Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
arbeni

Kur´ani i Mrekullueshem

Recommended Posts

 

Kur’ani i Mrekullueshem

 

nga Dr. Gary Miller

 

 

Kur’ani nuk eshte quajtur i mrekullueshem vetem nga muslimanet te cilet e vleresojne ate, e besojne dhe jane te kenaqur me te: ai eshte quajtur i habitshem edhe nga jo-muslimanet.

 

Çudia me e madhe per ata jo-muslimane te cilet e kane pare Kur’anin me nje sy kritik, ka qene qe Kur’ani nuk ka qene kurre ashtu sikurse ata mendonin. Cfare ata mendojne eshte qe Kur’ani eshte nje liber i vjeter, i cili u e ka origjinen rreth 14 shekuj me pare nga shkretetirat Arabe; keshtu qe ata presin qe libri te kete nje pamje te tille; nje liber i vjeter nga shkretetirat. Me vone ata zbulojne qe libri nuk i ngjante aspak atij qe ata kishin pritur. Per me teper, nga mendimet e para qe disa njerez kane eshte qe, perderisa ai eshte nje liber i vjeter qe vjen nga shkretetira, ai duhet te flase per shkretetirat vete. Ne fakt eshte e vertete qe Kur’ani flet per shkretetirat – imagjinata e tij pershkruan edhe shkreterirat; por ai gjithashtu flet per detin – apo cdo te thote te jesh ne nje shtrengate ne mes te detit.

 

 

Marina tregtare

 

Disa vite me pare, ne Toronto tregohej historia e nje njeriu, i cili punonte ne marinen tregtare per te siguruar jetesen. Nje musliman i dha atij nje kopje te perkthimit te Kur’anit per ta lexuar. Tregtari i detit nuk dinte asgje per Islamin, megjithate ai ishte shume i interesuar ne leximin e Kur’anit. Kur ai e mbaroi ate se lexuari, ia ktheu librin muslimanit dhe pyeti: “A ishte Muhamedi detar?” Ai kishte ngelur shume i mahnitur nga menyra se si Kur’ani pershkruante nje shtrengate ne mes te detit. Kur atij iu tha “Jo, ne fakt Muhamedi ka jetuar vetem ne shkretetire”, ajo ishte mese e mjaftueshme per te. Ai e pranoi Islamin menjehere. Ai ishte mahnitur me pershkrimin e shtrengates ne Kur’an sepse ai e kishte provuar nje dicka te tille, dhe e dinte qe ai qe e ka shkruar ate pershkrim, e ka provuar cdo te thote nje stuhi ne mes te detit. Pershkrimi “ nje dallge, mbi te nje tjeter dallge dhe mbi te rete ne qiell” (Sure En-Nur, 24:40) nuk mund te kishte qene ajo cka nje person duke imagjinuar stuhine ne det do te kishte shkruar; ajo pa tjeter ishte shkruar nga dikush qe e dinte cdo te thote nje stuhi ne det. Ky eshte vetem nje shembull i cili tregon ate qe Kur’ani nuk ishte i lidhur me nje vend apo kohe te caktuar. Pa dyshim, idete shkencore te shprehura ne te gjithashtu, nuk e kane origjinen nga shkretetirat e 14 shekujve me pare.

 

 

Grimca me e vogel

 

Shekuj te tere, perpara ardhjes se Muhamedit si profet, ka ekzistuar nje teori shume e njohur e atomizmit e avancuar nga filozofi Grek Demokritius. Ai (dhe ata qe e ndoqen ate) mendonin qe materia perbehej nga grimca te pandashme dhe te padallueshme qe quheshin atome. Arabet gjithashtu e kishin pervetesuar nje koncept te tille, ne fakt fjala Arabe “dharrah” i referohet grimces me te vogel qe njerezit njohin. Tani, shkenca moderne ka zbuluar qe kjo grimce e vogel (atomi) mund te shperbehet ne pjeseza me te vogela. Kjo eshte nje ide e re qe i perket shekullit te kaluar; megjithate, ky dokument na paraqitet me mjaft interes ne Kur’an, ne Sure Es-Sebe’, 34:3 e cila thote: “Ai (Allahu) di edhe per ate qe peshon sa nje atom ne qiej dhe ne toke, bile edhe per ate qe eshte me e vogel se ajo.”

Pa dyshim, para 14 shekujsh kjo fraze do te dukej e cuditshme edhe per nje Arab. Per te, “dharrah” ishte gjeja me e vogel qe ekzistonte. Me te vertete, kjo eshte nje prove qe tregon qe Kur’anit nuk i ka kaluar koha.

 

 

Mjalti

Nje tjeter shembull i asaj qe dikush pret te gjeje ne nje “liber te vjeter” qe flet per shendetin apo kurimin e semundjeve, jane mjekimet apo kurimet te cilave u ka kaluar koha. Shume burime historike trensmetojne qe Profeti (as) ka dhene keshilla mbi shendetin dhe higjenen, megjithate shume nga keto keshilla nuk jane te perfshira ne Kur’an. Ne pajme te pare, per nje jo-musliman, ky duket si nje perjashtim neglizhent. Ata nuk mund ta kuptojne perse Allahu nuk do te “perfshije” keto informacione me vlere ne Kur’an. Disa Muslimane perpiqen ta shpjegojne kete mungese me argumentet e meposhtme: “Megjithese keshillat e profetit ishin te qendrueshme dhe te aplikueshme ne kohen ne te cilen ai jetonte, Allahu me dijen e Tij pa kufij e dinte qe do te vinte nje kohe kur zbulimet e reja mjeksore dhe shkencore do ti benin keshillat e profetit te dukeshin jashte kohe. Kur u bene zbulime te reja, njerezit do te thonin qe keto zbulime bien ne kontradikte me keshillat e Profetit. Per kete, perderisa Allahu nuk do te lejonte asnje shans per jo-muslimanet te thonin qe Kur’ani bie ne kontradikte me vetveten apo me mesimet e Profetit (s), Ai perfshiu ne Kur’an nje informacion qe do ti rezistonte koherave.” Megjithate, nese do te ekzaminonim realitetin e vertete te Kur’anit persa i perket ekzistences se tij si nje revelate qiellore, do te vinim re qe i gjithe problemi do te qartesohej, dhe gabimi i ketyre lloj argumenteve do te behej i qarte dhe i kuptueshem.

 

 

Duhet te kuptohet qe Kur’ani eshte nje revelate nga Zoti, dhe si i tille, i gjithe informacioni qe perfshihet ne te ka nje origjine te tille. Allahu e zbriti Kur’anin nga Vetja e Tij. Ato jane fjalet e Allahut, te cilat ekzistonin qe para krijimit, dhe per kete asgje nuk mund te shtohet, hiqet apo ndryshohet. Ne thelb Kur’ani ekzistonte dhe ishte i kompletuar perpara ardhjes se Profetit Muhamed (as), keshtu qe nuk ka sesi te perfshije ndonje fjale apo keshille te vete Profetit. Perfshirja e nje informacioni te tille do te binte ne kundershtim te hapur me qellimin per te cilin Kur’ani ekziston. Ajo do te tundte autoritetin e tij dhe do ta bente ate jo-autentik si nje revelate nga Zoti.

 

 

Si rezultat i kesaj, ne Kuran nuk perfshihen “mjekimet popullore”, te cilat nuk mund te konsideroheshin te kohes; po ashtu ne te nuk perfshihen mendimet e njeriut persa i perket asaj qe eshte e vlefshme per shendetin, cili ushqim eshte i mire per t`u konsumuar, apo cfare do ta kuronte kete apo ate semundje. Ne fakt, Kur’ani permend vetem nje produkt i cili sherben si trajtim mjekesor i cili nuk eshte kundershtuar nga askush. Thuhet qe ne mjaltin njerezit gjejne sherim. Dhe sigurisht, nuk besoj se do te jete dikush qe do ta kundershtoje kete.

 

 

Profeti Muhamed (s) dhe Kur’ani

 

Nese dikush mendon qe Kur’ani eshte produkt i mendjes se njeriut, atehere do te pritej qe ky liber te reflektonte dicka nga ajo qe ndodh ne mendjen e atij qe e “kompozoi” ate. Ne fakt disa libra te ndryshem dhe enciklopedi shkruajne qe Kur’ani eshte produkt i alucinacioneve qe Muhamedi kishte. Nese kjo eshte e vertete – nese Kur’ani vertete eshte pjelle e disa problemeve psikologjike ne mendjen e Muhamedit – atehere evidencat per kete do te shfaqeshin te qarta ne Kur’an. A ekziston ndonje evidence e tille? Megjithate perpara se te vertetojme nese ekziston ndonje evidence e tille apo jo, me pare duhet te identifikojme cfare duhet te kete ndodhur ne mendjen e tij ne ate kohe, dhe me pas te kerkojme keto mendime dhe reflektime ne Kur’an.

 

 

Eshte e ditur qe Muhamedi (as) pati nje jete te veshtire. Te gjitha vajzat e tij nderruan jete pervec njeres. Ai gjithashtu kishte nje grua lidhjen me te cilen ai e kishte shume per zemer dhe e konsideronte shume te rendesishme. Edhe ajo nderroi jete bile ne nje periudhe shume kritike te jetes se tij. Faktikisht, ajo duhet te kete qene nje grua e forte sepse kur atij ju shpall revelimi i pare, ai i frikesuar shkoi pikerisht tek ajo. Sigurisht, edhe ne ditet e sotme do te ishte shume e vershtire te gjeje nje Arab qe do te thoshte “isha aq i frikesuar, saqe vrapova ne shtepi per te gruaja ime”. Kjo ndodh sepse ajo eshte natyra e tyre. Megjithate, Muhamedi (as) duhet te jete ndier shume komfort me gruan e tij perderisa ai e beri kete. Kjo tregon qarte sa e forte dhe sa influence ajo grua kishte. Megjithese keto shembuj jane vetem disa nga subjektet qe do te kene qene ne mendjen e Muhamedit ne ate kohe, ato do te mjaftonin per te mbeshtetur piken time.

 

 

Kur’ani nuk permend asnje nga keto gjera – as vdekjen e femijeve, as vdekjen e gruas dhe shoqes me te dashur, as friken nga shpallja e pjeses se pare te revelates, te cilen ai aq bukur e ndau me gruan e tij – asgje; dhe keto ndodhi duhet ta kene vrare ate, shqetesuar ate, dhe shkaktuar dhembje dhe hidherim gjate jetes se tij. Ne te vertete, nese Kur’ani do te ishte nje produkt i refleksionit te tij psikologjik, atehere keto subjekte, ashtu sikurse dhe shume te tjera, do te ishin te qarta apo te pakten do te ishin permendur ne Kur’an.

 

 

Kur’ani nga pikpamja shkencore

 

Analiza e Kur’anit nga nje pikpamje shkencore do te ishte shume e mundur, sepse Kur’ani ofron dicka qe nuk eshte ofruar nga asnje skript tjeter fetar ne vecanti dhe asnje fe tjeter ne pergjithesi. Kjo eshte cka shkencetaret kerkojne. Sot, ka shume njerez me mendime dhe teori te ndryshme mbi universin. Keto njerez jane pothuajse gjithkund, por komuniteti shkencor as nuk do te tentonte tu vinte veshin atyre. Kjo ndodh per arsye se komuniteti shkencor ka kerkuar nje prove te falsifikimit. Ata thone, “nese ke nje teori, mos na e dergo ate neve perderisa nuk sjell bashke me te menyren se si ne te provojme nese ajo qe thua eshte e drejte apo e gabuar.”

 

 

Ky ishte testi te cilit Ainshtajni ju nenshtrua. Ai erdhi me nje teori te re dhe tha: “Une besoj qe universi eshte ky; dhe keto jane tre menyra per te provuar nese ajo qe une them eshte e drejte apo e gabuar!” Nen mbikqyrjen e komunitetit shkencor, teoria iu nenshtrua ketij testi, dhe brenda gjashte vitesh teoria i kaloi te tre menyrat. Natyrisht, kjo nuk provon qe ai ishte i madh, por provon vetem ate qe ai e meriton te degjohet sepse ai tha, “ kjo eshte ideja ime, dhe nese ju doni te perpiqeni te vertetoni qe une jam gabim, beni kete apo provoni kete tjetren”.

 

 

Kjo eshte tamam ajo qe Kur’ani ka – testin e falsifikimit. Disa jane te vjeter (ne sensin qe ata tashme jane provuar te verteta) dhe disa ekzistojne edhe sot e kesaj dite. Shume thjeshte ai thote: “Nese ky liber nuk eshte cfare pretendohet, atehere cfare ju duhet te beni eshte kjo, apo kjo, apo ajo tjetra qe te kundershtoni ate”. Natyrisht, per 1400 vjet askush nuk ka mundur ta beje asgje keshtu qe ai akoma konsiderohet i vertete dhe autentik.

 

 

Testi i falsifikimit

 

Cfare une ju sugjeroj eshte qe heren tjeter, kur te debatoni me dike rreth Islamit dhe ai pretendon qe ai eshte me te verteten dhe ju ne erresire, lerini te gjitha argumentet menjeane dhe pyeteni personin: “A ka ndonje test falsifikimi ne fene tuaj? A ka ne fene tuaj dicka, cfaredo qofte ajo, qe nese do te ekzistonte do te provonte qe ju jeni gabim? Une ju premtoj qe ne kete moment qe askush nuk do te jete ne gjendje te sjelle dicka te tille – asnje test, asnje prove, asgje. Kjo sepse ata nuk mendojne qe ata nuk duhet te tregojne cfare ata besojne por ata duhet tu japin te tjereve nje shans per te provuar qe ata nuk jane gabim. Megjithkete, Islami e ben kete.

 

 

Nje shembull perfekt qe tregon si Islami i ofron njeriut nje shans per te provuar vertetesine tij, jepet ne kapitullin e katert. Te them te drejten vertete u cudita kur e zbulova kete sfide per here te pare. Sure En-Nisa, 4:82, thote:“ A nuk e perfillin ata Kur’anin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie”. Kjo eshte nje sfide e qarte per nje jo-musliman. Ai eshte i ftuar te gjeje nje gabim. Faktikisht, serioziteti dhe veshtiresia e kesaj sfide,dhe paraqitja e saj ne vend te pare nuk eshte ne natyren njerezore dhe nuk eshte pjese e personalitetit te njeriut. Nuk mund te ndodhe qe dikush ulet ne provim, dhe pasi e mbaron ate, i le profesorit nje mesazh ku thuhet: “Ky provim eshte perfekt. Nuk ka asnje gabim ne te. Gjejeni nje, nese mundeni!” Askush nuk e ben kete. Profesorin nuk do ta zinte gjumi naten derisa ai te gjente nje gabim. Por perseri, kjo eshte menyra me te cilen Kur’ani i drejtohet njerezimit.

 

 

Pyeti ata qe kane dituri

 

Nje tjeter e vecante interesante qe ekziston ne Kur’an vazhdimisht merret me keshillat qe ai i ofron lexuesit. Kur’ani e informon lexuesin per fakte te ndryshme dhe me pas keshillon, “nese kerkon te dish me teper per kete ose ate, apo nese dyshon ne ate qe thuhet, atehere pyet ata qe kane dituri”. Kjo eshte nje tjeter karakteristike qe te cudit. Nuk eshte normale per dike qe nuk ka eksperience ne gjeografi, botanike, biologji, etj., - te diskutoje per keto tema, dhe me pas te keshilloje te tjeret te pyesin ata qe kane dituri nese informacioni eshte i dyshueshem. Gjate te gjitha koherave, shume muslimane kane ndjekur keshillat e Kur’anit dhe kane bere zbulime te shumta. Nese do te hidhnim nje sy mbi punen e shkencetareve muslimane te shume shekujve me pare, do te shikonim qe ata kane perdorur shpesh kuota nga Kur’ani. Punet e tyre tregojne qe ata bene studime ne nje vend te caktuar, sepse ata kerkonin te arrinin diku. Dhe ata do te na siguronin qe arsyeja qe i beri ata te studionin mbi dicka te tille ishte sepse Kur’ani i tregoi atyre drejtimin e duhur. Pershembull, Kur’ani flet per origjinen e njeriut dhe me pas i thote lexuesit: “Bej kerkim mbi te”. Ai i jep lexuesit nje shenje dhe me pas thote qe ka akoma dicka per te zbuluar. Kjo eshte ajo mbi te cilen Muslimanet nuk tregojne interes – por kjo nuk ndodh gjithmone dhe paragrafet e meposhtem e vertetojne kete.

 

 

Embriologjia

 

Disa vite me pare, nje grup studiuesish ne Riad, ne Arabine Saudite, mblodhen te gjitha versetet e Kur’anit qe diskutonin embriologjine – krijimin e njeriut ne miter. Ata thane “kjo eshte cfare Kur’ani thote. A eshte kjo e vertete?” Per te vertetuar kete ata ndoqen keshillen e Kur’anit qe thote “pyeti ata qe kane dituri”. Qelloi qe ata zgjodhen nje jo-musliman i cili ishte profesor i embriologjise ne Universitetin e Torontos. Emri i tij ishte Keith Mur, dhe ai eshte autore i nje sere librash mbi embriologjine – nje ekspert boteror mbi kete lende. Ata e ftuan ate ne Riad dhe thane: “Kjo eshte cfare Kur’ani thote per kete teme. A eshte kjo e vertete? Cfare mund te na thoni per kete?” Gjate qendrimit te tij ne Riad, ata i dhane profesorit ndihmen e duhur me perkthimet dhe bashkepunimin qe ai kerkoi. Ne fund ai u cudit aq shume me ate qe zbuloi, saqe ai nderroi edhe disa pjese nga librat e tij. Ne fakt, ne edicionin e dyte te njerit nga librat e tij, qe titulohet ‘Perpara se te ishim Lindur’...ne seksionin e historise se embriologjise ai perfshiu disa materiale qe nuk ishin ne edicionin e pare sepse cfare ai gjeti ne Kur’an ishte me e avancuar sesa dija e tij dhe se ata qe besojne ne argumentet e Kur’anit dine ate qe te tjeret nuk e dine. Une pata kenaqesine ta intervistoja Dr. Keith Mur per nje prezantim televiziv ne te cilin folem gjate mbi kete teme – pati gjithashtu ilustrime te ndryshme me ane te projektorit etj. Gjate prezantimit ai tha qe shume nga ato cka Kur’ani thote mbi krijimin e njeriut nuk diheshin deri para 30 vjeteve. Ne fakt, ai tha qe pershkrimi i Kur’anit per embrionin ne nje nga gradat e zhvillimit si ‘gjak i ngjizur’ (si shushunje) ishte dicka e re per te, (Sure el-Haxh, 22:5; el-Mu’minune, 23:14; El-Gafir, 40:67) por pas kerkimit ai pa qe ajo ishte e vertete, dhe e shtoi ate ne librin e tij. Ai tha qe nuk e kishte menduar kurre nje dicka te tille. Me pas ai shkoi ne departamentin e zoologjise dhe kerkoi fotografine e nje shushunje. Kur ai e gjeti ate, e pa qe ajo dukej tamam si embrioni i njeriut, dhe per kete vendosi ti paraqese te dy fotografite ne nje nga librat e tij.

 

 

Megjithese shembulli i mesiperm i kerkimit te metejshem mbi informacionin e dhene ne Kur’an i perket eksperiences se nje jo-muslimani, ai eshte perseri i vlefshem sepse vete profesori eshte nje nga ato qe kane dituri ne subjektin mbi te cilin behet studimi. Sikur nje njeri i thjeshte te thoshte qe ajo cka Kur’ani thote per formimin e njeriut eshte e vertete, ndoshta fjalet e tij nuk do te pranoheshin. Por, per arsye te posites se larte, respektit dhe vleresimit qe njerezit ja shoqerojne studiuesve, do te ishte e natyrshme te mendohet qe nese ata do te benin nje kerkim dhe do te dilnin ne perfundime te bazuara ne kete kerkim, atehere perfundimet do te ishin te vlefshme.

 

 

Kunderpergjigja e Skeptikut

 

Dr. Muri shkroi gjithashtu nje liber mbi embriologjine klinike, dhe kur ai e prezantoi materialin e tij ne Toronto, ai u ndesh me nje reagim te ashper ne te gjithe Kanadane. Kjo u publikua ne faqet e para te gazetave ne te gjithe vendin, bile disa nga titujt ishin me te vertete qesharake. Per shembull, njeri nga titujt lexonte “DICKA E CUDITSHME E GJETUR NE LIBRIN E LASHTE TE LUTJEVE!” Ky shembull tregon qarte qe njerezit nuk e kuptojne qartesisht ate per te cilen behet fjale. Faktikisht, nje reporter i nje gazate e pyeti profesor Murin: “Anuk mendoni qe Arabet mund te kene pasur dije rreth gjithe kesaj – pershkrimin e embrionit, pamjen e tij dhe si ai ndryshon e rritet? Ndoshta ata nuk ishin shkencetare, ndoshta ata kane bere operacione duke i care njerezit per te pare keto gjera.” Profesori menjehere theksoi se ai (reporteri) kishte humbur nje pike shume te rendesishme – te gjitha pamjet e perdorura gjate prezantimit ishin fotografuar nepermjet mikroskopit. Ai vazhdoi duke thene qe “nuk eshte e rendesishme nese dikush eshte munduar te zbuloje embriologjine 14 shek. me pare. Ata nuk mund ta kishin pare ate!”

 

 

Te gjitha pershkrimet e Kur’anit mbi embrionin i perkasin kohes kur ai eshte shume i vogel per tu pare me syrin e lire; keshtu qe duhet nje mikroskop per ta pare ate. “Nje mjet i tille u zbulua vetem rreth 200 vjet me pare” - vazhdoi Dr. Muri – “Ndoshta 14 shekuj me pare dikush mbante te fshehur nje mikroskop dhe beri kete kerkim, duke mos bere asnje gabim. Me pas, ne nje menyre apo nje tjeter ja mesoi ate Muhamedit (s) dhe i mbushi mendjen atij ta perfshinte kete informacion ne librin e tij. Pas kesaj ai i shkaterroi mjetet e tij te punes duke e mbajtur ate pergjithmone sekret. A e beson ti kete? Ne fakt nuk duhet ta besosh perderisa te sjellesh prova te sakta sepse kjo me te vertete eshte nje teori qesharake.” Kur ai u pyet ‘si e shpjegonte ai kete informacion ne Kur’an?’, Dr. Muri u pergjigj: “Ajo shpjegohet vetem me nje revelate nga Zoti!”

 

 

Gjeologjia

 

Nje nga koleget e Dr. Murit, Marshall Xhonson, merret me studimin e Gjeologjise ne Universitetin e Torontos. Ai tregoi nje interes te vecante ne faktin qe informacioni qe Kur’ani jepte mbi embriologjine ishte i sakte, dhe per kete, ai i kerkoi muslimaneve te mblidhnin cdo gje nga Kur’ani qe kishte te bente me specialitetin e tij. Perseri njerezit ngelen te habitur nga rezultatet. Perderisa ne Kur’an trajtohen tema te shumta, do te duhej nje kohe e gjate per tu marre me gjithshka. Do te mjaftonte per qellimin e ketij diskutimi te thonim qe Kur’ani ofron informacion te qarte dhe te sakte per tema te ndryshme dhe ne te njejten kohe ai keshillon lexuesin te verifikoje vertetesine e tyre me studime te ndrshme nga specialiste te ketyre subjekteve. Ashtu sikurse u tregua nga shembujt e mesiperm te embriologjise dhe gjeologjise, Kur’ani ka qene gjithmone nje burim autentik ne te cilin kushdo mund te mbeshtetet.

 

 

Ju nuk e dinit kete me pare...

 

Pa dyshim, nje tjeter menyre interesante e te shprehurit e cila nuk gjendet askund tjeter pervec se ne Kur’an, eshte ajo kur Kur’ani informon dhe me pas shpesh here i drejtohet lexuesit me fjalet “Ju nuk e dinit kete me pare”. Asnje shkript tjeter nuk e ben kete. Te gjitha shkrimet e lashta dhe skriptet qe njerezit kane japin nje informacion te gjere, por ato gjithmone e tregojne burimin e informacionit. Psh, kur Bibla diskuton per historine e te lashteve, ajo tregon qe ky mbret ka jetuar ketu, ky tjetri luftoi ne kete beteje, nje tjeter kishta kaq djem, etj. Megjithate, Bibla thote qe nese lexuesi kerkon nje infromacion me te zgjeruar, ai duhet te kerkoje ne kete liber apo ate liber te caktuar sepse ai eshte libri nga ku informacioni eshte marre. Ne kontrast me kete koncept, Kur’ani e furnizon kexuesin me informacion dhe me pas thote qe ky informacion nuk ka qene i njohur me pare. Eshte me shume interes te permendim qe ky koncept nuk u sfidua kurre nga jo-muslimanet, gjate ketyre 14 shekujve. Me te vertete Mekasit i urrenin aq shume muslimanet, por megjithese ata degjuan revelimet e ndryshme qe sillnin dicka te re, perseri ata kurre nuk folen e thane qe “kjo nuk eshte e re. Ne e dime ku Muhamedi e gjeti kete informacion. Ne e kemi mesuar kete ne shkolle.” Ata nuk munden kurre ta sfidonin autenticitetin e ketyre informacioneve sepse megjithmend ato ishin te verteta!

 

 

Per te ndjekur keshillen e Kur’anit per kerkim te informacionit, (edhe nese ai eshte i ri), gjate kohes se tij si udheheqes i muslimaneve, Omeri caktoi nje grup studiuesish per gjetjen e murit te Dhulkarneinit. Perpara se Kur’ani te zbriste, Arabet nu kishin degjuar kurre per nje mur te tille, por vetem pse Kur’ani e pershkruante, ata qene ne gjendje ta gjenin ate. Ai ndodhet ne nje vend te quajtur Durbend, ne ish Bashkimin Sovjetik.

[ Shenim: Qyteti i Derbendit (Durbend, Derbend, Derband) gjendet ne Dagestan, ne brigjet perendimore te Detit Kaspik, rreth 150 milje ne jug-lindje te Groznit, ne Ceceni dhe 140 milje ne veri-perendim te Bakut, ne Azerbaixhan. Derbandi njihej gjithashtu me emrin Bab el-Ebuab ne historine e hershme te Islamit. Et-Tabariu e ka permendur ate ne vepren e tij “Tarik er-Rusul ue’l Muluk” kur diskutonte per ngjarjet e vitit 14 ne kalendarin musliman (ose 646 e.r.) gjate periudhes se udheheqesit te drejte Kalifit Omer ibn el-Katab (r.a.). Qyeteti gjithashtu permendet nga Jakuti ne vepren Mu’xham El-Buldan. Qyteti ishte i rrethuar me fortifikata me qellim qe ti mbrohej sulmeve nga veriu i Kaukazit, kur gjate nje kohe sundohej nga mbreteria e fuqishme e Kazarit. Hitoria e Kazarajve dokumentohet qe nga mesi i mijevjecarit te pare e.r., dhe mbreteria e tyre u shperbe ne 966 e.r. Derbendi ishte pika strategjike qe lidhte Veriun e Kaukazit me Jugun apo zonat Perse.

 

 

Abdullah Jusuf Ali, perkthyesi i famshem i kuptimit te Kur’anit diskuton disa opinione mbi Dhulkarneinin ne shtojcen VII ne fund te sures “Kehf” apo “Shpella”. Historiani i famshem, Ibn Kethiri permend qe Dhulkarneini ishte nje mbret besimtar i cili jetoi gjate kohes se profetit Ibrahim (Abraham s.) dhe ai beri peligrimazhin rreth Ka’bes bashke me profetin Ibrahim (s) kur ai e ndertoi ate. Shiko faqen “Minoritetet Muslimane” per nje harte qe tregon Derbendin]

 

 

Prova e autenticitetit: Nje Trajtim

 

Duhet te theksohet qe Kur’ani eshte i sakte per gjerat qe thote, megjithate saktesia nuk do te thote qe ai eshte nje liber i shenjte. Ne fakt, saktesia eshte vetem nje nga kriteret qe nje revelate e shenjte duhet te plotesoje. P.sh., libri telefonik eshte i sakte por kjo nuk do te thote qe ai eshte i shenjte. Problemi i vertete qendron aty ku provat duhet te paraqesin burimet e informacionit te Kur’anit. Por theksi bie ne krahun tjeter, ne ate qe prova duhet te gjendet nga lexuesi. Dikush nuk mund ta mohoje vertetesine e Kur’anit pa pasur prova te mjaftueshme. Nese dikush gjen ndonje gabim, atehere personi mund ta diskualifikoje ate. Kjo eshte tamam ajo qe Kur’ani inkurajon.

 

 

Nje here nje burre erdhi tek mua, pas nje fjalimi qe kisha dhene ne Afriken e Jugut. Ai ishte shume i inatosur me ato qe une kisha thene dhe me tha: “Sot une do te shkoj ne shtepi dhe do te gjej nje gabim ne Kur’an”. Pa dyshim – thashe une – une do te pergezoje per kete. Kjo eshte gjeja me e zgjuar qe dikush mund te bente”. Sigurisht, ky ishte trajtimi qe muslimanet duhet ti bejne Kur’anit me ata qe dyshojne ne vertetesine e tij, sepse vete Kur’ani ofron nje sfide te tille. Nje fakt thelbesor qe duhet perseritur per sa i perket vertetesise se Kur’anit eshte qe pamundesia e dikujt per te shpjeguar nje fenomen nuk i kerkon personit te pranoje ekzistencen e fenomenit apo shpjegimin e nje personi tjeter persa i perket te njejtit fenomen. Per te qene me specifik, nese dikush mund mund te shpjegoje dicka, kjo nuk do te thote qe personi duhet te pranoje versionin e dikujt tjeter. Por, nese personi e kundershton shpjegimin e dikujt tjeter, atehere eshte detyra e tij te gjeje nje prove te sakte. Kjo teori gjenerale ishte e aplikueshme per koncepte te ndryshme per jeten, por ajo gjithashtu i pershtatet shume bukur sfides se Kur’anit, sepse ajo krijon nje veshtiresi per ate qe thote “Nuk e besoj”. Ne momentin kur dikush refuzon te besoje dicka, ai merr mbi vete obligimin per nje shpjegim tjeter nese ai mendon qe tjeteri eshte gabim.

 

 

Ne fakt, ne nje ajet te vecante te Kur’anit i cili gjithmone eshte keqinterpretuar nga perkthyesit e Kur’anit, Allahu permend nje njeri te cilit ju shpjegua e verteta. Thuhet qe ai nuk e kreu mire detyren sepse ai nuk i shqyrtoi mire te gjitha variantet qe ai kishte degjuar. Me nje fjale, eshte fajtor ai i cili degjon dicka dhe nuk e shikon ate me sy kritik per te pare nese ajo eshte e vertete apo jo. Menjefjale, cfare duhet bere eshte qe informacioni te merret, te procesohet, te vendoset per ate qe eshte e sakte apo jo e sakte dhe me pas personi te perfitoje nga informacioni qe mori.

 

 

Informacioni duhet te organizohet dhe ndahet ne kategori te vecanta ne menyre qe te trajtohet ne menyra te ndryshme. P.sh. nese dikush mendon qe informacioni eshte spekulues, atehere personi duhet te shikoje ne cilin krah informacioni anon me teper, eshte ai i drejte apo i gabuar. Por, nese te gjitha faktet jane ofruar atehere personi eshte i detyruar te zgjedhe vetem njerin nga keto dy opsione. Edhe nese dikush nuk eshte pozitiv per sa i perket vertetesise se informacionit, ai eshte i detyruar ta procesoje informacionin, dhe te bindet qe ai nuk mund te vendose mbi te. Megjithese pika e fundit mund te duket pa kuptim, ajo ishte e rendesishme ne ate qe personi arrin ne nje konkluzion pozitiv qe bazohet ne analize te fakteve. Ky familjaritet me iformacionin do ti tregoje personit “kufirin”. Kur ai te perballohet me zbulime te reja apo infromacione te reja. E rendesishme ketu eshte ajo qe dikush nuk mund te mohoje faktet vetem pse personi nuk eshte i interesuar ne to.

 

 

 

Duke Provuar Alternativa te ndryshme

 

Siguria e vertete persa i perket vertetesise se Kur’anit shfaqet ne konfidencen qe eshte e pranishme ne te; dhe kjo konfidence vjen me nje trajtim te vecante qe quhet “Duke Provuar Alternativat”. Ne thelb Kur’ani thote; “Ky eshte nje revelate e shenjte, nese ju nuk besoni atehere cfare eshte kjo?” Me fjale te tjera, lexuesi eshte i ftuar te sjelle shpjegime te tjera. Ja ku eshte nje liber i shkruar me boje mbi leter. Nga erdhi ky liber? Ai thote qe eshte nje revelate e shenjte; nese jo, atehere cili eshte burimi i tij? Fakti me interesant eshte qe asnje nuk ka ardhur me nje shpjegim qe qendron. Ne fakt te gjitha alternativat jane provuar. Ashtu sikurse jo-muslimanet e kane trajtuar kete problem, alternativat jane pothuajse reduktuar ne dy drejtime mendimesh.

 

 

Ne njerin krah qendron nje grup njerezish qe e kane studiuar Kur’anin per qindra vjet te cilet thone: “Nje gje eshte e qarte – ai njeri, Muhamedi (s), kujtonte se ishte profet. Ai ne fakt ishte i cmendur.” Ndersa ne krahun tjeter qendron nje tjeter grup njerezish qe thone “ Per kete apo ate evidence, ne jemi te sigurte qe Muhamedi (s) ishte nje genjeshtar!” Ironikisht, keto dy grupe nuk arrijne kurre te bashkohen pa kontradita. Ne fakt shume libra i pranojne te dy alternativat duke filluar me ate qe Muhamedi (s) ishte i cmendur dhe duke perfunduar me ate qe ai ishte genjeshtar. Ata asnjehere nuk e kuptuan qe ai nuk mund te kishte patur te dyja. P.sh. nese dikush eshte i manget dhe mendon qe eshte profet, nuk ulet gjithe naten duke bere plane se si do ti mashtroje njerezit te nesermen, keshtu ata do te mendojne qe ai eshte profet?” Ai beson ne ate ashtu sikurse beson qe pergjigja do te vij me ane te revelates.

 

 

 

Rruga e Kritikut

 

Faktikisht, nje pjese e madhe e Kur’anit zbriti si pergjigje per shume pyetje. Dikush do te pyeste Muhamedin (s) dhe revelata do te vinte me pergjigjen e pyetjes. Sigurisht, nese dikush eshte i cmendur dhe beson se nje engjell i peshperit ne vesh, atehere kur dikush ben nje pyetje, ai kujton se engjelli do ti sjelle atij pergjigjen. Ai eshte i cmendur prandaj dhe ai e beson kete. Ai nuk i thote pyetesit te prese per nje moment dhe me pas vrapon tek shoket e tij per te pyetur, “a e di ndonjeri prej jush pergjigjen?” Kjo lloj sjellje eshte karakteristike e dikujt qe nuk beson qe ai eshte profet. Cfare jo-muslimanet nuk pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja. Njeri mund te jete i manget ose genjeshtar. Fakti eshte qe ato jane te dyja karakteristika reciproke te personalitetit.

 

 

Skenari i meposhtem eshte nje shembull ideal per te pershkruar ate qark te mbullur qe jo-muslimanet pershkojne vazhdimisht. Nese i pyet ata “cila eshte origjina e Kur’anit?” Ata thone qe ai eshte pjelle e nje personi qe ishte i cmendur. Me pas i pyet: “Nese ai vjen nga ky person, ku e gjeti ai ate informacion qe perfshihet ne te? Pa dyshim Kur’ani permend shume gjera qe ishin te reja per Arabet.” Meqe ata duhet te shpjegojne kete fakt, ata nderrojne pozicion duke thene: “Ndoshta ai nuk ishte i cmendur. Ndoshta ndonje i huaj ja mesoi atij te gjitha keto. Keshtu qe ai genjeu dhe i tha njerezve qe ai ishte profet.” Ne kete pike ju duhet te pyesni: “Ku e gjeti Muhamedi konfidencen e tij, nese ai ishte mashtrues?” Te zene ne nje qoshe, si nje mace e egersuar, ata do te vijne me pergjigjen e pare qe u vjen ne mendje. Duke harruar qe ajo mundesi u konsumua nje here ata thone: “Epo, ndoshta ai nuk ishte mashtrues. Patjeter duhet te kete qene i cmendur qe vertet besonte se ishte profet”. Keshtu ata fillojne nga e para te pershkojne ate qark te mbyllur.

 

 

Ashtu sikurse eshte permendur edhe me pare, Kur’ani perfshin nje infromacion te gjere burimi i te cilit nuk mund ti takoje askujt pervec Allahut. P.sh. kush i tregoi Muhamedit (s) per murin e Dhulkarneinit – nje vend qindra milje larg ne veri. Kush i tregoi atij per embriologjine? Kur njerezit mbledhin fakte te tilla, nese ato nuk duan qe tia atribuojne ekzistencen e tyre ndonje burimi te qiellor, ato automatikisht kthehen ne pretendimin qe dikush ja mesoi Muhamedit (s) keto infromacione i cili i perdori ato per te mashtruar njerezit. Megjithate, kjo teori mund te kundershtohet me nje pyetje te thjeshte: “Meqe Muhamedi ishte mashtrues, ku e gjeti ai konfidencen e tij? Perse ai i tregonte njerezve ne fytyre ate qe askush tjeter nuk mund ta thoshte? Kjo konfidence mund te shpjegohet vetem me faktin qe personi beson qe atij i eshte zbritur nje revelate qiellore.

 

 

 

Nje Revelate – Ebu Lehebi

 

Profeti Muhamed kishte nje xhaxha emri i te cilit ishte Ebu Leheb. Ky person e urrente Islamin aq shume, saqe ai e ndiqte Profetin per ta tallur dhe diskretituar. Nese ai e shikonte profetin duke folur me nje te panjohur, ai do te priste derisa ata te ndaheshin dhe me pas ai do te shkonte tek i panjohuri dhe do ta pyeste: “Cfare te tha ai? A tha ai e zeze? Ne fakt eshte e bardhe. A tha ai mengjes? Ne fakt eshte mbremje.” Ai thoshte gjithmone te kunderten e asaj qe ai degjonte Muhamedin (s) dhe muslimanet te thonin. Pamvaresisht nga kjo, pothuajse 10 vjet me pare se Ebu Lehebi te vdiste, u shpall nje kapitull i vogel nga Kur’ani qe fliste per te (Sure El-Leheb, 111). Ajo tregonte hapur ate qe ai nuk do te behej kurre nje musliman dhe per kete do te denohej perjete. Per dhjete vjet cfare Ebu Lehebi mund te kishte bere ishte te thoshte: “Kam degjuar qe Kur’ani thote une nuk do te ndryshoje kurre – une nuk do te behem kurre nje musliman keshtu qe do te perfundoj ne zjarr. Epo, une dua te behem musliman tani. Si ju duket kjo? Cfare mendon per revelaten nga Zoti juaj?” Por ai nuk e beri kurre kete. Dhe perseri, kjo do te ishte pikerisht sjellja e tij, perderisa ai kundershtonte cdo gje qe Islami thote. Ne nje fare menyre ajo cfare Muhamedi (s) tha ishte: “Ti me urren dhe ti kerkon zhdukjen time. Atehere thuaj keto fjale dhe une jam i mbaruar. Hajde pra, thuaji keto fjale.” Por Ebu Lehebi nuk i tha kurre ato fjale. Dhjete vjet te tera, dhe gjate gjithe asaj periudhe ai nuk e pranoi dhe nuk e mbeshteti kurre ceshtjen e Islamit. Si mundet Muhamedi (s) ta kishte ditur dhe te ishte i sigurt qe Ebu Lehebi do ta vertetonte revelaten Kur’anore nese ai (Muhamedi s.) nuk ishte lajmetari i vertete i Allahut? E si mund te kishte qene ai aq konfident sa ti kishte dhene dikujt 10 vjet kohe per per disktretituar figuren e tij si Profet? Pergjigja e vetme eshte qe ai ishte i derguar i Allahut; sepse te ofrosh nje sfide kaq te rezikshme, duhet te jesh me te vertete i bindur dhe te mbeshtetesh ne nje revelate nga Zoti.

 

 

 

Largimi

 

Nje tjeter rast qe flet per konfidencen e Muhamedit (s) ne profetesine e tij dhe ne nje force qeillore qe do ta mbronte ate dhe mesazhin e tij ishte kur ai la Meken dhe u fsheh bashke me Ebu Bekrin ne nje shpelle gjate emigrimit te tyre per ne Medine. Qe te dy i pane disa njerez qe po vinin per ti vrare, bile Ebu Bekri ishte shume i frikesuar. Padyshim, nese Muhamedi (s) ishte nje mashtrues qe perpiqej tua hidhte te tjereve ne ate qe ai ishte profet, gjithkush do te priste qe ne nje rast te tille ai do ti thonte shokut te tij: “Ej Ebu Beker, shiko mos ka ndonje dalje tjeter nga kjo shpelle,” apo “Ulu, zer nje qosh dhe mos bej zhurme”. Megjithate ajo cfare ai i tha Ebu Bekrit illustroi konfidencen e tij. Ai tha: “Qetesohu, Allahu eshte me ne, dhe Allahu do te na shpetoje”. Nese dikush mundohet te mashtroje te tjeret, ku e gjen ai kete natyre te shprehuri? Ne fakt, kjo strukture mendimi nuk eshte aspak karakteristike e mendjes se nje genjeshtari e mashtruesi.

 

 

Pra, ashtu sikurse eshte permendur edhe me siper, jo-muslimanet vijne rrotull e rrotull nje qarku te mbyllur, duke kerkuar nje shpjegim – nje menyre qe shpjegon te dhenat ne Kur’an pa ia atribuar ato origjines se tij te vertete. Ne njeren ane, te henen te merkuren dhe te premten ata thone qe ai ishte nje genjeshtar, dhe ne anen tjeter, te marten, te enjten dhe te shtunen ata thone qe ai ishte i cmendur. Cfare ata refuzojne te pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja; por pamvaresisht nga kjo, ata kane nevoje per te dy teorite per te shpjeguar permbajtjen e Kur’anit.

 

 

 

Takim me nje Minister

 

Rreth shtate vjet me pare, nje minister vizitoi shtepine time. Pikerisht ne dhomen ne te cilen ne ishim ulur, mbi tavoline, i kthyer mbrapsht, qendronte nje Kur’an. Ministri nuk mund ta shikonte se cili liber ishte. Ne mes te nje diskutimi, une i tregova librin dhe i thashe: “Une kam besim ne kete liber.” Duke pare nga Kur’ani dhe duke mos ditur se cili liber ai ishte, ai u pergjigj: “Degjo, nese nuk eshte Bibla, atehere ai eshte shkruar nga nje njeri”. Si pergjigje te asaj qe ai tha, une vazhdova: “Me ler te them se cfare ka ne kete liber”, dhe brenda 3 apo 4 minutash, une i tregova atij per disa gjera qe Kur’ani permend. Tamam, fill pas atyre 3 apo 4 minutave, ai ndryshoi pazicionin e tij duke thene: “Ke te drejte. Ate liber nuk e ka shkruar njeriu. Ate e ka shkruar Djalli”. Ne te vertete, nje person me mendime te tilla eshte shume i pafate per nje arsyetim te shendoshe. Se pari, ajo eshte nje kunderpergjigje e shpejte dhe e pa matur mire. Ajo eshte nje dalje e shpejte nga nje situate aspak komforte.

 

 

Faktikisht, eshte nje histori ne Bibel qe permend se si disa cifute ishin deshmitare kur Jezusi (s) ngjalli nje te vdekur. Personi kishte 4 dite qe kishte vdekur, dhe kur Jezusi mberriti ne vend, ai tha ‘ngrihu” dhe personi u ngrit dhe shkoi. Ne nje situate te tille, disa cifute qe ishin prezent thane me mosbesim: “Ky eshte Djalli. Djalli e ndihmoi ate”. Sot kjo histori perseritet shume shpesh neper kisha, ne te gjithe boten dhe njerezit derdhin lote duke thene: “Ah, te kisha qene i pranishem, nuk do te kisha qene aq budalla sa cifutet.” Por ironikisht, keto persona bejne te njejten gje qe cifutet bene, kur, per tre minuta, ti u tregon atyre vetem nje pjese te vogel nga Kur’ani. Ata thone: “Djalli e beri ate. Djalli e shkroi ate liber”. Vetem sepse ato zihen ngushte ne nje qosh dhe nuk kane se cfare te thone, ata i kthehen rrugedaljes me te lehte dhe te pamatur.

 

 

 

Burimi i Kur’anit

 

 

Nje tjeter shembull qe flet per adoptimin e ketyre rrugedaljeve ne situata te tilla, eshte shpjegimi i Burimit te mesazhit te Muhamedit nga Mekasit. Ata shpesh here thonin: “Djajte i sjellin Muhamedit Kur’anin”. Dhe ashtu sikurse dhe ne shume raste te tjera, Kur’ani e jep pergjigjen per kete: Nje verset ne Kur’an (Sure El-Kalem, 68:51-53) “E ata qe nk besuan gati sa nuk te zhduken ty me shikimet e tyre, kur e degjuan Kur’anin thane ‘Ai eshte i marre!’ Por ai nuk eshte tjeter vetem se keshille per boten”. Keshtu ai ofron nje argument per tu pergjigjur kesaj teorie. Ne fakt ka shume ajete ne Kur’an qe kendershtojne haptas sugjerimin qe Muhamedi e merrte kete mesazh nga djajte. Per shembull, ne kapitullin 26, Allahu (swt) haptazi afirmon: “Ate Kur’anin nuk e sollen djajte. Atyre as nuk u takon e as nuk kane mundesi. Pse ata jane penguar edhe per ta degjuar!” (Sure Esh-Shuara). Ne nje vend tjeter (Sure En-Nahl, 16:28) ne Kur’an, Allahu ne meson: “Kur te lexosh Kur’anin, kerko mbrojtjen e Allahut prej shejtanit te mallkuar.”

 

 

A eshte kjo menyra qe shejtani e shkruan nje liber? Ai i thote personit: “Para se te lexosh librin tim, kerkoi Zotit te te mbroje nga une.” Kjo eshte vertet shume e ngaterruar. Vertet nje njeri mund ta kishte shkruar dicka te tille, por jo Djalli. Shume njerez thone qe ata nuk mund ti japin nje zgjidhje ketij problemi. Ne njeren ane ata thone qe Djalli nuk do ta bente dicka te tille, bile edhe nese do te mundte, Zoti nuk do ta lejonte ate, por ne te njeten kohe, ata e vene Djallin pothuajse ne te njejten pozite me Zotin. Ne nje fare menyre ata thone qe Djalli mund te beje cdo gje qe Zoti ben. Si rezultat, kur ata shikojne Kur’anin, ndonese te mahnitur me mrekulline e tij, ata akoma insistojne qe “Djalli e shkroi ate!”

 

 

Falenderimet i qofshin Allahut (swt) qe muslimanet nuk kane te njetin qendrim. Ndonese Djalli mund te kete disa mundesi, ato perseri qendrojne shume larg nga mundesite e Allahut. Dhe asnje musliman nuk do te jete i tille derisa nuk e beson kete. Dihet nga te gjithe, bile edhe nga jo-muslimanet qe Djalli shume thjesht mund te gaboje dhe do te ishte shume e mundur qe ai do te binte ne kontradikte me vetveten nese ai do te shkruante nje liber. Per kete Kur’ani thote:

“A nuk e perfillin ata Kur’anin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter, pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.”

 

 

 

Mitomania

 

 

Nje tjeter sulm qe ka lidhje me arsyetimet e jo-muslimaneve ne perpjekjet e tyre te kota per shpjegimin e disa ajeteve ne Kur’an, eshte edhe nje kombinim i te dy teorive qe Muhamedi (s) ishte i cmendur dhe genjeshtar. Keta njerez propozojne qe Muhamedi ishte i cmendur dhe si rezultat i kesaj ai mashtronte dhe i shtynte njerezit ne rruge te gabuara. Ka nje emer per kete ne psikologji dhe ai eshte Mitomania. Personi qe vuan me kete lloj semundje thote genjeshtra dhe me pas i beson edhe vete ato. Kjo sipas jo-muslimaneve, eshte semundja nga e cila Muhamedi (s) vuante. Por problemi me kete propozim eshte qe personi qe vuan nga mitomania, absolutisht nuk mund te flase me fakte, dhe Kur’ani eshte i teri i bazuar ne fakte. Cdo gje qe perfshihet ne te mund te provohet si e vertete. Perderisa faktet jane problemi kryesor per nje mitomaniak, terapia qe perdoret per kurimin e saj eshte ballafaqimi i personit me fakte.

 

 

P.sh. nese dikush eshte i cmendur dhe thote “une jam mbreti i Anglise” psikologu nuk e kundershton ate duke i thene , “jo ti nuk je mbret. Ti je i cmendur”. Ne fakt ai e ballafaqon ate me fakte dhe thote: “Dakort. Ti thua qe je mbret i Anglise. Atehere nuk me thua ku ndodhet mbreteresha sot? Ku eshte kryeministri yt dhe ku jane turperojet?” Ne kete rast, kur personi ka probleme per tja dale me faktet, atehere ai do te filloje te nxjerre arsye te kota, duke thene: “Mmm...mbreteresha...ajo ka shkuar ne shtepine e se emes. Nnnndersa...kryeministri...ne fakt ai vdiq”. Eventualisht ai kurohet sepse nuk mund tja dale dot me faktet. Nese psikologu vazhdon ti paraqese atij fakte, ai ndeshet me realitetin dhe thote: “Mendoj qe une nuk jam mbret i Anglise”.

 

 

Ne Kur’an eshte perdorur pothuajse e njejta menyre qe psikologu perdor per te kuruar mitomanine. Nje ajet ne Kur’an (Sure Junus, 10:57) thote: “Oh ju njerez! Juve ju erdhi nga Zoti juaj keshilla (Kur’ani) dhe sherimi i asaj qe gjendet ne kraharoret tuaj, edhe udhezim e meshire per besimtaret.”

 

 

Ne pamje te pare ajeti duket i pa qarte, megjithate, per dike qe e shikon ate nen driten e shembullit qe permendem me larte, kuptimi i ajetit del mese i qarte. Ai qe e lexon Kur’anin sherohet nga deziluzionet. Ai eshte nje terapi ne thelb. Literalisht, ai i kuron njerezit e deluzionuar duke i paraqitur atyre fakte. Nje menyre trajtimi qe te bie ne sy ne Kur’an eshte ajo qe thote: “Oh ju njerez, ju thoni kete e kete per kete gje; e c’mendoni per kete tjetren? Si mund ta thoni kete gje kur dini ate tjetren?” e keshtu ne vazhdim. Kjo e detyron dike te shikoje cfare eshte e rendesishme dhe ne te njejten kohe ajo e cliron personin nga iluzione qe e bejne ate te mendojne qe faktet e prezantuara nga Allahu mund te shpjegohen shume thjesht me teori dhe arsyetime te kota.

 

 

 

Enciklopedia e Re Katolike

 

 

Eshte pikerisht kjo gje – konfrontimi me fakte – qe ka terhequr vemendjen e shume jo-muslimaneve. Ne fakt, ne Enciklopedine e Re Katolike, ekziston nje reference e re qe flet per kete subjekt. Ne nje artikull qe flet per Kur’anin, Kisha Katolike thote: Pergjate shekujve, shume teori jane ofruar per te shpjeguar origjinen e Kuranit...Sot asnje njeri i arsyeshem nuk i pranon keto teori... Ja pra, se si Kisha Katolike, qe ka ekzistuar per kaq shekuj, i mohon te gjitha ato perpjekje per shpjegimet e kota te Kur’anit. Ne te vertete, Kur’ani eshte nje problem serioz per Kishen Katolike. Ajo thote qe Kur’ani eshte nje revelate dhe per kete ata e studiojne ate. Pa dyshim ata do te donin te gjenin prova qe ai nuk eshte, por nuk munden. Ata nuk mund te gjejne nje shpjegim qe qendron. Por te pakten ata jane te drejte ne kerkimet e tyre dhe nuk i pranojne interpretimet jo-thelbesore me te cilat ata mund te ndeshen. Kisha thote qe gjate ketyre 14 shekujve nuk eshte prezantuar asnje shpjegim i arsyeshem. Te pakten ajo pranon qe Kur’ani nuk eshte dicka qe mund te kalohet pa i kushtuar vemendjen. Ndersa ka njerez qe jane shume me pak te sinqerte dhe qe menjehere thone: “Kur’ani vjen nga kjo, Kur’ani vjen nga ajo.” Bile ne pjesen me te madhe te rasteve ata as qe e ekzaminojne kredibilitetin e asaj qe thone.

 

 

Natyrisht, nje thenie e tille nga Kisha Katolike e ben nje kristian te sotem te ndeshet me veshtiresi te shumta. Situata mund te jete qe nje person ka nje ide te veten per sa i perket origjines se Kur’anit, por si pjestar i Kishes, ai nuk mund te veproje sipas asaj qe ai mendon. Kjo, sepse nje veprim i tille do te ishte ne kundershtim me bindjen, betimin dhe besnikerine qe Kisha kerkon. Per sa kohe qe ai eshte pjestar i saj, personi duhet te pranoje pa pyetje dhe te praktikoje si pjese e rutines se perditshme ate qe Kisha Katolike deklaron. Ne thelb, nese Kisha Katolike thote: “Mos i besoni keto informata te pa konfirmuara per Kur’anin, cfare mund te themi atehere per pikeveshtrim Islamik”. Nese, vete jo muslimanet e pranojne qe ka dicka per Kur’anin – dicka qe duhet konsideruar – pse atehere njerezit behen aq kokeforte dhe armiqesor kur Muslimanet avancojne pikerisht te njejten teori? Pa dyshim, kjo eshte per tu thelluar dhe per ata qe jane te arsyeshem dhe te zotet e mendjes.

 

 

 

Deshmia e nje intelektuali

 

 

Kohet e fundit, nje nga intelektualet me ne ze te Kishes Katolike – nje person i quajtur Hans – studioi Kur’anin dhe opinionin e tij per ate qe kishte lexuar. Hansi eshte nje figure e njohur dhe shume i respektuar ne Kishen Katolike. Pas nje studimi te kujdesshem ai prezantoi rezultatet duke perfunduar: “Zoti i foli njeriut nepermjet njeriut, Muhamedit.” Perseri ky eshte nje konkluzion i arritur nga nje jo-musliman – pikerisht nga nje intelektual shume i njohur ne Kishen Katolike. Une nuk besoj qe Papa bie dakort me kete, megjithate opinioni i nje figure kaq te njohur per publikun duhet te peshoje disi ne krahun e Muslimaneve. A duhet te duartrokitet per ate qe ai u ndesh me realitetin dhe Kur’ani nuk eshte dicka qe mund te lihet menjeane dhe qe, ne fakt Zoti vete eshte origjina e atyre fjaleve. Ashtu sikurse edhe u be e qarte nga informacioni i permendur me larte, te gjitha alternativat u konsumuan, keshtu qe shansi per gjetjen e ndonje shpjegimi tjter per mohimin e Kur’anit eshte i pa mundur.

 

 

 

Pesha e proves mbi kritikun

 

 

Nese libri nuk eshte revelate, atehere ai eshte mashtrim; dhe nese eshte mashtrim ne duhet te pyesim, “Cila eshte origjina e tij? Cfare eshte ajo me te cilin ne po mashtrohemi?” Vertet, pergjigjet e verteta te ketyre pyetjeve hedhin drite mbi vertetesine e Kur’anit dhe bejne te heshtin ato thenie te paqendrueshme te pabesimtareve. Tek e fundit, nese njerezit insistojne ne ate qe Kur’ani eshte nje mashtrim, ata duhet te ofrojne evidenca per kete. Pesha e proves bie mbi ta, dhe jo mbi ne. Askush nuk mund te avancoje nje teori nese nuk mund ta shoqeroje ate me fakte; keshtu qe une i them: “Me trego ndonje mashtrim. Me trego cfare eshte ajo me te cilen Kur’ani me mashtron mua. Me trego...ose perndryshe mos thuaj qe ai eshte nje mashtrim!”

 

 

 

Origjina e Universit dhe Jetes

 

 

Nje karakteristike e vecante e Kur’anit eshte menyra se si ai shqyrton fenomene qe i perkasin jo vetem te kaluares por edhe diteve te sotme. Ne fakt, Kur’ani nuk ishte vetem nje problem i vjeter. Ai akoma paraqet nje problem – problem per jo-muslimanet. Sepse cdo dite, cdo jave, cdo vit sjell evidenca te reja per ate qe Kur’ani eshte nje force qe duhet ta pranojme – qe eshte i vertete dhe kjo vertetesi nuk mund te sfidohet. Psh. nje ajet ne Kur’an (Sure El-Enbija, 21:30) thote: “A nuk e dine ata te cilet nuk besuan se qiejt e toka ishin te ngjitura, e Ne i ndame ato te dyja dhe ujin e beme baze te jetes se cdo sendi; a nuk besojne?” Si per ironi, ky ishte informacion per te cilin – nje cift pabesimtaresh – u nderuan me Cmimin Nobel ne 1973.

 

 

Kur’ani shpalos te verteten mbi origjinen e universit – se si filloi nga nje pjese e vetme – dhe njerezit vazhdojne ta verikikojne kete deri ne ditet e sotme. Per me teper, fakti qe baza e jetes eshte uji nuk do te mund te perdorej lehte per te bindur njerezit 14 shekuj me pare. E si mund te qendronte dikush para 1400 vjetesh ne shkretetire dhe ti tregonte shokut te tij: “I gjithe ky (duke bere me shenje nga trupi i tij) eshte i perbere ne pjesen me te madhe prej uji. Askush nuk do ta besonte. Nuk kishte asnje prove derisa u arrit zbulimi i mikroskopit. Ata duhet te presnin derisa te zbulonin qe citoplazma, substanca baze e qelizes, ishte e perbere prej 80% uje. E pra evidenca erdhi, dhe Kur’ani perseri i qendroi proves se kohes.

 

 

 

Me gjere mbi Testin e Falsifikimit

 

 

Ne lidhje me testin e falsifikimit qe kemi permendur me siper, duhet te theksojme qe edhe ato i kane rezistuar te kaluares dhe te tashmes. Disa nga ato jane permendur si ilustrime te fuqise dhe dijes se Allahut, ndersa disa te tjere vazhdojne ti rezistojne sfidave te ndryshme te diteve tona. Nje shembull i te parit eshte c’ka Kur’ani thote per Ebu Lehebin. Kjo, fare qarte ilustron ate qe Allahu, I Cili e njeh te fshehten, e dinte qe Ebu Lehebi nuk do te nderronte kurre mendim dhe te pranonte Islmain, dhe per kete Allahu lajmeroi qe ai do te denohet pergjithmone ne Zjarr. Ky kapitull ishte nje ilustrim i dijes madheshtore te Allahut ashtu sikurse ishte nje paralajmerim per te gjithe ata qe ishin si Ebu Lehebi.

 

 

 

Idhtaret e Librit

 

 

Nje tjeter shembull interesant i testit te falsifikimit qe gjendet ne Kur’an eshte pjesa qe permend mardheniet ndermjet muslimaneve dhe cifuteve. Ky verset eshte dhene ne menyre te atille qe te mos preke mardheniet ndermjet individeve te te dy feve. Ne fakt ai ben nje permbledhje mbi mardheniet midis dy grupeve perkatese. Ne thelb, Kur’ani thote qe Kristianet gjithmone do ti trajtojne Muslimanet shume me mire sesa Cifutet i trajtojne ato. Ne te vertete, influenca e plote e ketij verseti mund te vihet re vetem duke veshtruar ate me nje kujdes te vecante. Eshte e vertete qe shume Kristiane dhe shume Cifute kane pranuar Islamin, por ne pergjithesi, komuniteti Cifut eshte per tu pare si nje armik i rezikshem i Islamit. Per me teper, vetem pak njerez e kuptojne qellimin e nje deklarate te tille ne Kur’an. Kjo do te kishte qene nje shans i mire per Cifutet te sfidonin vertetesine e Kur’anit – ate qe ai nuk eshte nje revelate e shenjte. Ajo cka ata duhet te bejne eshte te organizohen, ti trajtojne muslimanet mire per disa vjet dhe me pas te thone: “Cfare atehere thote libri juaj i shenjte per miqte tuaj – jane ata Kristianet apo Cifutet? A e shikoni se cfare kane bere Cifutet per ju? Kjo eshte cfare ata mund te kishin bere per ta mohuar vertetesine e Kur’anit. Por kjo nuk eshte bere per 1400 vjet me rradhe. Megjithate oferta eshte gjithmone e hapur.

 

 

 

Nje trajtim matematikor

 

 

Te gjithe shembujt e dhene deri tani, te cilet propozonin pikmamje te ndryshme per shqyrtimin e Kur’anit, kane patur pa dyshim nje natyre subjektive: Sidoqofte mbetet akoma per tu diskutuar nje tjeter alternative, e cila vjen me me objektivitet dhe eshte me baze matematikore. Dikush qe do ti mblidhte ato qe ne mund ta quanim nje ‘liste hamendjesh’, do te habitej me faktet qe Kur’ani eshte shume autentik. Me hamendje, ashtu sikurse me perdorimin e shembujve predikues, Kur’ani mund te shpjegohej matematikisht. Nese per shembull kemi nje person te cilit i eshte kerkuar te zgjedhe midis dy pergjigjeve (njera e drejte dhe tjetra e gabuar) dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte 1 me 2, qe do te thote ai mund te zgjedhe ose te drejten ose te gabuaren. Por nese i njejti person ndeshet me dy situata te tilla (pra ai mund te zgjedhe te drejten ose te gabuaren ne situaten e pare dhe te drejten ose te gabuaren ne te dyten) dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte nje me kater sepse ka vetem nje pergjigje te cilen nese e zgjedh ai do te ishte i drejte dhe 3 te tjerat do te ishin te gabuara. Me fjale te tjera personi mund te beje nje zgjedhje te gabuar si ne situaten e pare ashtu edhe ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te gabuar ne te paren dhe te sakte ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te sakte ne te paren dhe te gabuar ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te sakte si ne te paren ashtu edhe ne te dyten. Pa dyshim, i vetmi rast ne te cilin personi do te ishte plotesisht i sakte do te ishte skenari i fundit, kur ai ben zgjedhje te sakta per te dyja situatat. Veshtiresia per dhenien e nje pergjigje plotesisht te sakte eshte rritur sepse numri i situatave per te cilat ai eshte kerkuar te zgjedhe eshte rritur; ekuacioni matematikor qe perfaqeson kete skenar do te ishte ½ x ½ (qe do te thote 1 nga dy zgjedhje per situaten e pare dhe nje nga dy zgjedhje per te dyten).

 

 

Nese do te bazhdonim me nje shembull te tille, nese personi ndeshet me tre situata per te cilat ai kerkohet te zgjedhe, atehere ai do te jete i sakte vetem ne 1/8 e rasteve (ose ½ x ½ x ½). Perseri shanset qe ai te jete korrekt ne te tre situatat jane ulur akoma me teper duke e cuar ate ne 1 me 8. Duhet te kuptojme qe sa me teper rritet numri i situatave aq me teper ulen shanset per te qene i sakte sepse te dyja jane ne proporcion te zhdrejte. Duke aplikuar kete shembull ne situatat e Kur’anit, do te shohim qe nese ndertojme nje liste me subjekte per te cilat Kur’ani ka ofruar thenie te sakta, atehere mundesia qe ato te kene qene hamendje te verbera eshte shume e vogel. Ne te vertete subjektet e diskutuara ne Kur’an jane te shumta (disa nga ato jane te rreshtuara ne Kur’ani dhe Dija Shkencore), keshtu qe probabiliteti qe dikush te vije me hamendje te sakta behet zero. Nese jane 1 milione menyra per ta quajtur Kur’anin te gabuar, por perseri ai cdo here eshte i drjete, atehere nuk eshte e mundur qe dikush ka qene duke folur me hamendje.

 

 

Tre shembujt e meposhtem bejne fjale per subjekte te cilat Kur’ani ka ofruar thenie te sakta. Ato se bashku ilustrojne ate qe rruget per te kundershtuar vertetesine e Kur’anit nuk kane qene te mundura.

 

 

 

Bleta femer

 

 

Ne kapitullin e 16 (Sure En-Nahl, 16:68-69) Kur’ani thote qe bleta femer e le folene ne kerkim te ushqimit. Por nje person do ta kete te veshtire te gjeje me hamendje nese bleta qe fluturon eshte mashkull ose femer. “Ma do mendja ajo eshte femer” thote ai. Padyshim, shanset qe ai te kete dhene nje hamendje te sakte jane nje me dy. Qellon qe Kur’ani ka dhene nje informacion te sakte. Por qellon qe kjo nuk eshte ajo qe shume njerez besonin perpara zbritjes se Kur’anit. Si mund te dallohet nje blete femer nga nje blete mashkull. Ne fakt duhet nje specialist ta beje ate, megjithate eshte zbuluar qe bleta mashkull nuk del kurre nga foleja per te siguruar ushqimin. Por ne dramen e shekspirit, Henri IV, disa nga karakteret pershkruajne bletet dhe ata thone qe bletet jane ushtare dhe kane nje mbret. Kjo eshte ajo cka njerezit mendonin ne kohen e Shekspirit – qe bletet te cilat ne i shikojme duke fluturuar jane meshkuj dhe ato japin llogari perpara nje mbreti. Sidoqofte kjo eshte totalisht e gabuar. Ato jane femra dhe japin llogari perpara nje mbretereshe. Dhe per te arrtur ketu duheshin zbulimet shkencore te vetem 300 vjeteve me pare. Pra ne listen e hamendjeve, Kur’ani kishte nje shans pre 50/50 per te qene drejte ndersa parashikimet ishin nje me dy.

 

 

 

Dielli

 

 

Kur’ani, pervec bletes, ka dhene informacion edhe per diellin dhe menyren se si ai leviz ne hapesire. Kur dielli leviz ne hapsire, ka dy opsione; ai ose mund te levize ashtu sikurse leviz nje gur i hedhur nga dikush ose ai mund te levize ne nje menyre te caktuar. Kur’ani ofron te dyten duke thene qe dielli leviz per shkak te levizjes se tij (Sure El-Enbija 21:33). Per kete, Kur’ani ka perdorur fjalen “sabaha” e cila pershkruan levizjen e diellit ne hapsire. Per ta bere kete fjale Arabe me te kuptueshme per lexuesin ne po japim nje shembul. Nese dikush eshte ne uje dhe ne perdorim fjalen sabaha per te pershkruar levizjen e tij, atehere kuptohet qe personi eshte duke notuar ne nje drejtim te caktuar dhe jo si rezultat i ndonje force qe e shtyn ate. Me nje fjale ai leviz vete. Keshtu qe kur fjala `sabaha` perdoret per te pershkruar levizjen e diellit, atehere kjo nuk do te thote qe dielli eshte duke fluturuar jashte kontrollit ne hapesire sepse ai eshte hedhur apo shtyre nga dicka. Ajo thjesht do te thote qe dielli kthehet dhe rrotullohet ndersa liviz. Kjo eshte ajo per te cilen Kur’ani na siguron, por a ishte kjo e lehte per tu zbuluar? A mundet nje person i thjeshte te thote qe dielli rrotullohet? Vetem kohet e fundit u be e mundur shpikja e nje pajisje qe mund te projektonte imazhin e diellit ne kompjuter ne menyre qe studiuesit ta shikonin ate pa u verbuar. Nepermjet ketij procesi u arrit te zbulohej qe ne diell ka shenja dhe qe keto shenja levizin cdo 25 dite. Kjo levizje i referohet rrotullimit te diellit ne aksin e tij dhe provon, ashtu sikurse Kur’ani tha me teper se 1400 vjete me pare, qe me te vertete dielli rrotullohet dhe leviz ne hapsire. Pra ne listen e hamendjeve, shanset per gjetjen e pergjigjeve te sakta ne te dy situatat – bleta mashkull apo femer dhe levizja e diellit – jane nje me kater.

 

 

 

Zonat Kohore

 

 

Nese do ta hidhnim veshtrimin tone ne historine e 1400 vjeteve me pare do te kishim pare qe njerezit ne ate kohe nuk dinin shume persa i perket ndryshimit te kohes/ores ne vende te ndryshme, dhe ajo cka Kur’ani ka ofruar per kete subjekt eshte vertete per tu habitur. Fakti qe nje familje eshte duke ngrene mengjesin kur dielli eshte duke lindur, ndersa nje familje tjeter eshte duke shijuar ajrin e fresket te nates eshte dicka qe te mrekullon, bile edhe ne diten tona. Eshte mese e vertete qe, para 1400 vjetesh, nje person nuk mund te udhetonte me teper se 30 mijle ne dite, dhe per kete nje udhetim nga India per shembull per ne Marok do te merrte muaj te tere. Dhe padyshim, ndersa ishte duke ngrene darke ne Marok, personi mendonte “Ashtu sikurse une dhe famijla ime duhet te jete duke ngrene darken ne kete moment”. Kjo ndodh sepse ai nuk e kuptonte qe kur udhetonte, ai levizte ne kohe dhe hapesire. Perseri, vetem sepse ato jane fjalet e Allahut, te Gjithedijshmit, Kur’ani e paraqet dhe informon per kete fenomen.

 

 

Ne nje ajet shume interesant thuhet qe kur historise ti kete ardhur fundi dhe Dita e Gjykimit te kete arritur, gjithshka do te ndodhe brenda nje momenti. Ky moment do ti kape disa gjate dites e disa gjate nates. Kjo ilustron dijen e gjere te Allahut dhe ate qe Ai e dinte qe me pare ekzistencen e koheve te ndryshme ne zona te ndryshme, megjithese kjo ishte dicka qe nuk dihej 14 shekuj me pare. Pa dyshim ky fenomen do te mjaftonte si nje prove per vertetesine e Kur’anit.

 

 

 

Perfundim

 

 

Per tju kthyer edhe nje here listes se hamendjeve, parashikimet apo shanset per dhenien e nje informacioni te sakte ne te tre subjektet – bletet, livizja e diellit dhe ekzistenca e zonave kohore – ishin nje me tete. Keto shembuj mund te vazhdonin e vazhdonin, duke ndertuar nje liste te gjate hamendjesh te sakta; dhe pa dyshim raporti do te rritej me rritjen e numrit te cdo subjekti qe diskutohet ne Kur’an. Por ajo qe asnjeri nuk mund te mohoje eshte qe probabiliteti qe Muhamedi (s), nje i pashkolluar, te jepte me hamendje nje infromacion te sakte per mijera e mijera subjekte pa bere asnjehere asnje gabim, eshte aq i vogel saqe te gjitha teorite qe flasin per autoresine e tij ne Kur’an, duhet te hidhen poshte – bile edhe nga armiqte me te ashper te Islamit!

 

 

Ne fakt Kur’ani e pret nje sfide te tille. Nuk do te ishte cudi qe nese nje person, ne momentin qe ai shkel ne nje toke te huaj, i thote nje tjetri: “Une e njoh babane tend”, personi tjeter do te dyshonte ne fjalet e te huajit, duke thene; “Ti sapo ke ardhur ketu. Si mund ta njohesh ti babane tim?” Si rezultat ai do te filloje te pyese; “a nuk me thua, eshte babai im i shkurter apo i gjate, bjond apo brun? Si ngjan ai?” Natyrisht, nese vizitori vazhdon duke dhene pergjigje te sakta, atehere skeptiku nuk ka asnje rruge tjeter por te thote: ‘Ma do mendja qe ti vertete e njeh babane tim, ndonese une nuk e di se si.” Situata eshte e njejte edhe me Kur’anin. Ai thote qe ai vjen nga Ai qe krijoi cdo gje. Keshtu qe cdo kush ka te drejte te thote: “Me bind mua! Nese autori i ketij libri me te vertete krijoi jeten dhe cdo gje ne qiej dhe ne toke, atehere Ai pa dyshim duhet te dije per kete apo ate tjetren.” Dhe dikush qe do te studionte Kur’anin do te arrinte ne te njejtat te verteta. Per me teper ne duhet te dime dicka: Jo te gjithe ne duhet te jemi eksperte per te verifikuar ate qe Kur’ani permban. Besimi i dikujt shtohet ndersa ai kerkon dhe konfirmon te vertetat ne Kur’an. Dhe kjo eshte ajo qe duhet bere gjate gjithe jetes.

 

Lutem qe Zoti ti drejtoje te gjithe drejt te vertetes.

 

 

Shtojce 1: Nje inxhinjer ne Universitetin e Torontos, i cii ishte i interesuar ne psikologji dhe kishte lexuar dicka rreth kesaj lende, beri nje studim dhe shkroi nje dezertacion mbi Efektivitetin e Diskutimeve ne Grup. Qellimi i ketij studimi ishte te gjendej se sa ishin arritjet e njerezve kur ata bashkoheshin ne grupe prej dy, tre, dhjete apo me teper personash. Grafiku qe paraqet rezultatet leviz ne pika te ndryshme, megjithate pika me e larte e ti perfaqeson grupin prej dy personash. Pa dyshim ky rezultat ishte pertej perashikimeve te tija megjithate kjo ishte nje keshille e vjeter e dhene ne Kur’an (Sure Es-Sebe 34:46): “Thuaj: - Une ju keshilloj vetem per nje gje. Per hir te Allahut te angazhoheni sinqerisht, dy e nga dy ose nje e nga nje, e pastaj te mendoheni thelle...”

 

 

 

Shtojce 2 – ‘Iram: Per me teper, ne kapitulin e 89 te Kur’anit (Sure El-Fexhr, 89:7) eshte permendur nje qytet me emrin ‘Iram (nje qytet prej kolonash) i cili nuk eshte njohur ne historine e lashte dhe qe sipas historianeve nuk kishte ekzistuar kurre. Por ne dhjetor te 1978, National Geografic (nje kanal televiziv filmash dokumentare) sjell disa informacione me interes qe thonin qe ne 1973, ne Siri ishte germuar dhe zbuluar qyteti i Elbas. Qyteti mendohet te jete 43 shekuj i vjeter, por kjo nuk ishte lajmi me me interes. Cfare ishte edhe me interesante ishte qe kerkuesit kishin gjetur ne biblioteken e Elbas nje liste te te gjithe qyeteteve me te cilat Elba kishte lidhur mardhenie tregtare. Mund te duket e veshtire per ta besuar por, ne liste u gjend edhe emri ‘Iram. Banoret e Elbas kishin patur mardhenie tregtare me banoret e ‘Iramit!

 

Ne mbyllje dua t`u kerkoj ti kushtoni nje vemendje dhe kujdes te vecante ajeteve te meposhtem nga Sure 29:50-51:

 

 

 

 

 

"Ata thane: ‘Perse te mos i kete zbritur atij nje mrekulli nga Zoti i tij?’

 

Thuaj: ‘Çeshtja e mrekulive eshte vetem ne duar te Allahut, e une nuk jam tjeter pos terheqes i verejtjes dhe shpjegues.’ Po a nuk u mjaftoi atyre qe Ne ta shpallem ty librin, i cili u lexohet atyre, e s’ka dyshim se kjo eshte dhurate e perkujtim per njerez qe duan te besojne!”

 

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...