Jump to content
Veriu Forum
Sign in to follow this  
Armend Qushku

TRADHTARI Mërgim Mavraj refuzon kombëtaren e Shqipërisë

Recommended Posts

27mavraj4.jpg


Mërgim Mavraj nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi kosovar, që militon me Bohumin në Bundesligën gjermane, pritej të debutonte me skuadrën e drejtuar nga Josip Kuzhe në miqësoren e 3 marsit kundër Irlandës së Veriut. Por, kjo nuk do të ndodhë. 23-vjeçari nuk preferon të luajë me Shqipërinë, pasi vazhdon të shpresojë se në të ardhmen do të luajë me përfaqësuesen gjermane të drejtuar nga Joakim Lëv. Vetëm pak orë më parë, Mavraj telefonoi në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit për të konfirmuar vendimin që kishte marrë. “Nuk do të vij për të përfaqësuar Shqipërinë. Matias Samer, drejtori teknik i Federatës Gjermane (DFB), telefonoi në klubin tim për të më thënë që të pres deri në përfundim të Botërorit 2010. Pas këtij aktiviteti unë do të përfshihem në planet e Kombëtares gjermane”, ishin fjalët që zyrtarët e FSHF-së dëgjuan nga krahu tjetër i receptorit. Lojtari e kishte bërë zgjedhjen, pavarësisht se menaxheri i tij e ka kundërshtuar fort. Përfaqësuesi këmbëngulte se Mavraj duhej të luante me Shqipërinë, madje i ka telefonuar edhe trajnerit Kuzhe, për ta falënderuar për grumbullimin në përfaqësuese.
Vendimi i Mërgim Mavrajt natyrshëm ka lënë një shije të hidhur jo vetëm te drejtuesit e Federatës së Futbollit ë Shqipërisë, por edhe te trajneri kroat. Kuzhe kishte udhëtuar personalisht drejt Gjermanisë dhe pas ndeshjes Hanover-Bohum, kishte shfrytëzuar rastin që të takohej me mbrojtësin. Pas një bisede të shkurtër, lojtari kishte dhënë siguri se do të luante për ngjyrat kuqezi. Fjalët e tij nuk i kishin lënë asnjë dyshim teknikut, i cili nuk u mendua dy herë për ta thirrur në Kombëtare. Por, u përsërit i njëjti skenar si më parë: 23-vjeçari pret momentin e fundit për të deklaruar se nuk do ta përfaqësojë Shqipërinë. Më parë e njëjta gjë kishte ndodhur edhe kur skuadra drejtohej nga Oto Bariç dhe Ari Han. Si një fëmijë i llastuar, pa respekt për askënd dhe asgjë, e ndoshta duke përfituar edhe nga fakti që FSHF e kërkonte me forcë, Mavraj ka thënë sërish “jo”, shkruan sot gazeta Shqip. Kjo ishte tallja e tretë me Kombëtaren, me fanellën dhe me të gjithë tifozët shqiptarë. Një tallje të tillë Shqipëria nuk e meriton.

Share this post


Link to post
Share on other sites

...nuk eshte i pari e ma merr menja as i fundit qe e ban 1 levizje te tille.Per fat te keq te kombetares tone keta futbolliste i perkasin nje brezi qe pervec origjines nuk kane te bajne aspak me Shqiperine.

Sotir Nini qe sot luan me Panathinaikos ka lindur ne Himare dhe pavarsisht se sot eshte shtetas grek dhe ka preferuar kombetaren greke ndaj asaj shqiptare.

 

Blerim Xhemajli sot luan me Parmen ne serine A.Pas premtimit se do te perfshihej ne kombetaren e Zvicres hoqi dore nga ideja e grumbullimit me kombetaren shqiptare.

 

Valon Behrami sot luan me West Ham united.Ne 2008 iu propozua te luante me kombetaren shqiptare dhe tha textualisht.

Ndihem me teper zviceran se sa shqiptar.

 

Keta ishin disa nga shembujt qe mu kujtuan per momentin.Do te shtoja se keta lojatare per kombetaren shqiptare do te ishin cilesore por per kombetaret ku ata shpresojne te grumbullohen jane lojtare me se normale dhe zakonisht grumbullohen per ndeshjet miqesore.I kuptoj,se jane rritur larg Shqiperise e ndoshta as shqip nuk flasin por edhe refuzimi duhet bere me takt se sidoqofte e ngado te shkojne do e kene targen SHQIPE e dikush ndoshta edhe krenohet me ta.

 

Fundi i fundit kombetarja ka nevoje per lojtare qe e meritojne ta veshin ate fanelle dhe qe ndjejne dicka kur lujne me ato ngjyra.

 

tifozat%20kuq%20e%20zi.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Ore qe ne Shqiptaret kemi filluar te behemi "........" e tregoi dhe ai tek Big Bradheri, por se shkon kjo pune edhe deri te nderi kombit......

 

Sic tha dhe G3nTo nuk eshte vec ai ka sa te duash....Kjo vjen pak nga mos qenurit te afte nga ana e FSHF-s per ti thithur keto talente aq edhe nga berja e gjakut uje nga tipat qe trathtojne......

 

Ne rastin e Mergim Mavrajt duhet thene se e kemi fajin vete ne.

Kujtoj se Mavraj kohe me pare pat pranuar te thirre nga Kombtarja jone dhe pat ardhur ne grumbullim me ish trainerin Baric por ky ifundit nuk denjoje ta aktivizoje per asnje sekonde ne ate ndeshje qe erdhi ndonese ishte dhe miqesore.

Kjo pasi sipas nje rregulli te FIFA-S nqs nje lojtar aktivizohet me nje skuader maxhore qofte edhe per nje minute nuk mund te kete mundesi te aktivizohet kurre me nje kombtare tjeter.

 

keta jane disa prej tyre:

Mergim Mavraj

Sotir Nini

Luan Shabani

Valon Behrami

Miralem Sulejmani

 

Perkatesisht me fanellat e : Gjermanis, Greqis,Zvicres dhe Serbis

mavraj.jpg

ninis.jpg

luan_shabani.jpg

behrami.jpg

sulejmani.jpg

Share this post


Link to post
Share on other sites

Join the conversation

You can post now and register later. If you have an account, sign in now to post with your account.

Guest
Reply to this topic...

×   Pasted as rich text.   Paste as plain text instead

  Only 75 emoji are allowed.

×   Your link has been automatically embedded.   Display as a link instead

×   Your previous content has been restored.   Clear editor

×   You cannot paste images directly. Upload or insert images from URL.

Loading...
Sign in to follow this  

×
×
  • Create New...