Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Armend Qushku

Përse s'u ftua Shqipëria në Pragë?

Recommended Posts

Qeveria shqiptare nuk është ftuar të marrë pjesë në Pragë në takimin me Presidentin Obama, i cili do të takohet me përfaqësuesit e 11 vendeve ish-komuniste që sot janë pjesë e NATO-s.

 

Mungesa e Shqipërisë është e pashpjegueshme dhe ka ngjallur dyshime lidhur me raportet që ekzistojnë mes nesh dhe Aleancës Perëndimore.

 

Shtypi i djeshëm, i cili është marrë me këtë çështje, e shikon atë si një karton të kuq nga presidenti Obama për Shqipërinë. Ambasada e SHBA në Tiranë, në një deklaratë për shtyp, është përpjekur të mos japë shpjegime politike për mungesën e Shqipërisë, ndërsa qeveria ka heshtur.

 

Burime nga Ministria e Jashtme bëjnë të ditur se zëvendëskryeministri, Ilir Meta, u angazhua për një kohë të gjatë të siguronte pjesëmarrjen e Shqipërisë në darkën e sotme, por dështoi. Arsyet, përse vendi ynë mund të jetë lënë jashtë me vetëdije nga protokolli, janë disa.

 

Së pari, mund të jetë karshillëku që qeveria shqiptare i ka bërë NATO-s disa ditë më parë me ligjin e Shërbimit Informativ, i cili ishte një sinjal i gabuar për partnerët perëndimorë.

 

Ai sinjal detyroi ambasadorin amerikan të dalë në konferencë për shtyp dhe të akuzojë qeverinë për një ligj të gabuar. Po ashtu, zyra e NATO-s i kërkoi parlamentit të tërhiqte projektligjin. Me gjithë arrogancën në dukje, Berisha u tërhoq, por me sa duket shija e hidhur mund të ketë mbetur.

 

Një arsye e dytë mund të jetë dhe klima politike. Duke parë qëndrimin refraktar të qeverisë ndaj krizës, qeveritë perëndimore nuk duan të japin sinjale mbështetje për të, pa dhënë prova se ka vullnet të zgjidhë krizën politike.

 

Mund të jenë dhe arsye të tjera diplomatike që ne ende nuk mund t'i deshifrojmë. Por, nëse i injorojmë të gjitha këto pista, do të ishte e mjaftueshme vetëm fakti që na injorojnë për të qenë pjesëmarrës në një takim të tillë historik, për t'u ndjerë fajtorë për qeverinë që kemi.

 

Asnjë argument gjeografik apo gjeopolitik nuk shkon, pasi në këtë takim merr pjesë Kroacia, një vend që ka hyrë në NATO në një ditë me ne dhe jemi në një pozicion gjeografik.

 

I vetmi ndryshim është sjellja perëndimore e Kroacisë dhe sjellja antiperëndimore e Shqipërisë. Dhe mbi të gjitha fakti që nuk dimë të jemi serioz as si vend partner me Perëndimin.

 

Marre nga Shekulli

Share this post


Link to post
Share on other sites

Sigurisht qe nje arsye e ka qe mund te jete nga ajo me banalja qe shqiperia eshte harruar te ftohet deri tek situata ne politike.

Por dicka qe e kam shume bezdi dhe njekohesisht e cuditshme eshte "futja hundeve" e ambasadoreve te huaj ne problemet politike, ekonomike dhe sociale te shqiperise. Kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes vetem ne shqiperi. Shpesh here me shume jehone ben nje fjale e nje ambasadori se sa ajo e lidereve shqiptare.

Kush ka bere ndonje lende qe ka te beje me "maredheniet nderkombetare" - ambasadoret nuk jane asgje tjeter vecse perfaqesues te shtetasve te tyre ne territoret ku ata ndodhen.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Sigurisht qe nje arsye e ka qe mund te jete nga ajo me banalja qe shqiperia eshte harruar te ftohet deri tek situata ne politike.

Por dicka qe e kam shume bezdi dhe njekohesisht e cuditshme eshte "futja hundeve" e ambasadoreve te huaj ne problemet politike, ekonomike dhe sociale te shqiperise. Kjo nuk ndodh ne asnje vend te botes vetem ne shqiperi. Shpesh here me shume jehone ben nje fjale e nje ambasadori se sa ajo e lidereve shqiptare.

Kush ka bere ndonje lende qe ka te beje me "maredheniet nderkombetare" - ambasadoret nuk jane asgje tjeter vecse perfaqesues te shtetasve te tyre ne territoret ku ata ndodhen.

 

 

JAm shume dakord , ai "gabeli" amerikan kudo del me ato deklarata e iniciativa sikur mos te ishin te afte shqiptaret ti rregullojne punet e tyre.... Psh ketu ne Itali , sbehet fjale te degjohet zeri i ambasadorve te shteteve te huaja madje nuk i njeh njeri (edhe pse jane persona shume me te shquar ne vendin e tyre te origjines se sa ato qe na sjellin ne Shqiperi.). Per sa i takon fteses ne Prage eshte me te ardhe keq qe akoma vendi vendoset peng i situatave politike dhe keqmenaxhimit te politikes se jashtme .... Edhe pse nuk besoj te jete thjesht problemi politik (per kerkesat e opozites) pasi asnje shtet nuk mund te penalizoje politikisht ne arenen nderkombtare nje shtet tjeter "MIK" (si Shqiperi ndaj SHBA-se ) per nje bllokim politik si ky qe po ndodh ne Shqiperi. Ai ligji per sherbimin sekret Shqiptar qe u miratua bie ndesh me normat e aleances se atlantikut verior dhe per kete kane polemizu edhe diplomatet e jashtem . Vete paqartesia (mjegullia ) qe po perhap Meta nr krye te detyres si minister i jashtem po ve ne dyshim dhe rolin qe mund te luaje shteti Shqiptar ne Rajon dhe me gjere. Dua te sjell ndermend se Meta para tre javesh ishte ne SHBA dhe nuk u prit nga asnje sekretar shteti por vetem nga Zv.Sekretari i .... SHBA-se .... aludohet ne media se kjo vizita e tij ne SHBA ishte per te siguruar nje ftese per Shqiperine ne Prage , por ai nuk u prit nga Hillary Clinton (prezente ne Uashington ne ato dite por skishte 5 min kohe per t'ia dedikuar ZvKryeministrit dhe Ministrit te jashtem te Shqiperise ) ... SHBA-ja ka treguar ne mjaft raste kohet e fundit se Shqiperia dhe shtete te ngjshme (republikat e bananeve) i duhen vetem per te plotesuar numerin per te ndermarre aksione ushtarake si ne Afganistan,Irak, ne Çad ... e kudotjeter ... Por faji nuk eshte i SHBA-se e cila na eshte gjendur prane ne momentet me te veshtira por e politikaneve tane. Atyre qe per t'ù anetaresuar ne nje shoqate xhepistash siç eshte BE-ja jane te gatshem te bejne pazare edhe per ujerat territoriale por edhe te miqesohen me serbet ( jo se sduhet te ndodhe , por eshte momenti i gabuar, vete SHBA-ja mbeshtet fuqishem pamvaresine e Kosoves dhe çdo diplomat amerikan qe kalon ne Beograd deklaron hapur qe Kosova e pamvarur eshte realitet ) e ky yni , deklaron qe s'eshte çeshtje e Shqiperise. Po atehere sipas kesaj filozofie politike le te ndodhe çte doje ne te gjitha shtetet fqinje , ne nuk na perket duhet te bejme pasivet . Por eshte e shkruar qarte dhe shqip ne kushtetuten e Shqiperise , qe ne mbrojme te drejtat e bashkombasve tane edhe jashte kufinjve shteeror te republikes . Vizita e Metes , la me "lesh" ne goje gjithe politikanet shqiptare te Kosoves qe nuk guxuan te deklaronin asgje, pasi do te dukej publikisht si nje mosmarreveshje Shqiperi-Kosove gje qe nuk eshte e volitshme sepse gjendemi ne prag te publikimit te vendimit nga GJNK per statusin e Kosoves. Nuk mund te priste Meta deri ne Korrik , pasi besohet qe ne Qerdor do deklarojne vendimin e gjykates. S'thote kot pupulli : Do korresh ate qe mbolle , por edhe ne pazar blen gjithmone mallin qe ia shan shitesit .....

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...