Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Simba

Fajet e Politkes Shqiptare

Recommended Posts

Si mendoni ju?! Sa faj ka politika shqiptare ne ecjen ngadale te reformave drejt zhvillimit dhe integrimit te vendit.

A po vuajme me shume se c/na takon ne Shqiptaret ?!

Cili eshte roli i popullit ne kete mes ?!

Sa na kane penalizuar ne ngjarjet e vitit 97,Korrupsioni dhe krizat kryenece te politikes ? (si ky rast, e hap nuk e hap kutine)

Share this post


Link to post
Share on other sites

Besoj se do kishte me kuptim qe tema te quhetj : Mekatet e Klases Politike Shqiptare ne keto 20 vite "Demokraci" :D .

Keta politikane kane qene gjithnje te gatshem te pakten ne politiken e brendshme t'i anashkalojne interesat dhe prioritetet e zhvillimit (stabilizimit ekonomik) dhe integrimit te vendit kur cenoheshit interesave e tyre personale e te grupit politik qe kane perfaqesuar pa dallim krahu politik. Besoj se mund te shkruhet nje liber i tere me gjitha mekatet per gjerat qe politikanet kane kryer ne dem te popullit por edhe mekate per veprimet qe nuk kane ndermarre duke lene pas dore sektore shoqeror/ekonomik qe kerkonin kujdesin dhe vemendjen e duhur per t'u zhvilluar.

 

90-91 --- prishja e ndermarrjeve shtetrore dhe fabrikave

96 - humbja e parave ne piramida

97- lufta civile

98 - grushti i shtetit

99 -kriza e kosoves

 

2000-2005 -- qeveri e administrate e korruptuar

2006-2010 -- administrate akoma e korruptuar

 

2012 ndoshta do kemi nje lufte ballkanike sikur prarashikonte ajo rusja XD

 

keshtu qe duhet ta harrojme BE.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Armentino pergjithesisht jam dakort me argumentet tuaja.....

 

Si te thuash mekat si te thuash faj nuk besoj se ndryshon aq shume, shpirtin e bjerrin te dyja,kuptimin e se keqes simbolizojne te dyja keshtu qe asnjera nuk e perjashton nga pergjegjsia politiken tone te gjore....

 

Shqiperia ishte vendi i fundit qe doli nga izolimi komunist dhe doli me i lodhuri me i raskapituri ndaj ndermarrjet nuk mbaheshin dot.Kete e vertetojne edhe studimet qe tregojne se ishte pikerisht aplikimi i industrise se rende ai qe fundosi ekonomine tone socialiste pasi ne, nje vend i vogel, skishim mundesi te mbanim nje ekonomi te tille.....

 

E keqja pra mendoj se nuk qendron ne prishjen e fabrikave dhe kooprativave POR ne vazhdimin e te qeverisurit keq.......

 

Shqiperia ne 1995 ishte nje hap larg nenshkrimit te MSN por zgjedhjet e 96 dhe trazirat e 97 bene qe kjo marveshje te nenshkruhej vec ne 2006.....imagjinoni c/fare katastrofe....vec per fajin e politikes

 

Pas 1997 e deri kohet e fundit korrupsioni ka bere namin,lufta politike po se po me bojkote,mitingje te gjitha ne emer te popullit qe i heq me taksa korrupsion papunsi ngritje cmimesh padrejtesi etj etj....

 

Frymezimin per kete teme e mora jo vetem nga gjendja ne shqiperi ke 20 vite por me se shumti nga ngerci i vizave dhe kutive qe kemi aktualisht sot.

 

Europa u thot sot: Merruni vesh me njeri tjeterin qe tu japim vizat, keta joooooo kam te drejte un, jo kam un....pra me gjeste te tilla po tregohet ashiqare se ketyre pak u intereson mirqenia e popullit por vec KARRIGA...

Share this post


Link to post
Share on other sites

Lufta politike ka arrite kulmin , dhe rrugezgjidhjen nuk eshte aq lehte per ta gjetur. Duke qene se si te djathit po ashtu dhe e majta jane te vendosur per mendimet e tyre (krejtesisht te kunderta ne ket rast) dhe te gjesh pikat e perbashketa eshte shume veshtire. Besoj se nderkombetaret po i bejne presion si qeverise po ashtu dhe opozites per te kaluar kete ngerç politik te papershtatshem e qe bie ndesh me objektivat per integrim ... Fajet per kete i kane te dy krahet politike,,,, edhe pse gjithçka buron nga ai kod elektoral i papershtatshem per sistemin politik qe kemi ne shqiperi. Ky kodi i fundit nuk te le qe te prodhosh nje shumice te konsiderueshme , dhe domosdo do perplasen paszgjedhjeve edhe per nje vote te vetme nese ka pasur mangesine me te vogel ne nje qender zgjedhore. Rrugezgjidhje jane vetem 2:

1- arritja e kompromisit brenda veres.

ose

2- zgjedhjet e parakohshme.

 

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...