Guest Report post Posted June 23, 2006 Ne nje darke per mbledhje fondesh per nje shkolle qe sherbente personave me aftesi te kufizuar (mendore e fizik), babai i nje nga studenteve te kesaj shkolle beri nje diskutim mallengjyes, qe askush nga te pranishmit kurre nuk do ta harronte. Pasi lavderoi shkollen edhe personelin e saj per punen e kryer, beri nje pyetje: "Kur ndikimet e jashtme nuk nderpriten nga jashte, natyra e te gjitheve eshte perfekte?” . Im bir, Shay, nuk mund te mesoje gjera qe mesojne te tjeret. Nuk mund t’i kuptoje gjerat si te tjeret. Ku eshte rregulli i natyres te gjerat e tim biri? „Publiku heshti para kesaj pyetje“. Babai vazhdoi. "Une jam i mendimit qe, kur nje femije si Shay, fizikisht edhe menderisht me handicap, vjen ne bote, atij i jepet mundesia qe te realizoje natyren e vertete njerezore, dhe ajo natyre shfaqet ne bote ne menyren se si personat e tjere e trajtojne ate femi". Me vone tregoi historine ne vijim: Shay dhe i ati i tij po ecnin gjate nje parku, ku aty disa femije qe Shay i njihte po luanin bejzboll. Shay i tha te atit: "Mendon se ato do me pranonin te luaja me ta?" I ati i Shay-t e dinte qe shumica e atyre femijeve nuk donin te luanin me nje djale si Shay ne skuader, por e kuptonte qe edhe nqse te birit te tij do i jepej mundesia te luante, kjo gje do i jepte nje kenaqesi te cilen vertete kishte nevoje, edhe pak besim qe te pranohej nga te tjeret, pamvaresisht nga handicapet e tij. I ati i Shay-t iu afrua njerit nga djemve duke i kerkuar nqse Shay mund te luante me ta, duke pritur jo ndonje pergjigje kush e di se cfare. Djali shikoi rreth e rrotull ne kerkim te nje keshille edhe tha: "Jemi nen gjashte pike dhe loja eshte ne hedhjen e tete . Mendoj se mund et luaje ne skuadren tone e te beje hedhjen e nente". Shay me veshtiresi iu afrua pankines se skuadres se tij, dhe me nje buzeqeshje veshi uniformen, dhe babai i tij lotoi ne sy dhe ndjeu nje rrahje te forte te zemres. Djali pa gezimin e te atit, qe ai ishte pranuar tashme nga te tjeret. Ne fund te hedhjes se tete, squadra e Shay-t pati disa ulje, por ishte tre pike pas. Ne kulmin e hedhjes se nente dhe te fundit, Shay veshi dorezat e hyri ne fushe. Edhe pse ne anen e tij nuk vinin shume hedhje, ishte ne ekstaze per te qene pjesemarres ne loje dhe ne fushe, me nje buzeqeshje qe i kalonte nga nje vesh ne tjetrin, ndersa i ati i tij e pershendeste nga shkallet. Gati ne fund te hedhjes te nente skuqdra e Shay-t shenoi perseri. Tani, me dy topa jashte dhe me bazat e zena kishin mundesine per te bere hedhjen fituese dhe Shay kishte rradhen e lojes. Ne kete pike, po te linin Shay-n per te luajtur do kishin humbur mundesite ? Cuditerisht, rradha iu la Shay-t. te gjithe e dinin qe ishte e pamundur qe Shay ta godiste topin, pasi nuk dinte ta mbante edhe mire shkopin, per mos te thene per te kapur topin. Megjithate ndersa Shay po shkonte te pozicioni i tij, hedhesi i skuadres tjeter, duke kuptuar qe skuadra e kishte lene menjane fitoren vetem per te bere qe te luaje Shay, ndoshta i vetmi rast ne jeten e tij, u spostua disa hapa, keshtu qe Shay mund ta godiste topin me shkopin e tij. Erdhi hedhja e pare dhe Shay doli huq. Hedhesi beri perseri disa hapa te tjera edhe e hodhi topin po lehte drejt Shay-t dhe ai arriti ta godiste topin edhe e coi drejt hedhesit. Loja ne ate pike duhej te kishte mbaruar, por hedhesi e morri topin e mundesisht mund t’ia hidhte te parit qe kishte zene bazen, duke eleminuar Shay-n edhe duke perfnduar ndeshjen. Perkundrazi ai e hodhi topin sa me larg qe te mundej, jashte bazave te zena nga shoket e skuadres se tij. Te gjithe ato qe ishin te pranishem filluan te kurajonin e te bertisnin: "Shay, shko te baza e pare, vrapo!" Shay nuk kishte vrapuar kurre ne jeten e tij kaq fort, por arriti te baza e pare. Po vraponte drejt vijes, dhe syte i shkelqenin sikur te kishte bere ndonje mrekulli. Te gjithe bertisnin: "Shko te baza e dyte, forca Shay!" Duke mbajtur frymen Shay vrapoi drejt bazes se dyte, duke u sforcuar akoma edhe me shume. Kur Shay mori kthesen drejt bazes se dyte, topi ishte ne duart e lojtarit te duhur te skuadres kundershtare, qe kishte mundesine per te qene heroi i skuadres se tij. E kishte mundesine per ta hedhur topin te baza perpara se Shay te arrinte e te fitonte ndeshjen, por e kuptoi qellimin e shokut te tij te skuadres pra te hedhesit te pare, edhe e hodhi topin akoma me larg. Shay po vraponte drejt bazes se trete gjithe mllef, ndersa te tjeret po shkonin te baza e fundit. Te gjithe bertisnin: "Shay, Shay, Shay, forca Shay". Shay arriti te baza e trete, dhe iu drejtua asaj te fundit!" Ndersa po vraponte drejt bazes se fundit, djemte e te dyja skuadrave edhe tifozet e pranishem po e kurajonin edhe bertisnin akoma me shume: "Shay, Shay. Shay, Shay" Ai vrapo shume edhe u quajt si nje hero qe kishte bere 'grand slam' e edhe i dha fitoren skuadres se tij. Ate dite, tha i ati i tij me lotet qe i rreshkisnin ne fytyre, djemte e te dyja skuadrave ndihmuan qe te qojne ne kete bote nje pjese te dashurise se vertete edhe te njerezimit. Shay nuk e kaloi veren, dhe vdiq ne prag te dimrit, pa harruar kurre qe ishte HEROI dhe qe e beri te atin te lumtur, dhe qe u kthye ne shtepi e gjeti perqafimin e nenes se tij per heroin e vogel te asaj dite! Quote Share this post Link to post Share on other sites
g°n 2 Report post Posted June 23, 2006 Ne fakt ne shqiperi nuk ka asnje sherbim per handikapatet. Ne shkolla, ne spitale, etj.. shpesh mungojne rampat e handikapeve dhe mendoj se eshte nje shtrese e lene pas dore. Quote Share this post Link to post Share on other sites
Guest Report post Posted June 23, 2006 QUOTE (GONNY @ Jun 23 2006, 05:55 PM) Ne fakt ne shqiperi nuk ka asnje sherbim per handikapatet. Ne shkolla, ne spitale, etj.. shpesh mungojne rampat e handikapeve dhe mendoj se eshte nje shtrese e lene pas dore. po jane te pakta rastet e tilla qe ti permende Gono, por ne si shoqeri si sillemi me ta? Quote Share this post Link to post Share on other sites