Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
VeriuPortal

Kirurgjia plastike dhe "Miss Silikoni"

Recommended Posts

a_1108.pngNuk ka vetëm Miss bukuria, buzëqeshja, apo simpatia. Prej disa vitesh në Rimini të Italisë zhvillohet dhe Miss Kirurgjia Estetike. Një konkurs ku vajza dhe gra në moshë sfidojë bukurinë natyrale me mrekullitë që mund të bëjë mjekësia.

 

 

Këtë vit në Rimini, çmim i parë është marrë nga një 41 vjeçare hungareze, Erzebet Gergely. Një bionde e bukur me sytë blu. Por juria nuk e ka zgjedhur vetëm këtë këto dy detaje.

 

 

Fal një ndërhyrje kirurgjikale, 41 vjeçarja ka arritur që të ketë gjoksin e saj në përmasat e duhura, duke marrë jo vetëm admirimin, por edhe votat e jurisë në spektaklin e zhvilluar dje në mbrëmje.

 

 

Erzebet ka një vajzë 19 vjeçare dhe vet punon në një kompani avionësh.

 

 

Ajo ka lindur në Monok të Hungarisë dhe është e gjatë 190 cm.

 

 

Ajo deklaroi para jurisë së gjoksin e kishte bërë operacion për ta bërë të pranueshëm për gjatësinë e saj.

 

 

Hungarezja është fituesja e dytë e konkursit për kirurgjinë plastike. Në juri kanë qenë të pranishëm 10 mjek të operacioneve plastike gazetarë dhe njerëz të artit.

 

 

Por nuk është vetëm ky spektakli ku garojnë vajzat që kanë bërë “ndonjë ndërhyrje” të vogël kirurgjikale.

 

 

Dje është zhvilluar dhe Miss Silikoni, Miss Botoksi, Miss Lifting dhe një sërë konkurrimesh të tjera.

 

 

 

Lexo me shume artikuj

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...