Armend Qushku 2 Report post Posted March 21, 2010 Mbaj mend daden teme qe e bate kyt amelsine shume t'mir kur vite koha e Pashkve por nuk e kam pyet kurr per receten. Nuk e di a din kush nji recete te sakte te perpeçit. ? Kam gjete nji recete en internet por nuk di a asht ajo qe duhet; sidomekene po e shkruej ketu ma poshte. Perpeç 1) 15 lug gjellet mill 2) uj 3) 7 luge gjellet t'lyn (unyre e shkrime) 4) 10 voe (veze) (kam nigju se disa e bajne deri me 20 kokrra ve ose ma shume) 5) 1 got ujit tamel 6) 1/4 kg djath delesh ose djath dhish 7) kryp Pergatitja Perzij, mbi tavoline ose ne vendin ku pergatit amelsinat, 15 luget e millit me uj derisa t' bahet brum i fort, si brum buket. Vazhdoj me e shtyp e me e rrah kyt brum derisa te mos te njitet ma per duer. Mandej jepi brymit formen e kremviçit (salamit) dhe kepute n'afersisht 25 copa. Hape secilen cope me dore si pite sa te jete madhesa e taves ku don me pjeke prpeçin dhe venosi mandej pitet njana mbi tjetren. Secila pite duhet me u ly me unyre para se me u vu njena mbi tjetren ne menyre qe mos te njiten, por nuk duhet ly me yndyre as ana e pites qe asht mbi tavoline e as syprina (siperfaqja) e pites t'pare. Nepi brumit te piteve qe i ke vu njena mbi tjetren formen e rrumbullaket (ose forme tjeter) simbas formes te taves ku don me e pjeke. Merre nji tave e lyje fundin me yndyre, mandej ven ne te brumin e piteve qe ke ba. Mandej merr nje tas dhe perzij mire ne te s'bashkut 10 voet (vezet) me 7 lug yndyret me 1/4 kg djath delesh ose dhish dhe me 1 got qumesht. Hedhi edhe pak kryp. (simbas dishires). Mandej hidhe kyt perzimje mbi taven ku ke vu brumin e piteve dhe piqe ngadale ne furre tuj e kontrollue here mbas heret qe perpeçi mos te digjet. He kush don perpeç :dance13fm0uv: ! hehehe po desht me ba laknor duhen kungujt ne vend t'veve :rofl:XD ..... Quote Share this post Link to post Share on other sites