Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
g°n

Te jesh homoseksual ne shoqerine shqiptare

Homoseksualiteti. Shoqeria shqiptare a eshte gati ta pranoje ate?  

9 members have voted

  1. 1. Marre shkas nga BB3. Zgjidhni nje opsion

    • Po
      0
    • Jo
      7
    • Varet
      0
    • Nuk me intereson
      1


Recommended Posts

Sic e keni marre vesh ne BB3 ose sic e quaj un "il Grande Fratello shqiptare" ka nje homoseksual te deklaruar publikisht.

 

A mendoni se shoqeria shqiptare eshte e gatshme ta pranoje nje element te tille?

Share this post


Link to post
Share on other sites

...personalisht nuk jam kunder homoseksualeve por nuk arrij ta konceptoj nje gje te tille dhe mendoj se shoqeria shqiptare nuk eshte gati per nje hap te tille.Kur Kryeministri yne i nderuar u zgjua nje mengjes dhe hodhi idene brilante te nje ligji per martesen mes personave te te njejtes gjini,me justifikimin se ja kishte kerkuar Europa,pothuajse i gjithe opinioni shoqeror,isititucionet fetare e organizata te ndryshme dolen hapur kunder ketij projektligji.

 

Duke pare protesten qesharake te atyre 'pseudolezhjaneve' te cilet po tu thoje dikush te dalin ne proteste per gjera me te rendesishme (pune,uje,drita,siguri dhe rend) asnjeri nuk e lun bythen venit po rrine neper lokale,salla bingosh apo lojera fati.

I pashe me vemendje e pervec 2-3 kokrrave qe s po ju them emra e mbiemra,te tjeret ishin 10-15 vjecare.

Nuk po them se Klodi duhet perkrahur por ajo qe pashe fundjaven e kalur ishte protesta me qesharake e e pakuptimte qe kisha pa ndonjehere.Ata protestonin thjeshte per faktin se ai ka thene se eshte Lezhjan dhe sipas tyre ka njollosur imazhin qytetit....

Edhe une po te jetoja ne Shqiperi ndoshta do e mendoja si ata.Ne fillim kur erdha ne Itali me bahej me i rrah kur i shifsha dy meshkuj qe thjeshte kapeshin per dore,tash kthej kryt ne krah tjeter ose thjeshte me vjen gjynah.Ne fund te fundit secili ka te drejte ta jetoje jeten e vet ashtu sic e mendon se eshte me mire.

E perseris,nuk arrij ta konceptoj nje gje te tille,eshte kunder ligjeve te natyres,kunder cdo lloj besimi fetar por EKZISTON.Ka ekzistuar shekuj me pare e vazhdon te ekzistoje edhe sot e sado qe ne te jemi kunder ky fenomen do vazhdoje te ekzistoje.

Shoqeria shqiptare i ka humbur ose po i humb vlerat e saj te meparshme ku baza e shoqerise ishte FAMILJA,kurse sot eshte individi.Sidoqofte kjo eshte ne rrjedhen e zhvillimit e cila nxjerr ne siperfaqe edhe fenomenin e mesiperm.

Ishalla s na bjen per hise se ma teper nuk di ca me thane.....

 

Share this post


Link to post
Share on other sites

Sa per temen drejt-persedrejti mendoj se mentaliteti i tashem i cili natyrisht buron nga e kaluara jone kulturore nuk eshte gati per nje hap te tille.

Gjithsesi mendoj se ne per deri sa jetojme ne nje shoqeri demokratike duhet ta respektojme mendimin e secilit dhe te mos pragjykojme.

Normalisht secili mund te kete mendimin e vet,por duhet te kuptojme nje gje, qe duam s'duam ne, na pelqen s'na pelqen ne, ne duhet ti pranojme keto ekstrenalitete qe vine nga hapja e Shqiperise me boten.

Duke qene se Europa i pranon keto gjera dhe ne duam te shkojme drejt saj ne nuk duhet te paragjykojme as Klodin as projektligjin e qeverise per diskriminimin.

 

POR theksoj qe pervec ketyre, secili duhet te kete mendimin e vet dhe secili eshte lire te beje zgjedhjet e veta ne jete.

Gjithkush eshte i lire te mos jete homoseksual dhe te mbaje qendrim indiferent ndaj tyre dhe pse jo te edukoje te tjeret ne jeten "normale" sic i ka hije C'do Shqiptari dhe vlerave te tij qe jane: Besa,Mikpritja dhe toleranca fetare.Kjo e fundit mund te kthehet edhe ne tolerance te preferencave seksuale.

Share this post


Link to post
Share on other sites

Personalisht jam kunder homoseksualeve.

Nuk kam si pranoj dicka te tille kur ne SH.B.A qe ka 200 vjet demokraci shumica e shteteve nuk e lejojne dicka te tille.

 

Njeriu lind mashkull ose femer dhe nuk behet i tille mepas. Dua te vecoj se nuk kam asgje kunder shijeve seksuale te njerzve por nuk e pranoj ate si fryme idealiste.

Share this post


Link to post
Share on other sites
Guest

eshte shpejt per shoqerine shqiptare te pranoje homoseksualitetin, kemi shume probleme me te rendesishme sesa homoseksualiteti...

 

nuk kam gje kunder tyre, fundja bythen te veten e kane e te bejne ca te dojne, por imagjinoni dot a do ishte e moralshme qe nje cift gay te kerkonte te adoptonte nje femije?

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...