesa 21:3-4 Dhe do të largoj tutje çdo dhimbje që ti ke vuajtur në këtë tokë …Zbulesa 21:3-4 Unë jam Ati yt, dhe unë të dua ty ashtu si dua birin tim, Jezusin …Gjoni 17:23 Dashuria ime për ty u shfaq me Jezusin …Gjoni 17:26 Ai është përfaquesi i vërtetë i qënies time …Hebrenjve 1:3 Ai erdhi të të tregojë se unë jam me ty, jo kundër teje …Romakeve 8:31 Dhe të të tregojë se unë nuk i numëroj mëkatet e tua …2 Korintasve 5:18-19 Jezusi vdiq që ti dhe unë të mund të pajtohemi …2 Korintasve 5:18-19 Vdekja e tij ishte shprehja më e madhe e dashurisë sime për ty …1 Gjoni 4:10 Unë dhashë gjithçka që doja në mënyrë të fitoja dashurinë tënde Romakeve 8:31-32 Nëse ti pranon dhuratën e birit tim Jezus, ti më pranon mua …1 Gjoni 2:23 Dhe asgjë nuk do të na ndajë kurrë më nga dashuria ime …Romakeve 8:38-39 Eja në shtëpi dhe unë do të bëj festën më të madhe që është bërë ndonjëherë në qiell …Luka 15:7 Gjithmonë kam qënë Ati, dhe gjithmonë do të jem Ati …Efesianët 3:14-15 Pyetja ime është…A do të jesh ti fëmija im? …Gjoni 1:12-13 Unë po të pres …Luka 15:11-32 Me dashuri, Ati Yt. Zoti i Gjithpushtetshëm --------- Miku im, Perendia te Do shume Ty. Dashuria e Tij per Ty eshte me e forte sesa malet dhe me e thelle sesa oqeanet. Ti je shume i cmuar per Te, Ti je si bebja e syrit te Tij. Madje Ai thote se te ka shkruajtur ne pellembat e duarve te tija. Ai deshiron te kete nje marredhenie personale me Ty, qe ti te shpetohesh, ta njohesh Ate dhe te kesh Jeten e Perjeteshme. Por ka nje Problem: Mekati Ti, une, te gjithe ne jemi mekatare, dhe nuk ka asnje te persosur. "Të gjithë mëkatuan dhe nuk e arrijne lavdine e Perëndisë" (Rom. 3:23) Dhe per shkak se Perendia eshte i Drejte, i Persosur dhe i Shenjte, jemi te ndare nga Ai. Per shkak te mekatit ne jemi te ndare nga Zoti dhe meritojme ndeshkimin e Tij. Mekati na ndan nga Perendia. Sado vepra te mira te bejme, sado fetar te jemi dhe sado rituale te bejme prape mekatare mbetemi dhe Ai nuk mund te pranoje mekatare ne prezencen e Tij. Por ti mund te thuash: Une jam njeri i mire, nuk kam bere te keqija, bej gjera te mira, kam shkuar ne kishe ose Xhami, besoj ne Zot. Miku im, te besh gjera te mira eshte mire, por Zoti thote se te gjithe njerezit jane mekatare dhe per shkak te mekatit jemi te ndare nga Ai. Nese ti thua qe nuk ben mekate, ti ben Zotin genjeshtar. Mekat eshte edhe genjeshtra, nje fjale e keqe, nje mendim i keq, nese ti i ke bere keto ti je nje mekatar qe meriton ndeshkimin e Perendise. Bibla thote: Nese ti e ke thyer ligin ne nje pike te vetme ti e ke thyer te gjitha pikat e tjera, ke thyer te te gjithe ligjin e Perendise. Ti thua se beson ne Zot, mire ben, Por edhe i ligu apo Satani beson se ka nje Zot. Zoti eshte i Shenjte dhe ka nje standart te shenjte dhe ne asnjehere nuk do mund te arrijme standartin qe Zoti kerkon me veprat tona, ritualet, fene apo filozofine tone. Por Lajmi i Mire eshte se Zoti eshte Dashuri dhe Ai kaq shume te deshi Ty, sa qe Ai dha Birin e Tij te vetem, Jezusin, per te marre mekatet e tua dhe te vdiste ne vendin tend. “Sepse Perendia kaq shume e deshi boten sa dha Birin e Tij te vetem, qe, kushdo qe beson ne Te, te mos humbase, por te kete jeten e perjetshme”. (Gjoni 3:16) “Sepse Ate, qe nuk njihte mekat, e beri mekat per ne, qe ne te beheshim drejtesia e Perendise ne Te”. (2Korintasit 5:21) “Por Perendia e tregon dashurine e Tij ne ate qe, kur ende ishim mekatare, Krishti vdiq per ne”. (Romaket 5:8) Bibla thote qe Jezusi eshte Zot, krijues i gjitheckaje, e megjithate ai mori nje trajte njerezore, nje trup njerezor, dhe erdhi ne toke. Ai erdhi ne toke me nje mision, te merrte fajet dhe mekatet tona dhe te vdiste ne kryq ne vendin tone. Ai e beri kete per shkak te dashurise qe kishte per Ty dhe Mua. KETU QENDRON DASHURIA E PERENDISE: Ne ishim mekatare, armiq te Perendise dhe meritonim vdekjen por... Perendia na deshi kaq shume sa dergoi Birin e Tij te vdiste ne kryq per mekatet tona dhe te merrte ndeshkimin qe ne meritonim. Jezusi ishte Paqeberesi qe pajtoi njerezimin me Perendine, qe ne mekataret te njohim Perendine e Shenjte. Ai u be Kurbani per ne. Miku im, Vetem duke u penduar dhe duke e marre Jezusin personalisht si shpetimtar ne jemi te shpetuar nga ndeshkimi i mekateve tona dhe te lindur ne jeten e re. Por, gjithmone eshte me deshire. Ti mund ta refuzosh ose ta pranosh Ate. Por nese ti sot, deshiron qe ta pranosh ate dhe deshiron t’ia dorezosh Jeten tende Jezus Krishtit qe sot shko perpara Tij ne lutje duke u penduar dhe duke e pranuar Ate si Zot edhe Shpetimtar. Kjo nuk eshte nje lutje magjike. Rendesi ka zemra, dhe ate qe ke ne zemer rrefeje me goje. Mund te lutesh keshtu: "Oh Zot, e di që jam një mëkatar. Te lutem me fal per mekatet e mia. Une Besoj se Jezusi vdiq në Kryq në vendin tim. Duke marre ndeshkimin, qe une meritoja. Tani une e pranoj atë si Zot dhe Shpëtimtarin tim. Faleminderit për faljen e mëkateve të mia, dhe për dhuratën e Jetës së Përjetshme. Ulu në fronin e jetës sime, me ndrysho dhe më udhëhiq; më ndihmo që të bëhem ashtu sic Ti dëshironi të jem. Në Emrin tënd unë lutem, AMEN.” Disa gjera qe mund te te ndihmojne: Lutu – Kerko Zotin dhe fol me Te. Lutja eshte bisede me Perendine. Lexo Biblen – Ai flet nepermjet saj. Bashkohu me nje bashkesi ose kishe te krishtere Ungjillore. Zoti te Bekofte Kontakt: Http://Jezusi.webs.com RrugaeJetes@gmail.com Share this post Link to post Share on other sites